Ekzekutohen pagesat për skemat sociale në vend, ja kush përfitoi
Janë realizuar pagesat për disa nga skemat kryesore sociale në vend, shkruan Gazeta Demos.
Kështu ka njoftuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, skemë kjo që përfshinë veteranët, pensionet e parakohshme dhe pensionet familjare.
Sipas njoftimit zyrtar, nga kjo pagesë kanë përfituar gjithsej 39,034 veteranë të UÇK-së, përfshirë edhe kategoritë si familjet e veteranëve pas vdekjes dhe ata të punësuar në sektorin privat.
Ndërkohë, në kuadër të skemës së pensioneve të parakohshme për ndërmarrjen “Trepça Sh.A.”, janë përfshirë 813 përfitues, ndërsa nga pensionet familjare kanë përfituar 2,409 qytetarë.
