Labinot Rexha parashikon: “LVV në zgjedhjet e ardhshme merr mbi 59% të votave”
Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një opinion të drejtpërdrejtë lidhur me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka bërë një parashikim të guximshëm për rezultatin e pritshëm elektoral.
Në një “InstaStory”, Rexha nuk ka hezituar të ironizojë veprimet e partive opozitare, duke përdorur një metaforë mjaft të njohur së fundmi për publikun e gjerë. “Opozita po i bën vetes ‘zarf të zi’,” ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se me qasjen dhe veprimet e tyre aktuale, partitë në opozitë po vetëndëshkohen dhe po dëmtojnë drejtpërdrejt shanset e tyre për të fituar besimin e qytetarëve.
Më tej, këngëtari ka dhënë shifra konkrete se si e sheh ai mbështetjen e popullit për partinë në pushtet. Sipas bindjes së tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të shënojë një fitore masive, duke tejkaluar edhe rezultatet e saj të mëparshme historike. “, në zgjedhjet e ardhshme LVV mbi 59%,” thekson Rexha në përfundim të postimit të tij.
Ky reagim i këngëtarit vjen në një periudhë kur debati politik në vend është i ndezur dhe tregon se si figurat publike po përfshihen gjithnjë e më shumë në komentimin e zhvillimeve politike. Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim i lartë elektoral do të përkthehet në realitet kur qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit brenda 45 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. /Prive By Liberta Spahiu

