div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36859 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Kështu pritet të ndahen ulëset në Kuvend kur janë numëruar mbi 89% e të gjitha votavë, përfshirë diasporën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 89 për qind të votave nga zgjedhjet, përfshirë edhe votat e diasporës, ndërsa rezultatet e deritanishme japin një pasqyrë të qartë të ndarjes së mundshme të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë politike me 43.15 për qind të votave, duke siguruar 49 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.04 për qind dhe 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 17.13 për qind të votave, që përkthehen në 19 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.24 për qind të votave dhe pritet të ketë 8 ulëse në Kuvend. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate me 0.72 për qind të votave projektohet të sigurojë 1 ulëse.

Këto janë projeksione të bazuara në rezultatet aktuale të publikuara nga KQZ-ja dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla deri në përfundimin e numërimit të plotë të votave dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *