div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34099 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Belisar Jezerci paralajmëron “28 Nëntorin e tretë” në Llapushnik: mijëra pagëzime

Historiani Belisar Jezerci ka paralajmëruar një organizim të madh për 28 Nëntorin e vitit 2026 në Llapushnik, duke e cilësuar atë si “28 Nëntorin e tretë”. Sipas tij, interesimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve për t’u pagëzuar po e shndërron këtë nismë në një zhvillim të rëndësishëm kulturor.

Ai thekson se mijëra pagëzime pritet të realizohen në këtë datë, në një ngjarje që synon të lërë gjurmë historike dhe të interpretohet si një rikthim simbolik drejt identitetit dhe rrënjëve evropiane të shqiptarëve. Be

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,
Bëhuni gati për një 28 Nëntor të tretë (i treti i vërteti në Llapushnik)!
Duke ndjekur ecurinë e ngjarjeve, e veçanërisht numrin jashtëzakonisht të madh të personave të interesuar për t’u pagëzuar, mund t’ju them me bindje të plotë se kombi ynë po përjeton një revolucion të vërtetë kulturor.
​Më 28 nëntorin 2026, mijëra pagëzime do të kremtohen në një ngjarje historike të paprecedentë, e cila do të mbetet përjetësisht në Librin e Rekordeve Guinness dhe në analet e historisë botërore.
​Personalisht jam shumë i lumtur dhe krenar, sepse shqiptarët po ripohojnë me forcë identitetin e tyre zanafillor dhe po dëshmojnë para botës se, në thelb dhe në shpirt, jemi një popull rrënjësisht evropian!
@à la une

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *