Hoti reagon pas dorëzimit të nënshkrimeve që kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut

Deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti ka reaguar në rrjetet sociale pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së me kërkesë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Hoti ka shkruar se forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë.

“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve”, ka thënë Hoti.

“Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka thënë ai.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj bashkë me kryetarin e degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar sot nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Kjo iniciativë u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, për shkak të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar dje se sapo të ketë zyrtarisht kërkesë të tillë, do të trajtohet me seriozitet.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *