Ky është i riu që vdiq në Revuç të Podujevës
Ka ndërruar jetë Granit Sherifi nga fshati Revuç.
Lajmi u publikua në faqen e fshatit.
Për kohën e varrimit do të ju njoftojmë.
Ka ndërruar jetë Granit Sherifi nga fshati Revuç.
Lajmi u publikua në faqen e fshatit.
Për kohën e varrimit do të ju njoftojmë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, posedon pasuri marramendëse. Në deklrimin e tij pranë APK-së, Haradinaj ka deklruar pasuri milionëshe, disa nga to i ka deklruar si të tijat, derisa disa të tjera i ka të deklruara së bashku me bashkëshortën e tij, Anitën shkruan FrontOnline.
Në deklrimin e pasurisë së familjes Haradinaj, janë të deklaruara tri shtëpi, tri banesa, një vilë, toka e truall, që kapin vlerën prej rreth dy milion euro.


Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur në Libani.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, sipas korridorit të koordinuar siç është njoftuar më parë nga Organizata e Porteve dhe ajo Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi ai në rrjetin social X.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kefalonia, ku një 19-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Myrto, ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas mediave greke, e reja u gjet pa ndjenja në një shesh në Argostoli dhe u transportua në spital, ku u konstatua e vdekur.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna e saj, infermiere në spitalin e ishullit, ishte në detyrë natën fatale dhe u përball me trupin e pajetë të vajzës së saj.
Autoritetet kanë arrestuar tre persona të moshës 22, 23 dhe 26 vjeç, të cilët dyshohet se ishin me të renë në orët e fundit dhe e braktisën pasi ajo humbi ndjenjat, pas përdorimit të dyshuar të lëndëve narkotike. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka blerë sivjet banesë në vlerë 128 mijë e 740 euro bashkë me bashkëshortin e saj, sipas deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit,
Haxhiu ka deklaruar se këtë banesë, me sipërfaqe prej 128.74 metër katror, e kanë blerë me kredi. Tek detyrimet financiare figuron një kredi në vlerë 160 mijë euro në emër të saj, ku vlera e mbetur është 159 mijë e 89 euro.
Në emër të bashkëshortit, i cili është anëtar i VV-së në KQZ, ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë 15 mijë euro.
Tek pasuritë e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë në vlerë 9 mijë e 700 euro, në pronësi të përbashkët.
Si para të gatshme, Haxhiu i ka deklaruar 1 mijë e 531 euro.
Tek detyrimet financiare, ka renditur edhe 1 mijë e 100 euro, në emër të bashkëshortit.
Si të hyra vjetore, Haxhiu ka renditur pagën nga Kuvendi në vlerë 22 mijë e 658 euro, mëditje në vlerë 234 euro, 1 mijë e 140 euro tjera nga shtesat dhe kompensimet tjera.
Ndërkohë në emër të bashkëshortit figuron paga në vlerë prej 16 mijë e 739 euro nga KQZ, dhe mëditje në vlerë 1 mijë e 747 euro nga udhëtimet jashtë vendit.
Naim Murseli nuk e ka pranuar asnjë akuzë të hedhur ndaj tij për vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli ka thënë se nuk ka kryer dhe nuk ka organizuar vrasje.
“Në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikur. Natën e vrasjes, fëmijët i dorëzova te familja Ademaj. Dy ditë pas ngjarjes, unë me fëmijët e mi isha në prokurori. Ju betohem që Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen. Liridona Meriton drejtësi të plotë dhe ju e keni në duar këtë”, ka thënë Naim Murseli.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti.
Kurtit duket se i është shtrenjtuar qiraja e banesës për 100 euro, teksa i kanë rënë kursimet.
Tek pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nuk ka ndonjë ndryshim. Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro.
Para të gatshme në emër të tij i ka deklaruar 16.41 centë, në emër të bashkëshortes 19 mijë e 500 me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, 2 mijë euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës, që thotë se e kanë prejardhjen nga familjarët.
Vjet ai i kishte deklaruar si kursime 1800 euro.
Si borxhe, ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160 mijë euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash e paguan 350 euro, nga 250 sa e paguante vjet.
Tek të hyrat vjetore, Kurti ka renditur 21 mijë e 315 euro nga paga si Kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes.



Prokurorja Javorka Perlinqeviq ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas Perlinqeviq, është vërtetuar se Naim Murseli ka vepruar për përfitim financiar apo moral, duke e simuluar një grabitje në të cilën viktima është trajtuar si “dëm kolateral”, ndërsa sipas pretendimeve të aktakuzës, ai ka marrë pjesë në organizimin dhe planifikimin e vrasjes.
Në seancë është theksuar se vrasja është kryer nga i akuzuari Granit Plava, i cili ka shtënë me armë që dyshohet se është siguruar përmes Naim Murselit, ndërsa një tjetër i akuzuar ka ndërmjetësuar në sigurimin e armës dhe kontaktin mes personave të përfshirë.
Ajo thekson se të akuzuarit ngarkohen edhe për moslajmërim të veprës penale dhe kryerësve të saj, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në kërkesën përfundimtare, Perlinqeviq i ka propozuar gjykatës shpalljen fajtorë të të akuzuarve, duke vlerësuar se veprimi, mënyra e kryerjes, sjellja pas ngjarjes dhe tentativat për manipulim publik rëndojnë pozitën e tyre, ndërsa sipas saj nuk ekzistojnë rrethana lehtësuese.
Prokurorja ka kërkuar që të shqiptohet dënimi maksimal i paraparë për veprën penale “vrasje e rëndë”, respektivisht burgim i përjetshëm.
Një shembje e sistemit kryesor të rrymës Atlantike është shumë më e mundshme nga sa mendohej më parë, sipas një studimi të ri që tregon se modelet klimatike në rastin më të keq janë gjithashtu më realiste. Shkencëtarët e kanë quajtur zbulimin “thellësisht shqetësues” sepse shembja e sistemit do të kishte pasoja katastrofike për Evropën, Afrikën dhe Amerikën, shkruan The Guardian.
Qarkullimi Meridional i Përmbysjes së Atlantikut (AMOC) është një pjesë kyçe e sistemit global të klimës dhe, për shkak të krizës klimatike, ai është tashmë në nivelin e tij më të dobët në 1,600 vitet e fundit. Shkencëtarët panë shenja të një pike të mundshme kthese që në vitin 2021 dhe dihet se AMOC është shembur në të kaluarën e Tokës.
Pasiguria e reduktuar në parashikime
Klimatologët përdorin dhjetëra modele të ndryshme kompjuterike për të vlerësuar klimën e ardhshme, por në rastin e sistemit kompleks Amoc, rezultatet e tyre deri më tani kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Parashikimet kanë variuar nga ato që nuk tregojnë ngadalësim të mëtejshëm deri në vitin 2100 deri në ato që sugjerojnë një ngadalësim masiv prej rreth 65 përqind, madje edhe me ulje graduale të emetimeve të karbonit në zero neto.
Hulumtimi i ri, i botuar në revistën Science Advances, kombinoi vëzhgimet aktuale të oqeanit me modelet për të përcaktuar se cilat janë më të besueshmet, duke zvogëluar ndjeshëm gamën e pasigurisë. Rezultatet sugjerojnë një ngadalësim prej 42 deri në 58 përqind deri në vitin 2100, një nivel që pothuajse me siguri çon në kolaps.
Amoc luan një rol kyç në sistemin global të klimës duke sjellë ujë të ngrohtë tropikal drejt Evropës dhe Arktikut, ku ftohet dhe fundoset, duke krijuar një rrymë të thellë të kundërt. Rënia e tij do të zhvendoste brezin e shiut tropikal nga i cili varen miliona njerëz për të siguruar ushqim, do ta zhytste Evropën Perëndimore në dimra jashtëzakonisht të ftohtë dhe thatësira verore, dhe do të rriste më tej nivelin e detit përgjatë bregdetit të Atlantikut me 50 deri në 100 centimetra.
Shkencëtarët: “Një rezultat shumë shqetësues”
Dr. Valentin Portmann nga qendra franceze e kërkimit Inria, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Ne zbuluam se Amoc do të dobësohet më shumë se sa pritej krahasuar me mesataren e të gjitha modeleve klimatike. Kjo do të thotë se Amoc është më afër pikës së kthesës.”
Profesori Stefan Rahmstorf i Institutit Gjerman për Kërkime mbi Ndryshimet Klimatike në Potsdam i quajti rezultatet të rëndësishme dhe shumë shqetësuese. “Kjo tregon se modelet ‘pesimiste’, të cilat parashikojnë një dobësim të fortë të Amoc deri në vitin 2100, për fat të keq janë realiste sepse përputhen më mirë me të dhënat vëzhguese”, tha ai.
“Jam gjithnjë e më i shqetësuar se mund të arrijmë atë pikë kthese të mbylljes së Amoc, pas së cilës kolapsi bëhet i pashmangshëm, që në mesin e këtij shekulli, gjë që është shumë afër”, shtoi Rahmstorf.
Rahmstorf, i cili ka studiuar Amoc-in për 35 vjet, thotë se shembja e tij duhet të shmanget “me çdo kusht”. “E thashë këtë kur menduam se probabiliteti i zhdukjes së Amoc-it ishte ndoshta 5 përqind, dhe atëherë thamë se rreziku ishte shumë i lartë duke pasur parasysh pasojat e mëdha. Tani duket se është më shumë se 50 përqind. Ndryshimet më dramatike të klimës në 100,000 vitet e fundit të historisë së Tokës ndodhën pikërisht kur Amoc kaloi në një gjendje tjetër”, paralajmëroi ai.
Si ndikon ngrohja globale në Amoc
Ngadalësimi i Amoc po ndodh sepse temperaturat e ajrit në Arktik po rriten me shpejtësi për shkak të ngrohjes globale. Kjo bën që oqeani atje të ftohet më ngadalë. Uji më i ngrohtë është më i hollë dhe për këtë arsye zhytet më ngadalë në thellësi. Ky ngadalësim lejon që më shumë reshje të grumbullohen në ujërat sipërfaqësore, gjë që zvogëlon kripësinë dhe dendësinë e tyre dhe ngadalëson më tej fundosjen e tyre.
Sistemi Amoc është jashtëzakonisht kompleks dhe i nënshtrohet variacioneve natyrore, duke i bërë parashikimet e sakta të pamundura. Megjithatë, shkencëtarët tani presin një dobësim të ndjeshëm, i cili në vetvete mund të ketë pasoja serioze në dekadat e ardhshme.
Në analizën e re, ulja e pasigurisë erdhi nga identifikimi i modeleve që kapin më mirë kripësinë sipërfaqësore në Atlantikun Jugor, të cilën shkencëtarët e dinin më parë se ishte një faktor i rëndësishëm. Kjo, sipas Rahmstorf, e bën punën “shumë të besueshme”.
Rahmstorf më në fund paralajmëroi se ngadalësimi i Amoc deri në vitin 2100 mund të jetë edhe më i madh se ky vlerësim i ri pesimist. Arsyeja është se modelet kompjuterike nuk përfshijnë ujin e shkrirë nga shtresa e akullit të Grenlandës, gjë që gjithashtu zvogëlon kripësinë e ujërave të oqeanit. “Ky është një faktor shtesë që do të thotë se realiteti është ndoshta edhe më i keq”, përfundoi ai.
Një debat i ashpër ka çuar në fyerje personale mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”. Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është detyruar të lërë studion pas një përplasjeje verbale me moderatoren Grida Duma. Tensioni nisi kur Duma kërkoi llogari nga përfaqësuesi i PD-së se përse opozita nuk shkonte te pallati i djegur për të parë situatën nga afër, pyetje e cila u pasua nga reagime të forta dypalëshe.
Lela ironizoi moderatoren duke u shprehur: “Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”. Ky koment nuk u prit mirë nga Duma, e cila i kujtoi Lelës se në “fushën e saj” (studion që ajo drejton), rregullat i vendos moderatorja. Debati mori përmasa tjetër kur palët nisën të diskutonin mbi etikën e komunikimit dhe pozicionin e secilit në atë tryezë diskutimi.
Pika e vlimit arriti kur Alfred Lela reagoi ndaj gjesteve të moderatores, duke i kërkuar të mos i drejtonte gishtin, me pretendimin se nuk ishte nxënësi i saj. Debati kaloi në përdorimin e fjalorit fyes kur Lela përdori një shprehje banale lidhur me gishtin e drejtuar, veprim të cilin Duma e ktheu mbrapsht me të njëjtën monedhë. Pas këtij momenti, Grida Duma i kërkoi zyrtarit të PD-së të largohej menjëherë nga studio, duke theksuar se nuk toleron gjuhë të tillë në emisionin e saj.
/Prive By Liberta Spahiu