div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33814 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Kurti tregon ofertën që i bëri LDK-së, i ofroi Abdixhikut këtë pozitë

Sot është mbajtur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku për çështje të presidentit, shkruan Gazeta Demos.

Kurti ka thënë që zgjedhjet nuk janë të nevojshme, kështu duke theksuar se ai i kërkoi Lumir Abdixhikut të jetë zëvendës i tij si dhe si LDK ta kenë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.

”Porsa e përfunduam një takim me Lumir Abdixhikun, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin mirëpo në të njëjtën kohë më duhet të konstatoj se bisedimet rezultuam të pasuksesshme, sepse të gjitha ofertat që ne kemi bërë nuk u pranuan nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me VV-në dhe me partnerët që i kemi ne në mazhorancën prej 66 deputetëve ta ketë zëvendëskryministrin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera, unë kam kërkuar që z[vendëskryeministër i imi të jetë Lumir Abdixhiku dhe në këtë mënyrë të fillojmë një kapitull të ri mes LVV-së dhe LDK-së”, tha Kurti pas takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *