Ndodh edhe kjo në mes të emisionit: Sulmohet gazetarja e Klan Kosovës që po raportonte LIVE
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, derisa ka qenë duke raportuar është penguar nga një person.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, derisa ka qenë duke raportuar është penguar nga një person.
Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte nisur drejt Moskës për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, ka bërë një ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të operacioneve luftarake në hapësirën ajrore të Ukrainës, raportojnë mediat pro-qeveritare serbe, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas gazetës Informer, fluturimi i Vuçiqit nuk ka mundur të vazhdojë drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë, përfshirë efektet e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e përgjimit të avionit në zonën e konfliktit, shkruan Danas.
Më herët ishte raportuar se presidenti serb do të merrte pjesë në paradën përkujtimore të 80-vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin.
Qeveria në detyrë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e Kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, mjetet financiare për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos.
Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar
Egli Tako surprizon ndjekësit me një vizitë të papritur në Prishtinë – fansat pyesin për arsyen e qëndrimit të saj në Kosovë.
Egli Tako, ish-banorja e njohur e reality show-t Big Brother, e cila prej daljes nga formati është kthyer në një figurë të dashur për publikun shqiptar, ka surprizuar ndjekësit e saj me një vizitë të papritur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment nga makina, përmes një postimi në Instagram Story, ku shihet e ulur në sediljen e shoferit.
Në këtë story, ajo ka vendosur mbishkrimin “Era Prishtinë”, një shprehje që është përdorur gjerësisht nga të rinjtë si simbol i freskisë, energjisë pozitive dhe atmosferës që ofron kryeqyteti kosovar.
Me këtë mbishkrim, Egli ka njoftuar në mënyrë të thjeshtë por efektive se ndodhet në Prishtinë, duke shkaktuar një valë reagimesh nga ndjekësit e saj të shumtë.
Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është stili i saj modest por shumë elegant. E veshur me një veshje të kombinuar me kujdes, që ruan thjeshtësinë e përditshmërisë por edhe hijeshinë që e karakterizon, Egli është parë teksa pozon në veturë duke mbajtur syzet në dorë.
Edhe pse nuk ka përdorur aksesorë të shumtë apo ndonjë grim të rënduar, pamja e saj reflekton qartazi stilin modern dhe natyrën e saj të përmbajtur, që e ka bërë aq të dashur për publikun.
Ndërsa postimi është shfaqur pa praninë e partnerit të saj, Gesti Bajri – një tjetër figurë e njohur nga reality show-t dhe media rozë – ndjekësit kanë nisur menjëherë të spekulojnë nëse Egli ndodhet vetëm në Prishtinë apo në shoqërinë e tij.
Mungesa e ndonjë reference apo fotografie të përbashkët me Gesti-n ka lënë vend për diskutime dhe hipoteza të shumta, sidomos nga ndjekësit që i ndjekin nga afër zhvillimet në jetën e tyre personale.
Mister mbetet edhe arsyeja e vizitës së saj në Kosovë. Egli nuk ka ndarë asnjë informacion shtesë për qëllimin e udhëtimit të saj.
Kjo ka nxitur kureshtjen e fansave të cilët janë të etur për të ditur nëse ajo ndodhet në Prishtinë për ndonjë projekt profesional, për një bashkëpunim me ndonjë figurë publike të njohur në Kosovë, për një intervistë, pjesëmarrje në ndonjë emision televiziv, apo thjesht për pushim dhe eksplorim të kryeqytetit.
Vizitat e figurave të njohura shqiptare në Prishtinë janë kthyer tashmë në një trend, pasi qyteti është shndërruar në një qendër të rëndësishme kulturore, argëtimi dhe bashkëpunimesh artistike.
Shumë artistë, influencues dhe figura publike e vizitojnë shpesh Prishtinën për të marrë pjesë në projekte televizive, intervista, evente të modës apo për të ndjekur skenën e gjallë të muzikës dhe jetës së natës që ofron qyteti.
Për momentin, Egli nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me arsyen e vizitës së saj. Fansat dhe ndjekësit e saj në Instagram vazhdojnë të ndjekin me vëmendje postimet e saj të ardhshme, me shpresën se ajo do të ndajë më shumë detaje në ditët në vijim.
Nëse vizita e saj është thjesht personale apo lidhet me ndonjë angazhim profesional, mbetet për t’u parë. Ajo që dihet me siguri është se Egli Tako di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut – qoftë me praninë e saj në media, me stilin e saj të veçantë, apo me misterin që shpesh e rrethon.
Fansat poashtu kanë aluduar se kjo ardhje e Eglit në Kosovë mund të jetë për t’u takuar me prindërit e Gjestit.
Se a është ky “look” për familjen e burrit, mbetet të shihet!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar situatën aktuale politike në vend.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se ngrirja e punës po i shkakton jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme.
Ai shkruan se çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona.
“Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona”, ka shkruar Pacolli, njofton Klankosova.tv.
Kreu I AKR-së, më tej shprehet se deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë.
“Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, përfundoi Pacolli, njofton Klankosova.tv.
Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Arbana Osmani sot ka festë në familjen e saj.
Është bashkëshorti i saj, Eduard Grishaj ai ai cili feston ditëlindjen e radhës, shkruan IndeksOnline.
Me këtë rast, Arbana ka zgjedhur fjalët më të mira, për ta uruar atë për këtë ditë të veçantë.

“Ti më ndriçon botën Eduard Grishaj, urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar Osmani krahas kësaj fotografie.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë një deklaratë para nisjes së seancës konstituive, duke theksuar se ditët e fundit ka pasur zhvillime interesante, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ka lëvizje, të shohim se çfarë lëvizje. Nuk do të thotë se gjithmonë lëvizjet shkojnë në kahun e duhur, por të shohim,” tha Limaj shkurtimisht.
As në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e ri, raporton Gazeta Imazhi.
Seanca e ardhshme është caktuar më 9 maj, nga ora 10:00.
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, pasi India ka ndërmarrë sulme ajrore në disa lokacione brenda territorit të Pakistanit herët në mëngjesin e së mërkurës.
Autoritetet indiane kanë deklaruar se cak i këtyre sulmeve ishin infrastrukturat që, sipas tyre, po përdoren nga militantët përgjegjës për masakrën e fundit ndaj turistëve në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.
Pakistani nuk ka qëndruar duarkryq, sipas deklaratave zyrtare nga Islamabadi, forcat ajrore pakistaneze kanë rrëzuar disa avionë indianë që kishin depërtuar në hapësirën e tyre ajrore.
Dy prej këtyre avionëve kanë rënë në zona të banuara në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku raportohen të paktën 7 civilë të vrarë nga bombardimet e mëvonshme të Pakistanit.
Tensionet mes dy shteteve që posedojnë armë bërthamore janë rikthyer në nivel alarmant.
Policia e Kosovës po kryen aksion në tri lokacione në veri të Mitrovicës. Deri tani janë arrestuar dy persona. Aksioni është duke u zhvilluar ende.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Aksionet janë duke u zhvilluar në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan për shkak të dyshimeve për posedim të armëve të paligjshme.
Aksioni tashmë ka përfunduar në një lokacion në të dy qytetet, ndërsa kërkimi në një lokacion tjetër në veri të Mitrovicës është ende duke vazhduar”, tha Elshani.