Numërohen mbi 20% e votave në Prishtinë, garë e ngushtë mes Përparim Ramës e Hajrulla Çekut

Në Komunën e Prishtinës janë numër mbi 20 përqind e votave, përkatësisht nga rreth 60 vendvotime.

Nga numërimi i deritashëm, Përparim Rama po prin me 51.13 % apo 8 mijë e 963 vota.

Hajrulla Çeku ka 48.87% apo 8 mijë e 568 vota.

Reagon Bajrami e LDK-së: Rama vazhdon punën, Kurti ta blejë biletën drejt Oslos

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama triumfoi sërish sipas rezultateve të Exit Poll-it dhe atyre preliminare të KQZ-së.

Lajmit i është gëzuar deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami e cila tha se Përparim Rama e vazhdon punën ndërsa Albin Kurti “mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo”.

“Po pra, fitoi Prishtina, fitoi Kosova, fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës!

Përparim Rama vazhdon punën e Albin Kurti mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo!

Urime, Prishtinë”, ka shkruar deputetja

 

Rezultatet e para të KQZ-së, garë e ngushtë në Vushtrri mes Ferit Idrizit e Sylejman Mehollit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e para për zgjedhjet e sotme.

Në Vushtrri deri tash janë numëruar gjashtë kuti, ku gara është tejet e ngushtë mes dy kandidatëve.

Aktualisht i pari renditet Ferit Idrizi i PDK-së me 51.35%, kurse i dyti Sylejman Meholli me 48.65%.

Exit Polli: Alban Hyseni fiton në Gjilan

Alban Hyseni i VV-së, ka fituar në Gjilan sipas EXIT POLL-it të realizuar në TV Dukagjini

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në TV Dukagjini.

Nis numërimi i votave në 18 komuna: Ja ku mund t’i përcillni në kohë reale

Publikimi i votave në 18 komunat që kanë shkuar në balotazh ka nisur.

Rubrika për numërim është hapur në uebfaqen e KQZ-së.

Në këtë link mund t’i ndiqni në kohë real:

KLIKO KËTU.

KQZ nis publikimin e rezultateve, këto janë votat e para në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e para për zgjedhjet e sotme.

Në Prishtinë deri tash janë numëruar katër kuti, ku prin Përparim Rama me 52.90%.

Hajrulla Çeku ndërkohë ka 47.10%.

EXIT-POLL-i i UBO-s: Këta janë fituesit e balotazhit

Kompania UBO Consulting ka publikuar EXIT-POLL-et për balotazhin e 9 nëntorit.

UBO Consulting ka realizuar EXIT-POLL-e në tri komuna.

Sipas matjeve të UBO-s, fitues në balotazh në Prishtinë ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama me 54.1 %, i cili ka lënë pas Hajrulla Çekun me 45.9%.

Në Prizren sipas kësaj kompanie fitues ka dalë Shaqir Totaj me 56.8%, kurse në Gjakovë fitues është parashikuar Ardian Gjini me 58.3%.

Lajmi në përditësim…

EXIT-POLL Përparim Rama fiton në Prishtinë

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka fituar garën ndaj Hajrulla Çekut të VV-së, sipas tri exit-polleve.

Sipas exit-pollit të UBO Consulting, të publikuar në RTV Dukagjini, Rama ka marrë 54.1 për qind, ndërsa Çeku 45.9 për qind.

Sipas atij të Albanian Post, të publikuar në T7, Rama ka 52.8 për qind, ndërsa Çeku 47.20 për qind.

Sipas atij të PIPOS, i publikuar në Klan Kosova, Rama53.62 për qind, ndërsa Çeku 46.38 për qind.