Konflikt për dyshime tradhtie, gruaja kërkon ndihmë mjekësore pas përleshjes nga burri dhe vëllezërit e tij
Një konflikt familjar në fshatin Banjë të Malishevës ka eskaluar në dhunë, ku një grua ka përfunduar për trajtim mjekësor pasi dyshohet se u përfshi në një përleshje me bashkëshortin dhe familjarët e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima A. M kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QMF-Rahovec, pasi sipas deklarimeve ishte sulmuar nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij.
Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, konflikti kishte nisur pasi viktima kishte parë disa mesazhe në telefonin e bashkëshortit dhe kishte dyshuar për tradhti.
Pas debatit, ajo kishte tentuar të largohej drejt familjes së saj, por situata kishte eskaluar në oborrin e shtëpisë.
Sipas deklarimit të saj, bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij e kishin kapur për krahu me qëllim që ta fusnin brenda shtëpisë, në mënyrë që zhurma dhe konflikti të mos dëgjohej nga fqinjët.
Nga rasti, viktima kishte pësuar mavijosje të lehta në duar.
Të dyshuarit H.K, A. K dhe S. K. janë intervistuar nga Policia.
Me konsultim të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
