Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancën konstituive të legjislaturës së re, një proces që shënon nisjen zyrtare të funksionimit të përbërjes së re parlamentare.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit si dhe zgjedhja e nënkryetarëve.
Seanca sotme mbahet në një klimë të ndjeshme politike, pasi partitë ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për formimin e institucioneve të reja, konkretisht nuk janë dakorduar për çështjen e presidentit..
Të martën dhe të mërkurën kanë vazhduar dsikutime mes subjekteve politike, dy takime mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit institucional.
Pas takimeve, palët kanë bërë të ditur se nuk ka ende marrëveshje konkrete, por kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të diskutimeve.
Në qendër të negociatave janë krijimi i institucioneve të reja, roli eventual i LDK-së në një marrëveshje politike dhe zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të vendit.
Ndërkohë, LVV ka insistuar se çdo marrëveshje duhet të respektojë rezultatin zgjedhor, ndërsa LDK ka kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe balancë demokratike në institucionet e Republikës.
PDK dhe Aleanca dy parti opozitare nuk kanë pranuar që të dialoigojnë me Kurtin.
