Fatmir Limaj del me një propozim të ri për qeverinë e re
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se dy partitë e mëdha e kanë mundësinë që të bëhen bashkë për një alternativë ndryshe.
Ai shtoi se edhe Nisma është e gatshme të bëhet pjesë e një koalicioni për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme.

“Qytetari nuk mjaftohet me thanë po vi me një alternativë ndryshe. Ai don me pa veprime ndryshe. A po e bashkon këtë zë opozitar që duan një qeveri ndryshe, cka po ban ti me veprime konkrete me afru këtë bosht ose këtë ekip? Prandaj dy partitë e mëdha e kanë këtë mundësi. Atyre po ju flas, atyre që duan një qeveri ndryshe, për me vazhdu njëjtë e kanë LVV-në. Nisma është e gatshme me dhanë kontributin e vet për bashkimin e kësaj vote për një alternativë ndryshe, ama unë duhet me i pa a ka hap serioz, konkret drejt krijimit të nje alternative ndryshe. Nisma është e gatshme me dëgju nëse ka një projekt serioz, nëse krijohet ky projekt serioz ku qytetarët me e pa si mundësi reale. Aty ku është Nisma është kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha ai në Frontal.

Reagim i fortë nga këshilltarja e Osmanit: “Hykmete Bajrami po përdor gjuhë si në Beograd”

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, i ka reaguar deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, për deklaratën se presidentja “nuk ka vend në LDK, duke e cilësuar atë si përgjegjësen kryesore për rënien e partisë në zgjedhjet e vitit 2021.

”Kadaj-Bujupi i reagoi duke thënë se nuk ka asnjë kuptim e rezon shtetëror që Bajrami ta sulmojë publikisht Presidenten, dhe sipas saj, mënyra qysh iu referua presidentes Osmani vetëm me emër e mbiemër është vetëm formë që përdoret në mediat e Serbisë.

“Nuk ka asnjë kuptim e rezon shtetëror që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesoreshë universitare e madje nënkryetare e një partie tradicionale në politikën tonë, të mos ketë asnjë problem me subjektin më agresiv kundër shtetësisë sonë – Listën Serbe – por të zgjedhin të sulmojnë publikisht në një emision televiziv Presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional. Ato sulme po vazhdojnë edhe sot me gjuhë ofenduese e përplot shpifje e tentim denigrim”- ka shkruar Kada-Bujupi në Facebook.

 

 

Ekskluzive: Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Burimet e Top Chanel bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Ky është personi që u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë

Një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V., i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, ka njoftuar policia.

Sipas komunikatës zyrtare, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 1 nëntor, në një zonë të njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit ka njoftuar dhe bashkëpunuar me KFOR-in, i cili është përgjegjës për sigurinë në brezin kufitar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet zyrtare, në koordinim me prokurorinë themelore të mitrovicës – departamentin për krime të rënda, si dhe me institucionet e tjera relevante të sigurisë.

Xhandarë serbë të maskuar – çfarë dihet për rrëmbimin dhe plagosjen e qytetarit në territorin e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 1 nëntorit ka pranuar informacione për rrëmbimin dhe plagosjen nga xhandarmëria serbe e një qytetari serb të Kosovës në zonën e Leposaviqit, shkruan Reporteri.net.

Sipas hetimeve fillestare, policia thotë se persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë nga Serbia, e kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, duke e dërguar më pas në Nish.

Policia ka nisur hetimet në bashkëpunim me KFOR-in dhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Komunikata:

Prishtinë, 03 nëntor 2025

Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet
se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.

Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante dhe me organet e drejtësisë, ku në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet e sigurisë.

 

Dyshohet se xhandarmëria serbe rrëmben dhe plagos një qytetar në territorin e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se më 1 nëntor 2025 ka pranuar një informacion për një incident të rëndë në zonën e Leposaviqit, ku dyshohet se një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V., i përkatësisë serbe, është plagosur dhe rrëmbyer nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të ashtuquajturës “pika zero”, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Policia ka njoftuar menjëherë KFOR-in, si forcë përgjegjëse për sigurinë në zonën kufitare.

Nga hetimet fillestare dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se disa persona të maskuar kanë hyrë në territorin e Kosovës, kanë plagosur dhe më pas kanë rrëmbyer viktimën, duke e dërguar në territorin e Serbisë. Dëshmitarët kanë treguar se më pas ai është transportuar me autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit.

 

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka nisur procedurat hetimore dhe në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është iniciuar rasti.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke vepruar në mënyrë profesionale dhe

Bajrami i replikon ish-deputetit të Guxos: Politika e Kurtit dhe Osmanit e ka bërë faktor Listën Serbe

Ish-deputeti i Guxo, Burim Meta dhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami janë përfshirë në një polemikë në “facebook”.

E gjitha erdhi pasi Meta shkroi për një deklaratë të Bajramit në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjinit, që tha për Presidenten Vjosa Osmani por edhe për Listës Serbe

“Si duket Hykmete Bajramin e paska marrë malli për rezultatin e vitit 2021! Deklaratat e deputetes dhe mikës time Hykmete Bajrami, kundër Presidentes Vjosa Osmani, përderisa në të njëjtën intervistë thotë se nuk ka problem me Listën Serbe, janë jo vetëm të papërgjegjshme e anti-shtetërore, por edhe larg frymës që dikur e bënte LDK-në shtëpi të të gjithë atyre që besonin në demokraci, dinjitet dhe shtetndërtim. Si nuk i vjen turp me sulmu Presidenten Osmani e me e mbrojtë Listën Serbe? Por nga të tillët s’duhet të befasohemi më”, shkroi Meta.

Në postim të tij ka komentuar deputetja Bajrami, e cila i mes tjerash që për Listën Serbe nuk kanë kredenciale të falsin ata që janë koordinu ditë e natë me të nëjjtit ose ndajnë poste të larta me votën e Adem Hoxhës.

“Doktor, unë karrierën time politike se kam ndërtu tu qënë avokatja e askujt, as nuk e bëj një gjë të tillë me ditë që mbes pa asnjë votë, sepse ka tjerë, poltika vazhdon edhe pa mua siç po vazhdon pa ty. Unë e kam shprehë mendimin tim për kthimin potencial të Vjosa Osmanit në LDK, bile me sqaru mirë edhe një herë po ta them se sipas meje ajo është shkaktarja kryesore e rënies së LDK-së në 12% DHE e rritjes aksidentale të Kurtit/LVV-së në 51% në vitin 2021.Për Listën Serbe nuk kanë kredenciale të flasin ata që janë koordinu ditë e natë me të njëjtit ose mbajnë poste të larta me votën e Adem Hoxhes!”, ka komentuar Bajrami.

Ajo ka theksuar se nuk e mbron Listën Serbe, por që është shprehur e bindur se politika e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e kanë bërë faktor atë.

“Ndërsa unë nuk e mbroj Listën Serbe, unë jam e bindur se politika e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e ka bë faktor Listën Serbe, përndryshe me i pas pasë veprat siç i kanë fjalët Vjosa Osmani e Albin Kurti, Lista Serbe sot nuk kish qënë as parti politike e çertifikuar e financuar nga KQZ-ja, ndërsa ti si mjek kishe qenë në gjendje me tregu për ndonjë progres që është bë në fushën e shëndetësisë.Andaj mos shpif se marre! E vërtetë se unë s’kam problem me asnjë parti, kam problem me rrënimin që po bëhet shtetit dhe mënyra se si Lista Serbe përdorët si gogol për secilin dështim që pesë vite rresht. E mora mundin me të shkru, se jemi përshëndet koridorëve të Kuvendit për një mandat. Shëndet!”, ka përfunduar komentin Bajrami.

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Turqinë.

Forca e lëkundjeve raportohet se kishin magnitudë 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë perëndimore.

Autoritetet thanë se tërmeti goditi në të njëjtën zonë si javën e kaluar, me magnitudë 6.1 ballë.

Epiqendra ishte në Balikesir, teksa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll. Tërmeti ndodhi pak pas orës 14:30 dhe epiqendra e tij u vlerësua në 11 kilometra (6.8 milje).

Rajoni vazhdon të goditet nga lëkundje pasuese pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë më 27 tetor. Përpara tërmetit të fundit me magnitudë 4.9, një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 kishte ndodhur në të njëjtën epiqendër.

Ekspertët thonë se këto vlerësohen më shumë si pasgoditje sizmike, por frika për pasoja më të rënda është prezentë. Nuk ka ende raportime për dëme materiale dhe të lënduar

Incidenti te ura në Ibër, Elshani jep detaje

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka folur në lidhje me incidentin te ura në Ibër, duke thënë se lëshimi i ujit nuk isht e akt sabotazhi.

Ai u shpreh se nuk është lëshuar rastësisht, pra dikush ka vendosur në mënyrë profesionale të lirohet uji.

“Atë që ne mund ta themi është se ajo nuk është lëshuar rastësisht, është lëshuar qëllimisht, që i bie dikush ka vendosur në mënyrë profesionale të lirohet ata ujë. Pse është lëshuar ata, me siguri eprorët e tyre, hierarkia e Ibër Lepencit e dinë”.

“Për neve ka qenë shumë e rëndësi që të kuptojmë se mos është ndonjë akt sabotazhi, apo diçka e tillë dhe ne atë skenë e kemi tejkaluar, do të thotë ajo nuk qëndron”.

“Kemi intervistuar shumë njerëz, kemi marrë shumë deklarata, i kemi dërguar para prokuorit dhe deri në këtë moment kur ne flasim nuk ka ndonjë element që neve na dërgon në atë drejtim që diçka është bërë në mënyrë të qëllimshme për të dëmtuar diçka”, u shpreh Elshani

 

Koalicioni me VV-në Prizren, flet Zafir Berisha: Jam kundër hajdutëve

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës mbrëmë ka zyrtarizuar koalicionin me Artan Abrashin për të përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes në balotazhin e të dielës.

Zafir Berisha për herë të parë ka treguar arsyet që e çuan atë për të lidhur këtë koalicion.

Zafa për Indeksonline ka thënë se marrëveshja mes PDK-së e LDK-së në Prizren e ka shtyer që të marrë këtë vendim.

“Unë s’muj me u pajtu me koalicionet e secilës forcë politike. Koalicioni i PDK-së e LDK-së në Prizren është koalicion i pazareve, është marrëveshje biznesi dhe nuk është për të ardhmen e qytetit.
Këta që thirren në emër të LDK-së në Prizren ka 12 vjet që bëjnë marrëveshje biznesi me PDK-në.

Unë kam vendos me e mbështetë Artanin ngase është djali i mikut tim të vjetër. Kjo marrëveshje nuk është mbështetje për Albinin. Nëse dikush mendon që Zafa munet me e mbrojt Kosovën nga politikat e gabume të Kurtit e kanë gabim. Unë i kam 3-4 mijë vota mbi supe, ndërsa Kosovën duhet me e mbrojt Lumiri e Memli që janë bashkëfajtor të situatës aktuale” ka thënë Zafir Berisha.

I pyetur nga Indeksonline për reagimet e Nismës Socialdemokrate pas koalicionit të tij me VV-në, Berisha ka thënë një përgjigje të shkurtër.

“Janë prralla që nuk bie në nivel të tyre ngase unë kam vendos më ba ndryshim. Më mirë një ndryshim i vogël me Abrashin se sa me ua lënë në dorë Prizrenin hajdutëve” ka thënë Zafir Berisha.