Vajza ther me thikë babain

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Graçanicën, ku një vajzë dyshohet se ka therur me thikë babain e saj brenda shtëpisë familjare.

Ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Millosh Obiliq” në Graçanicë, ku sipas informacioneve të para, viktima Z.D. ka përfunduar me plagë therëse në pjesën e gjoksit.

Burime të afërta me hetimin kanë bërë me dije se Policia ishte njoftuar nga spitali kirurgjik në Graçanicë, pasi viktima ishte pranuar për trajtim mjekësor me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, ku e dyshuara M.D. ishte mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë dhe kishte kundërshtuar ardhjen e Policisë.

Pas vënies nën kontroll, asaj iu ofrua ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë. Pas trajtimit, M.D. është intervistuar në prani të avokatit dhe Qendrës për Punë Sociale.

Sipas dosjes hetimore, e dyshuara ka pranuar se e ka goditur me thikë babain e saj, ndërsa gjatë deklarimit ka folur në mënyrë të pakuptueshme dhe të shkëputur.

Familjarët kanë dorëzuar edhe dokumentacion mjekësor që dëshmon se M.D. ka pasur trajtime të mëhershme për probleme psikike.

Një dëshmitar i rastit ka deklaruar se para incidentit kishte pasur debat mes babait dhe vajzës.

Fillimisht, prokurori kujdestar kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i rëndë trupor” dhe ndaj të dyshuarës ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Megjithatë, më 28 maj 2026, rreth orës 08:00, pas konsultimeve shtesë me hetuesit, Prokuroria ka urdhëruar rikualifikimin e veprës penale në “Tentimvrasje”.

Osmani për Kurtin: Ka liderë që jetojnë nga kriza, sepse pa krizë e humbin rëndësinë

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani sonte në hapjen zyrtare të fushatës, tha se ka ardhur koha të dilet nga politika e lodhjes kolektive.

Ajo u shpreh se nuk ka asgjë heroike në izolim dhe asgjë patriotike në prishjen e miqësive.

Osmani gjatë fjalimit të saj përmendi edhe krizat, duke thënë se Kosova nuk ka lindur që të jetë peng i tyre.

“Ka ardhur koha të dalim nga politika e lodhjes kolektive dhe të hyjmë në politikën e ndërtimit kombëtar, aty ku energjia e një popullit të tërë nuk harxhohet duke u grindur me botën, por duke fituar vendin që e meriton në botë”.

“Sepse nuk ka asgjë heroike në izolim , nuk asgjë patriotike në prishjen e miqësive dhe nuk ka asgjë vizionare në krijimin e krizave pafund. Kosova nuk ka lindur për të qenë peng i krizave pafund, Kosova ka lindur për të qenë histori suksesi”, tha ajo.

Osmani gjithashtu tha se ka liderë që jetojnë nga kriza, sepse sipas saj, pa këtë e humbin rëndësinë.

“Ka liderë që jetojnë nga kriza, sepse pa krizë e humbin rëndësinë dhe ka liderë të cilët e bëjnë të kundërtën, e ndërtojnë besimin në shtet, e historia do t’i mbajë në mend vetëm këta të fundit. Por, vetëm të bashkuar mund t’ia dalim”, u shpreh ajo.

Kapet i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Arblind Pirevën, i dyshuar për vrasjen e Agron Hajdarit, i njohur me nofkën “Radulla” mbrëmë në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e rasteve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

“Si rezultat i këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte në kërkim lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

Kosovar Azemi, djali i heroit Nijazi Azemi i njohur si Komandant Mjekrra, ka thënë se është gjobitur nga Policia e Kosovës për vendosjen e logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në targat e automjetit të tij.

Ai ka incizuar momentin kur polici e gjobit afër Ministrisë së Arsimit në Prishtinë dhe jep arsyetimin se vendosja e logove në targa është e ndaluar me ligj.

“Sot në Kosovën e lirë, unë djali i Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra dhe Fisnik Bislimi -djali i Heroit Rexhep Bislimi u ndaluam dhe u gjobitëm për simbolin e UÇK-së”, ka thënë Azemi.

“Më e turpshmja? Ne kërkuam që në gjobë të shkruhej e vërteta: “u ndaluan për simbolin UÇK”. Por nuk patën guxim ta shkruajnë. Na dënuan për UÇK-në, por u frikësuan ta pranojnë me shkrim”, ka thënë ai.

Azemi ka thënë se me të njëjtat targa ka kaluar nëpër shtetet evropiane dhe asnjëherë nuk është ndaluar për këto targa.

“Ky simbol ka kaluar gjithë Evropën, Malin e Zi, Greqinë e vende tjera pa problem. Sepse nuk e mbulon asnje simbol shtetëror e zyrtar, Vetëm në Kosovë, shtetin e dalë nga gjaku i baballarëve tanë, trajtohet si faj. Turp për ata që harrojnë kush e solli këtë liri”, ka thënë ai.

“1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur, nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro”

“Ne do ta bëjmë shtetin krah të familjes. Me Ministrinë e Familjes”, është zotuar kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka folur për përkrahjen që do t’ia bëjnë nënave dhe fëmijeve.

“Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot një vit. Me shtesa mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeçare. Me mbështetje të drejtpërdrejtë për gratë kujdestare”, tha Abdixhiku.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar deklarata paralajmëruese pas marrjes nën kontroll nga institucionet e Kosovës të stacioneve hekurudhore në Zveçan dhe Leposaviq, duke thënë se serbët në Kosovë “presin shumë telashe”, ndërsa paralajmëroi se Beogradi do të presë një “moment të favorshëm” në arenën ndërkombëtare.

Duke folur në fund të vizitës së tij në Kinë, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë t’i ndihmojë serbët në Kosovë.

Vuçiq vazhdoi me narrativë dezinformuese se pas këtij veprimi serbët në Kosovë do të jenë në telashe

“Serbët në Kosovë presin shumë telashe, si dhe pas zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi në këto kushte. Zgjidhja nuk është të largohemi nga vatra”, deklaroi ai.

Presidenti serb akuzoi Perëndimin dhe Bashkimin Evropian se, sipas tij, nuk kanë dashur të detyrojnë Kosovën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse do të donin një marrëdhënie ndryshe, do t’i kishin detyruar të formonin Asociacionin dhe ne nuk do të kishim probleme të tilla. Ata nuk e donin këtë, por të shkaktonin tensione dhe të përndiqnin popullin serb”, tha Vuçiq.

Megjithatë Kurti kishte hedhur poshtë këto pretendime.

“Kam dashur të nënshkruaj edhe marrëveshjen kornizë me Serbinë edhe këtë propozim (draft-statutin), por sipas Por Vuçq donte që Serbia dhe Kosova të nënshkruanin ndaras me BE-në”, kishte thënë Kurti.

Në deklaratën e tij, ai përdori edhe tone kërcënuese, duke thënë se Serbia duhet të “presë momentin e favorshëm” në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Duhet ta mbajmë këtë barrë mbi shpinë dhe të presim një moment të favorshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare kur Marrëveshja e Brukselit të mund të përmbushet dhe Karta e Kombeve të Bashkuara të mund të respektohet”, u shpreh presidenti serb.

Komentet e tij vijnë në kohën kur institucionet e Kosovës kanë marrë kontrollin e disa objekteve në veri, përfshirë infrastrukturën hekurudhore në Zveçan dhe Leposaviq, të cilat Prishtina i konsideron pjesë të rrjetit shtetëror dhe planeve për rindërtimin e sistemit hekurudhor.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Kosova nuk do të tolerojë funksionimin e institucioneve serbe dhe se të gjitha do të mbyllen.

Ai ka theksuar se hekurudha në veri është pjesë e rrjetit shtetëror dhe do të përfshihet në projektet për rindërtimin e infrastrukturës hekurudhore.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Infrakos, Rafet Çitaku, linjat hekurudhore drejt veriut nuk kanë qenë në operim që nga viti 2008, kur u ndërprenë për arsye sigurie dhe politike.

Raportet e kësaj ndërmarrjeje theksojnë se Kosova nuk ka pasur qasje në hekurudhat në veri që nga 3 marsi 2008, por se strukturat paralele serbe, me ndihmën e Hekurudhave të Serbisë, kishin krijuar pengimin e operimit dhe kontrollit të rrjetit hekurudhor në atë zonë.

Në raportin vjetor të Infrakos për vitin 2024 thuhet se kjo çështje pritej të trajtohej në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, por nuk ka pasur progres në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Serbia vazhdon të refuzojë mbylljen e institucioneve të saj në Kosovë, duke i zhvendosur një pjesë të tyre në qytetet kufitare.

Po ashtu, Kosova kërkon integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore që funksionojnë sipas sistemit serb në zonat me shumicë serbe, një çështje që vazhdon të mbetet e kontestuar dhe pjesë e mosmarrëveshjeve politike në veri të vendit.

Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik, në kuadër të masave mbështetëse të Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, aplikimi mund të bëhet përmes platformës online të Administratës Tatimore të Kosovës.

Aplikimi bëhet në këtë adresë: platforma e aplikimit për subvencionim

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Murati ka bërë të ditur se secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të gjitha të dhënat e plotësuara të jenë të sakta, pasi aplikimet me gabime do të refuzohen.

Po ashtu, është theksuar se llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Afati për aplikim do të jetë deri më 5 qershor 2026.

Sipas kritereve të publikuara, të drejtë aplikimi kanë:

Punëtorët në sektorin privat;
Punëtorët në organizata joqeveritare (OJQ);
Punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit, përfshirë ndërmarrjet publike dhe RTK-në.

Tek aplikacioni kërkohet edhe numri unik i biznesit. Por si ta gjeni atë?

  1. Kërkojeni tek kontrata e punës (faqja e parë shkruan emri i biznesit/ kompanisë dhe aty ceket numri i biznesit, apo numri unik)
  2. Kërkojeni në ARBK emrin e biznesit ku punoni dhe aty shfaqet numri unik i tyre.

Ndërkaq, për të përfituar nga subvencionimi, aplikuesit duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1 mijë euro dhe të jenë të deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill, e cila është dorëzuar deri më 15 maj.

Kjo është 36-vjeçarja që dyshohet se u vra nga partneri i saj, Bashkim Gashi

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Ulqin,pasi që dyshohet se mbrëmë ka vrarë partneren e tij.

Sipas gazetarit Sami Flamuri, bëhet fjalë për 46-vjeçarin Bashkim Gashi, ndërsa viktimë dyshohet se mbeti Dila Ndoj nga Lezha, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, Flamuri tha se i dyshuari ndodhet në spitalin e Podgoricës për shkak të djegave, pasi i njëjti dyshohet se pas vrasjes së partneres, ia vuri flakën edhe shtëpisë.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Paraqiten problemet e para në aplikimin për 100 eurot në sektorin privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi sot se është hapur aplikimi për shtesën prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Megjithatë, menjëherë pas hapjes së aplikimit, janë paraqitur problemet e para. Disa prej aplikuesve, po u figuron se “Më këtë numër personal është aplikuar një herë më parë për këtë masë”, shkruan Reporteri.net

Rrjedhimisht, nuk po mund të procedojnë me kërkesën.

Nga Ministria ende nuk ka ndonjë sqarim për këtë problematikë. /Reporteri.net

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat, ndërsa afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026.

Të drejtë aplikimi kanë punëtorët e sektorit privat, OJQ-ve dhe entiteteve publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit.

Përfituesit duhet të kenë pagë bruto deri në 1,000 euro dhe të jenë të deklaruar në ATK për muajin prill.

Njoftimi i plotë:

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).