Vuçiq humb terren: Lideri që s’bind më askënd përveç vetes, SHBA e refuzon, BE e paralajmëron

Vizita e ndërprerë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë në pah krizën e thellë në politikën e jashtme të vendit. Pas një sëmundjeje të papritur gjatë qëndrimit të tij në SHBA, që çoi në anulimin e vizitës, janë ngritur dyshime dhe pyetje të shumta rreth motivave të udhëtimit dhe qëllimit të tij.

Përtej versionit zyrtar për sëmundjen, në opinionin serb ka spekulime se udhëtimi në SHBA mund të ketë qenë një dështim tërësisht i paplanifikuar.

Kjo vjen në një kohë kur Vuçiq kërkon të forcojë imazhin e tij ndërkombëtar në mes të tensioneve politike të brendshme.

Nga ana tjetër, pas dështimit të vizitës në SHBA, Vuçiq po përballet me presion nga Bashkimi Evropian dhe po spekulohet për anulimin e udhëtimit të tij në Moskë për Paradën e Fitores.

Reagimet e ashpra nga BE-ja dhe paralajmërimet për rrezikimin e rrugës evropiane të Serbisë kanë shtuar tensionet.

Në këtë kontekst, diplomacia e Vuçiqit duket gjithnjë e më shumë si një mjet për mbijetese politike, ndërsa përpjekjet e tij për të promovuar imazhin e një lideri global bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Dikur “Vetëvendosje ishte opsioni i vetëm” – Tani Haki Abazi e akuzon Kurtin për bllokim dhe ego personale

Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi, i cili ka qenë edhe zëvendëskryeministër i vendit, ka kritikuar ashpër “Vetëvendosjen” për bllokadën e Kuvendit.

Ai tha se kjo situatë pasqyron mendësinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij, nuk e sheh asnjë institucion tjetër më të rëndësishëm, siç thotë ai, se vetveten.

Abazi ka shtuar se për të realizuar objektivat e tij personale, Kurti ka bllokuar çdo mundësi për kompromis politik.

“Kjo është mendësia e Kurtit që asnjë institucion tjetër nuk është më i rëndësishëm se ai vet dhe për të arritur objektivat e tija personale që është një autizim politik e ka bllokuar çdo tentim racional për kompromis politik. Sa më shumë që kalon kohë që Kurti është direkt në politikë aq më shumë njerëz e kuptojnë se nuk e ka për interes të vendit”, ka deklaruar Abazi për “Front Online”.

Këngëtarja shqiptare diagnostikohet me tumor në tru

Kanada, Rinesance, ka njoftuar se është detyruar të bëjë dy ndërhyrje kirurgjike në tru.

Rinesance ka bërë të ditur se ka pak kohë që është diagnostikuar me tumor në tru.

“Tash jom në qendër rehabilitimi e shpejt kom me fillu terapinë radiologjike, që pritet me zgjatë disa javë… Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka është bekim në vete për mua edhe po e shoh si motiv për me e kalu edhe këtë sfidë e me iu kthy muzikës qashtu qysh di unë”, shkroi mes të tjerash ajo.

Ngjarja e rëndë për Rinesën vjen pak ditë pasi ajo lansoi një bashkëpunim me Butën.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Egli dhe Gjesti së bashku në Prishtinë, zbulohen detaje

Që nga përfundimi i ‘BBVA’, Gjesti dhe Egli janë parë bashkë në publik vetëm disa herë, për arsye se çdo gjë dëshirojnë të mbajnë private, shkruan Gazeta Sinjali.

Mikja e këngëtares ka konfirmuar thashethemet se çifti ndodhet së bashku në Prishtinë. Ajo ka theksuar se Egli është së bashku me Gjestin në Kosovë dhe për këtë shkuarje të saj ka diçka. Sipas ndjekësve, çifti është duke punuar për projekte të reja që do t’i publikojnë së bashku.

Sulmi i Indisë ndaj Pakistanit, reagon Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka reaguar në lidhje me sulmin e Indisë ndaj territorit të kontrolluar nga Pakistani.

Trump raportohet se është pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, ku sipas “The Guardian” deklaroi:

“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam”.

Ai ka shtuar se “njerëzit e dinin që do të ndodhë diçka duke u bazuar në të kaluarën”, sepse që të dyja palët kanë qenë duke luftuar “për shumë e shumë dekada dhe shekuj”.

“Vetëm shpresoj që të përfundojë shpejt” – ka thënë ai.

Egli Tako dhe ish-banori i BBVA: Zbulohen biseda që po tërheqin vëmendjen e të gjithëve!

Egli Tako gjatë ditës ka njoftuar ndjekësit përmes një postimi në ‘Instagram’ se gjendet në Kosovë.

Ardhja saj ka lumturuar pafund disa nga fansat, por nuk ka munguar edhe një postim nga ish banori i ‘Big Brother VIP Albania’ Gramosit ku tregoi një bisedë me Eglin, shkruan “Kosovarja”.

Ai shihet teksa bisedon me video-kamerë, ku është shprehur “Me një yll bote Egli Tako”.

Megjithatë, ndjekësit janë shprehur se shumë shpejt do të zbulohet arsyeja e vizitës së Eglit në Kosovë.

Bota në prag të Luftës së Tretë Botërore? Shpërthen lufta mes dy fuqive bërthamore

India sulmon nëntë pika në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani

Qeveria indiane ka njoftuar se ka ndërmarrë një ofensivë ushtarake ndaj nëntë objektivave në territorin e Pakistanit, përfshirë edhe rajonet e kontestuara të Kashmirit të administruar nga Pakistani dhe Jammu.

Nga ana tjetër, ushtria pakistaneze ka konfirmuar se janë sulmuar tri lokacione, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e sulmeve apo pasojat e tyre, raporton BBC.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi të përgjakshëm nga militantët ndaj turistëve në rajonin e Kashmirit muajin e kaluar. India e ka fajësuar Pakistanin për mbështetje të terrorizmit ndërkufitar, akuzë të cilën Islamabadi e ka mohuar kategorikisht.

Arbërie Nagavci nuk e di se sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por thotë se ishin “më shtrenjtë”

 Deputetja Arbërie Nagavci që këtë mandat e drejtori ministrinë e Arsimit nuk e di shifrën e saktë se sa kushtuar librat për këtë vit shkollorë.

Megjithatë, në një paraqitje të saj në “ATV”, ajo ka konfirmuar se ishin më shtrenjtë.

Këtë, ajo e arsyetoi me “mjete shkollore”, të cilat thotë se u subvencionuan përveç librave shkollorë.

Përgjigja e saj mbi këtë çështje:

Gazetari: A e di sa kanë kushtu për këtë vit librat?

Nagavci: Raportet kanë qënë publike, kemi pajisë prindërit me mjete…

Gazetari: A na kanë kushtu ma shtrenjtë a më lirë

Nagavci: Në raport me para 2-3 viteve?

Gazetari: Në raport me parvjet?

Nagavci: Po kanë kushtuar më shtrenjtë. Por janë mjete që ne i kemi dediku, duke pasë parasysh që kemi subvencionu prindërit edhe për mjete shkollore.

Për këtë arsye, vlera është më e madhe, se s’kemi blerë vetëm librat…E vërtetë që kemi dhënë më shumë të holla për prindërit, por ato kanë shkuar edhe për mjete të punës.

Mos dilni pa çadër, ky është parashikimi i motit për ditën e mërkurë
Ditën e mërkurë, ndërmjet vransirash të ndryshueshme do të ketë intervale me diell kohëpaskohe.

 

 

 

Nga orët e para të ditës paraqiten kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima në pjesë të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të ketë zhvillime të ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje mund të ndryshojë drejtimin në veriore. Temperaturat maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 20C e 23C.

Vransira të ulëta mbulojnë vendin mëngjesin e së enjtes.

Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e më vonë pasdite shfaqen kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima. Frynë dhe erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 17m/s.

 

 

Nga dita e premte shtrihen më shumë vranësira, e të reshura përfshinë pjesë të vendit orëve të vona me kalimin në mëngjesin e ditës së shtunë. Të shtunën pasdite dhe gjatë ditës së diel do të ketë vranisra të ndryshueshme dhe intervale me diell, me më pak gjasa për të reshura.

Temperaturat maksimale në rënie graduale deri në 15C e 17C në fundjavë. Minimalet fillimisht luhaten ndërmjet 6C e 10C, e mëngjesin e së dieles mund të zbresin në 3C./mendimipërmotin/