div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34079 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Deputeti i Vetëvendosjes e uron Thaçin për ditëlindje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka uruar për ditëlindje ish-presidenten Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lart kontributin e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Ajo tha se mbështetësit e tij i urojnë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në Kosovë.

“Dëshiroj t’ia uroj atit të pavarësisë së Kosovës ditëlindjen, duke kujtuar me epitetin më të lartë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim. Urimi i mbështetëseve të tij është që të ketë shëndet dhe ai e shokët e tij të kthehen sa më shpejt një Kosovë. Dhe e drejta legjitime e popullit liridashës të Kosvoës ta gjejë rrugine  vet”, deklaroi Ganimete Musliu.

E në deklarim e sipër edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ardian Gola, ia ka uruar ish-presidentit Hashim Thaçi ditëlindjen e 58-të.

Derisa po e drejton seancën e sotme të Kuvendit, ai i është bashkangjitur urimit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila nga foltorja e Kuvendit ia ka uruar Thaçit ditëlindjen, duke i dëshiruar kthim sa më të shpejt në Kosovë.

“Urimit i bashkëngjitem edhe unë”, ka thënë deputeti Gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *