Kapet i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Arblind Pirevën, i dyshuar për vrasjen e Agron Hajdarit, i njohur me nofkën “Radulla” mbrëmë në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e rasteve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

“Si rezultat i këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte në kërkim lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *