div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36037 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Vajza ther me thikë babain

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Graçanicën, ku një vajzë dyshohet se ka therur me thikë babain e saj brenda shtëpisë familjare.

Ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Millosh Obiliq” në Graçanicë, ku sipas informacioneve të para, viktima Z.D. ka përfunduar me plagë therëse në pjesën e gjoksit.

Burime të afërta me hetimin kanë bërë me dije se Policia ishte njoftuar nga spitali kirurgjik në Graçanicë, pasi viktima ishte pranuar për trajtim mjekësor me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, ku e dyshuara M.D. ishte mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë dhe kishte kundërshtuar ardhjen e Policisë.

Pas vënies nën kontroll, asaj iu ofrua ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë. Pas trajtimit, M.D. është intervistuar në prani të avokatit dhe Qendrës për Punë Sociale.

Sipas dosjes hetimore, e dyshuara ka pranuar se e ka goditur me thikë babain e saj, ndërsa gjatë deklarimit ka folur në mënyrë të pakuptueshme dhe të shkëputur.

Familjarët kanë dorëzuar edhe dokumentacion mjekësor që dëshmon se M.D. ka pasur trajtime të mëhershme për probleme psikike.

Një dëshmitar i rastit ka deklaruar se para incidentit kishte pasur debat mes babait dhe vajzës.

Fillimisht, prokurori kujdestar kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i rëndë trupor” dhe ndaj të dyshuarës ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Megjithatë, më 28 maj 2026, rreth orës 08:00, pas konsultimeve shtesë me hetuesit, Prokuroria ka urdhëruar rikualifikimin e veprës penale në “Tentimvrasje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *