Nesër në Kosovë pritet të kemi mot më të ngrohtë, me intervale më të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet deri në 22 apo 23 gradë Celsius. Pasdite vonë rrallë në disa do të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu për shkak të shtimit të konsiderueshëm të vranësirave.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Pasdite në disa zona në Shqipëri dhe Maqedoni priten reshje lokale shiu si dhe ndonjë rrebesh lokal me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Të Enjten dhe të Premten na pret mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, ndërsa reshjet dhe rrebeshet e shiut do të jenë mjaft të shpeshta./MeteoBallkan