div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34068 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Kosova pa zgjidhje?” – Kjo parti ofron kandidat për udhëheqjen e shtetit

Deputeti Veton Berisha ka shprehur shqetësimin për mungesën e konsensusit politik për zgjedhjen e një figure udhëheqëse, gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës.

Ai theksoi se është e pakuptueshme që në një vend të vogël si Kosova partitë politike që kanë fituar besimin e qytetarëve të mos arrijnë një marrëveshje për një çështje kaq elementare.

“Paraqesim shqetësimin se si ka mundësi që në një vend të vogël si Kosova, me parti që kanë fituar besimin e qytetarëve, nuk arrihet një zgjidhje për një konsensus rreth një personi të vetëm që do ta drejtonte shtetin”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, në mungesë të një figure të tillë, komuniteti egjiptian është i gatshëm të ofrojë një kandidat konsensual.

“Bëj thirrje, nuk po e them me ironi, edhe ne nëse vërtet ka mbetur Kosova pa asnjë person që mund të jetë konsensual, ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm të ofrojmë një kandidat të tillë”, deklaroi ai. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *