Ishin bashkë në makinë, 43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc, la pas vetes gruan me 3 fëmijë
43-vjeçari Driton Isa Haliti, ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Siç raporton Klan Kosova i ndjeri në makinë gjendej së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur.
“Ai ka qenë në makinë së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur. Të katër këta janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK, e një tjetër ka vazhduar trajtimin në spital. Dy të tjerë janë liruar për në shtëpi”, tha Hasani
Burime të televizionit thonë se familja po kthehej nga pushimet në Turqi.
