Incidenti te ura në Ibër, Elshani jep detaje

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka folur në lidhje me incidentin te ura në Ibër, duke thënë se lëshimi i ujit nuk isht e akt sabotazhi.

Ai u shpreh se nuk është lëshuar rastësisht, pra dikush ka vendosur në mënyrë profesionale të lirohet uji.

“Atë që ne mund ta themi është se ajo nuk është lëshuar rastësisht, është lëshuar qëllimisht, që i bie dikush ka vendosur në mënyrë profesionale të lirohet ata ujë. Pse është lëshuar ata, me siguri eprorët e tyre, hierarkia e Ibër Lepencit e dinë”.

“Për neve ka qenë shumë e rëndësi që të kuptojmë se mos është ndonjë akt sabotazhi, apo diçka e tillë dhe ne atë skenë e kemi tejkaluar, do të thotë ajo nuk qëndron”.

“Kemi intervistuar shumë njerëz, kemi marrë shumë deklarata, i kemi dërguar para prokuorit dhe deri në këtë moment kur ne flasim nuk ka ndonjë element që neve na dërgon në atë drejtim që diçka është bërë në mënyrë të qëllimshme për të dëmtuar diçka”, u shpreh Elshani

 

Koalicioni me VV-në Prizren, flet Zafir Berisha: Jam kundër hajdutëve

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës mbrëmë ka zyrtarizuar koalicionin me Artan Abrashin për të përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes në balotazhin e të dielës.

Zafir Berisha për herë të parë ka treguar arsyet që e çuan atë për të lidhur këtë koalicion.

Zafa për Indeksonline ka thënë se marrëveshja mes PDK-së e LDK-së në Prizren e ka shtyer që të marrë këtë vendim.

“Unë s’muj me u pajtu me koalicionet e secilës forcë politike. Koalicioni i PDK-së e LDK-së në Prizren është koalicion i pazareve, është marrëveshje biznesi dhe nuk është për të ardhmen e qytetit.
Këta që thirren në emër të LDK-së në Prizren ka 12 vjet që bëjnë marrëveshje biznesi me PDK-në.

Unë kam vendos me e mbështetë Artanin ngase është djali i mikut tim të vjetër. Kjo marrëveshje nuk është mbështetje për Albinin. Nëse dikush mendon që Zafa munet me e mbrojt Kosovën nga politikat e gabume të Kurtit e kanë gabim. Unë i kam 3-4 mijë vota mbi supe, ndërsa Kosovën duhet me e mbrojt Lumiri e Memli që janë bashkëfajtor të situatës aktuale” ka thënë Zafir Berisha.

I pyetur nga Indeksonline për reagimet e Nismës Socialdemokrate pas koalicionit të tij me VV-në, Berisha ka thënë një përgjigje të shkurtër.

“Janë prralla që nuk bie në nivel të tyre ngase unë kam vendos më ba ndryshim. Më mirë një ndryshim i vogël me Abrashin se sa me ua lënë në dorë Prizrenin hajdutëve” ka thënë Zafir Berisha.

Nënshkruhet koalicioni, edhe kjo parti i jep mbështetje PDK-së në Mitrovicë

Është nënshkruar zyrtarisht koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së në Mitrovicë për balotazhin e 9 nëntorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës ka dhënë njoftimin përmes facebook-ut, duke falenderuar kryetarin e AAK-së në Mitrovicë, Qazim Nimani për mbështetjen.

Postimi i plotë:

Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.

Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen!

Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës.

9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike! 🤝

Debati i madh për Prishtinën sonte në këtë orë

Më në fund, ballë për ballë. Kandidatët për kryetar të Prishtinës vijnë sonte në Pressing në T7 në ndeshjen e shumëpritur.

Debati televiziv i cili do të fillojë në 20:45, do të shënojë takimin e parë të vërtetë ballë për ballë midis kryetarit aktual dhe atij që synon t’ia marrë vendin në udhëheqjen e kryeqendrës së Kosovës.

“Dueli i madh i Prishtinës vjen sonte në Pressing! Përparim Rama përballë Hajrulla Çekut; kush e fiton, kush e mban – e mbi të gjitha, kush e bind kryeqytetin? Mbase e kuptojmë sonte nga ora 20:45 në T7”, shkroi në një postim në Facebook, drejtuesi i emisionit, Leonard Kërquki.

Tash e sa kohë, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku kanë kultivuar antagonizmat e tyre nga një distancë e sigurt, duke e denoncuar njëri-tjetrin për punët e planet në kryeqytet. Ata e gjejnë njëri-tjetrin në kahje të kundërta jo vetëm në Prishtinë dhe përballja e tyre do të jetë e nevojshme për t’u dhënë substancë edhe dallimeve e mosmarrëveshjeve që i ndajnë vizionet e tyre përkatëse, por edhe të dy subjektet politike të cilave u takojnë: LDK-së dhe LVV-së.

Finalja që do ta përcaktojë drejtimin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme është të dielën dhe kandidatët për kryetar vijnë në këtë debat të parë në studion kryesore të T7 me diferencë të vogël votash. Në rundin e parë, Rama mori 33.71% ose 35,595 vota; partia e tij, LDK-ja, doli e para në kryeqytet me 29.10% ose 29.063 vota. Çeku u rendit i dyti me 33.21% ose 35,077 vota, ndërsa partia e tij, LVV-ja, përfundoi e treta me 21.88% ose 21,853 vota.

Sonte, kandidatët pritet të synojnë ta parapërcaktojnë fundin e kësaj gare, e cila premton të jetë e ashpër. Andaj, natyra e pashembullt e kësaj përballjeje amplifikon më tej edhe pritjet dhe rreziqet që tashmë ata i kanë parasysh.

Debati pritet të nxjerrë për secilin nga kandidatët pikat e tyre kryesore, ato të dobëtat dhe të shpërfaq – me siguri – fazat kritike të përballjes që do ta bëjnë dallimin edhe në kutitë e votimit të dielën.

Kush e bind Prishtinën?

Kush e mban?

Dhe kush e humb?

Përgjigjet ndoshta kuptohen sonte, në dy orë debat.

Lushtaku: Koalicioni me LVV-në i pamundshëm, episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se një koalicion parazgjedhor mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje është i pamundshëm, edhe nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti e ndryshon qasjen gjatë fushatës.

Duke folur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Lushtaku është shprehur i bindur se mandati i Qeverisë Kurti ka përfunduar me këto katër vite.

“Unë besoj që episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar me këtë mandat dhe çdo skenar me Vetëvendosjen është i pamundshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe në koalicionet që mund të imagjinohen. Do të luftoj kundër çdo koalicioni të ardhshëm me Vetëvendosjen, sepse ata e kanë treguar më së miri fytyrën e vet kur e kanë marrë pushtetin, duke nënçmuar çdo vlerë të kësaj shoqërie, përfshirë UÇK-në. Kjo e bën të pamundur që ne të kemi një koalicion me VV-në”, ka deklaruar Lushtaku.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Kurti ka kërkuar gjithmonë nënshtrim e jo partneritet nga partitë tjera politike.

“Albin Kurti kurrë nuk ka kërkuar partneritet, por nënshtrim me të gjitha partitë. Ne këtë qasje autoritare nuk e përballojmë. Ne kemi luftuar me mjete të tjera para çlirimit, por tani do të luftojmë në mënyrë demokratike, me fjalën dhe veprimin për ta ndryshuar këtë gjendje dhe për t’i kthyer dinjitetin Kosovës. Pavarësisht nëse je fitues i garës, qoftë edhe me 1%, ke përgjegjësi më të madhe për formimin e institucioneve, e jo të sillesh si autoritar e fyes”, ka shtuar Lushtaku.

“Rugova po e shikon ftohtë nga fotografia”, Haxhi Avdyli komenton koalicion PDK-LDK në Prizren

Koalicionin PDK-LDK në Prizren, deputeti i ‘Guxo’ Haxhi Avdyli e ka interpretuar në mënyrën e tij, duke thënë se presidenti Rugova “sikur po shikon me habi çka po nënshkruhet”, bazuar në fotografinë e ndodhur në sfond të presidentit Rugova.

Avdyli parashikon se “shikimi tij i ftohtë nga foto veq një mesazh e ka: Si është mundur që ata që udheheqin tani LDK-në të kenë rënë kaq poshtë. Ku mbetën idealet që dikur kishim ne themelltarët”, ka shkruar Avdyli duke komentuar foton e Rugovës.

Postimi i plotë:

Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative padinë për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, nr. 02/273, të datës 31.10.2025, për miratimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Së bashku me padinë, AVONET ka propozuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë në detyrë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.

Ky propozim është ngritur në bazë të nenit 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative, duke u arsyetuar se zbatimi i vendimit do të shkaktonte dëme të rënda dhe të pariparueshme ndaj rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe interesit publik të Republikës së Kosovës

Në padinë e dorëzuar, AVONET thekson se Qeveria në detyrë me rastin e miratimit të vednimit në fjalë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 72, si dhe me nenet 28, 29 dhe 31 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat kufizojnë veprimtarinë e një qeverie që ushtron funksionet vetëm për çështje të domosdoshme administrative dhe jo të miratoj projektligje. Sipas analizës ligjore të AVONET, miratimi i projektligjit për ndarjet buxhetore përbën një akt me karakter administrativ dhe politik, i cili tejkalon kompetencat e një qeverie në detyrë. Për më tepër, theksohet se Kryeministri dhe disa ministra të kabinetit qeveritar tashmë janë në funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, çka përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe ndalimit të ushtrimit të dy funksioneve publike njëkohësisht.

Përmes kësaj padie, AVONET kërkon nga Gjykata që të anulojë vendimin e Qeverisë në detyrë si të paligjshëm dhe antikushtetues, si dhe të pezullojë efektet e tij deri në vendimin përfundimtar, duke garantuar respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe parimit të shtetit të së drejtës.

PDK, LDK dhe AAK bashkojnë forcat edhe në këtë komunë kundër Vetëvendosjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.

Qazim Nimani me strukturat e partisë do e mbështes Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës në garën e balotazhit më 9 nëntor, karshi Faton Pecit të LVV-Guxo.

Marrëveshja e koalicionit siç ka mësuar Mitropol do nënshkruhet në ora 13:00.

Kujtojmë se PDK nënshkroi dje edhe me LDK-në në Mitrovicë. Përveç tyre, Tahirin po e mbështet edhe AKR, dhe KDTP.

Rrahen katër persona në Podujevë, bëhen për spital

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur në Lupç të Epërm të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se katër personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor.

Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet se të dyshuarit janë arrestuar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”.

“Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në njoftim.

Bajrami: Problemin me Listën Serbe e kanë ata që janë koordinuar me Radojiçiqin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se aspak nuk e ka problem Listen Serbe, por atë e kanë problem kanë ata që janë koordinuar ditë e natë, fshehurazi dhe kanë bërë pazare me Radojiçiqin.

Bajrami në një reagim në Facebook, thotë se asnjëherë nuk ka komunikuar me asnjë anëtar të Listës Serbe.

“Kurrë në jetë nuk kam koordinuar punët e shtetit, pagat e veteranëve me Listën Serbey Kurrë në jetë nuk kam folur me Radojiçiqin. Prandaj, nuk e kam hiq problem Listën Serbe. Problem Listën Serbe e kanë ata që janë koordinuar ditë e natë, fshehurazi dhe kanë bërë pazare me Radojiçiqin”, tha ajo.

Sipas saj, Lista Serbe duhet t’iu nënshtrohet rregullativës ligjore.

 

 

“Me këtë çështje duhet të merret edhe Qeveria e ardhshme e Republikës. Për Listen Serbe është dashur të kishte vendim nga shefi i Mimoza Kusarit, z.Albin Kurti! E dyta, kërkoj falje që iu referova sonte në Debat Plus gabimisht ambalazhuesve të ujit. Hajna janë qeveritarët dhe ata që po ndiqen nga drejtësia për korrupsion, e që kanë bërë faljen e borxheve. Ata duhet të përfundojnë në burg.  Ata që kanë dëmtuar shtetin dhe kanë falur borxhet janë qeveritarët, në krye me deputetin Albin Kurti, si dhe ata që janë në procedura gjyqësore për korrupsion e keqpërdorim të detyrës”, thotë më tej.