Detaje të reja për therjen në Ferizaj, thika e Fadil Islamit ishte 32-centimetërshe, i sulmoi për shkak të…

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Fadil Islami, për rastin e sulmit të katër (4) personave me thikë në Ferizaj.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 11 nëntor 2024, rreth orës 15:30 minuta, në rrugën “Rifat Berisha “ në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar t’i privonte nga jeta dy të mitura- pjesëtare të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuarat kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, sipas prokurororisë, i pandehuri F.I., me të njëjtën datë rreth orës 15:05 minuta në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privonte nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtar i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafenenë “Verona” , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë, duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me po të njëjtën datë rreth orës 15:53 minuta , në rrugën “Halim Spahiu” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privonte nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë, duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me këtë do të kryente veprën penale në vazhdim “Vrasje e rëndë në tentativë” nga nen 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.10 lidhur me nenin 28 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit prej 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” – Kjo banore kërkon largimin nga Big Brother

Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe.

Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë.

“Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë.

Foto: Screenshot/Facebook

E njëjta tutje theksoi: “Veç po du me dalë, s’po mundem më”.

Konkurrentja bisedoi në vazhdim edhe me Leon e Lelën, gjersa shtoi: “Brenda kam presion shumë të madh”.

Foto: Screenshot/Facebook

Atë e këshilloi edhe Naim Bunjaku – Xuxi, i cili tha se nuk duhet të dalë për asnjë arsye.

“Më është lodhur shpirti”, tha ndër të tjerash Gresa.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gashit apo thjesht një veprim për të marrë vëmendje.

Deklarata shokuese e Xuxit, Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ia ka hequr çmimit të madh shumwn prej 10 mijë eurove.

‘Vëllai i Madh’ i ka dhënë një mundësi Xhenetës që të dëgjonte se çfarë deklaroi Xuxi për familjen e saj orë më parë.

Por kjo do t’i kushtonte të gjithë banorëve me 10 mijë euro të cilat do të largohen nga çmimi i madh prej 200 mijë eurove – gjë që Xheneta e pranoi.

Kësisoj, asaj në televizorin në dhomën e ditës iu dha mundësia që të shihte e dëgjonte deklarimin e Xuxit kur shprehej se ‘t’ka lon nëna moti ty, familje të degjeneruar ka’.

“Po çfarë nëne ti, t’ka lënë nëna moti ty – e përmend nënën a nëna e ka lënë kur i ka pas 1 vjet. Çfarë nëne që se ka dashtë fëmijën e vet – çka me thënë më shumë. E ka nënën qaty në Suedi dhe nuk shkon me pa fëmijën e vet – çfarë familje e degjenerume. Më ka thënë që nuk don kurrë me pa, hajt se më thellë janë senet këtu”, u shpreh Xuxi mes tjerash.

Lojtari i Realit papritur pensionohet nga futbolli

Futbollisti i Real Madridit, Marc Cucalon është i detyruar t’i japë fund karrierës së tij profesionale për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Mesfushori i ri mbërriti te Reali në vitin 2017 nga Zaragoza dhe më pas kaloi shkollën e futbollit të Realit. Ai luajti për kadetë dhe juniorë, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar në ligën e ulët Las Rozas, ku nuk luajti për shkak të problemeve të lëndimeve.

 

Dy vite më parë ai këputi ligamentet e gjurit dhe gjatë operacionit në kërcin e kyçit të tij hynë baktere, të cilat i shkaktuan një infeksion të rrallë.

Për dy vite, Cucalon u përpoq të rikuperohej dhe t’i rikthehej futbollit, por në fund dështoi.

Krasniqi dhe Hamza falënderojnë mërgimtarët në Gjermani:Me ju – Kosova mundet ma mirë (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza kanë falënderuar mërgimtarët në Gjermani për mbështetjen dhe pritjen madhështore në vikend.

Përmes një video-adresimi ata i janë drejtuar mërgatës. “Mërgimtarë të dashur jemi bashkë me Bedriun këtu që t’ju falënderojmë për pritjen madhështore gjatë kësaj fundjave në Gjermani”, është shprehur Krasniqi. Hamza i ka cilësuar tubimet në Gjermani si impozante.

“I falënderoj nga zemra, me mbështetjen e tyre Kosova mundet ma mirë. I ftoj dhe i pres që të takohemi në vikendin e ardhshëm bashkë në Zvicër”, ka thënë Hamza.

Për më shumë klikoni këtu https://www.facebook.com/reel/8961828777200418

Zbulohet video e shumë përfolur e Lelës

Florjeta Seferi e njohur si Lela është njëra ndër banoret më të bukura të Big Brother Vip Kosova.

Lela e cila shquhet për karakterin e saj, pak gjëra ka shpalosur për jetën e saj personale.

Lela duket se vite më parë ka qenë e dashuruar e poashtu e fejuar.

 

 

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, zbulon pak nga atmosfera e ceremonisë së fejesës të Florjetës.

Si Lela ashtu edhe ish- i fejuari të dy jetojnë në Itali.

 

Vjen parashikimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, VV-ja po renditet e treta

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se beson shumë partia e tij do t’i merr 35-36 % në këto zgjedhje.

Kështu deklaroi ai , ku shtoi se qytetarët duhet ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç tha, mashtrimeve që i ka bërë.

“Do të jemi partia e parë. LVV nëse e merr rezultatin zgjedhor të vitit 2019 është sukses për ta. LVV do të del partia e tretë. LDK-ja mund ta kalojë Vetëvendosjen në përqindje”, deklaroi Haxhiu.

Ai shtoi se parasheh që LDK-ja do të arrijë t’i merr 28-30 % të votave,  ndërsa LVV jo më shumë se  24-26 %.

“Këtë rezultat të Vetëvendosjes e bazoj në dështimin e plotë të LVV-së në të gjitha sferat, edhe kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet i ka përmbysur vetë, asnjërës s’i është përmbajtur, as luftës kundër korrupsionit, as luftës kundër nepotizmit, as zhvillimit ekonomik, as bashkimin me Shqipërinë, as kushteve për dialog me Serbinë”, theksoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në KlanKosova.

A është akoma beqare? Santiana zbulon statusin, flet edhe për…

Njëra nga banoret më të zhurmshme të edicionit të dytë ishte Santiana Maloku.

Famën që e mori në ‘Big’ po vazhdon ta mbajë akoma.

Për Indeksonline ajo ka dhënë mendimin e saj lidhur me edicionin e tretë të ‘Bigut’ ku kësaj radhe është në rolin e opinionistes në ‘Big Talk’.

Se a do të hynte përsëri në këtë format dhe si qëndron statusi i saj mund ta dëgjoni në intervistën më poshtë.

 

 

Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht…

Gjatë natës,  Xuxi pati një ‘përplasje’ me disa nga banorët.

Ai deklaroi se do të merret fillimisht me “këta të Prishtinës”, duke pretenduar se ka informacione për ta, pastaj me të tjerët.

“Ju kallëzoj nesër për krejt këtu, posaçërisht për këta të Prishtinës. Kam informacione sa kanë jetë këta”, u shpreh ai.

Situata u bë edhe më e ndezur kur Drenusha u përfshi në debat, por Xuxi i drejtohet ashpër duke i thënë “Mos fol me mua” .

Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon e plotë:

Martohen ish-banorët e Big Brother Albania

Çifti i shumë komentuar Bardhi dhe Sara Gjordeni, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre më martesë.

Lajmin e janë bërë të ditur vetë ata, duke ndarë disa foto në rrjetet e tyre sociale. Të veshur me të bardha ata duken më të lumtur se kurrë, ndërsa janë në pritje të një vajze.

Në postim shihet edhe unaza në gishtin e Sarës dhe lulet e bardha. Në një datë të veçantë, “11/11”, shkruajnë ata në postimin e përbashkët, ndërsa në një video tjetër “u betuam” shkruan ajo.

Dyshja u njohën gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP, aty ku krijuan dhe lidhjen dashurore.