Ministria publikon çmimet e naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Përderisa gjatë së mërkurës një litër naftë blihej me 1.65 euro, sot një litër naftë është më lirë për një cent, pra sot litri i naftës mund të blihet me 1.64 euro.

Ndërkaq një litër benzinë sot kushton 1.39, kurse një litër gaz mund të blihet me 0.87 euro. /Zëri

Image
Lajmërohet deputeti i Vetëvendosjes që u “akuzua” se ia shkroi fjalimin Fatos Gecit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli ka mohuar kategorikisht pretendimin e Nehat Gecit, xhaxhait të deputetit Fatos Geci, se gjoja ai është autori i fjalimit skandaloz të nipit të tij në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket fjalimit, deputeti ka reaguar duke thënë se fjalimin e ka shkruar vet. Sa më përket mua, dihet publikisht qëndrimi im për krerët e UÇK-së në Hagë”, ka thënë Kërqeli.

“Kam qenë në vizitë në Hagë në vitin e parë të paraburgimit, ku kam takuar të gjithë të paraburgosurit një nga një. Në dy protestat e organizuara kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje, e kam marrë pjesë edhe vet”.

“Lutem sot, e dje e çdo ditë që ata sa më parë të kthehen në mesin e familjeve të tyre”.

Tragjedi në fshatin Kabernik: Babai vret vajzën 2-vjeçare, më pas vetën

Një tragjedi raportohet se ka ndodhur sot në Bosnjë e Hercegovinë.

Dyshohet se një burrë 49 vjeçar e ka vrarë vajzën e tij 2 vjeçare dhe më pas e ka vrarë vetën.

Prokuroria Publike e Qarkut të Sarajevës Lindore, ka bërë të ditur se është urdhëruar autopsia e trupave të babait e fëmijës, që u gjetën të vdekur në fshatin Kabernik, pranë Vishegradit.

“Prokurori kujdestar ka drejtuar hetimet në vendngjarje dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik. Është urdhëruar autopsia për të përcaktuar saktësisht kohën dhe shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruajnë mediat.

Bazuar në rezultatet e para të hetimet dyshohet se E.D, nga Gorazhde ka vrarë fëmijën e tij dyvjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave lokale, ai ishte i ndarë nga bashkëshortja, i kishte lënë familjes një letër lamtumire, të cilën ata e kanë raportuar në polici, të cilët kanë dalë në terren dhe në fshatin Kabernik kanë gjetur trupat e babait dhe fëmijës

Rama nuk ndalet: tjetër shkarkim në Komunë, ja kush e zëvendëson drejtorin e Shëndetësisë

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po shihet si goditje brenda strukturave të LDK-së.

Nga detyra është liruar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Izet Sadiku, i cili përmes një reagimi publik ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe institucionet për mbështetjen gjatë ushtrimit të funksionit.

“Ka qenë nder dhe përgjegjësi e veçantë të shërbej në këtë detyrë…”, ka shkruar ai, duke shprehur mirënjohje për qytetarët, stafin shëndetësor dhe drejtuesit institucionalë.

Sipas informacioneve, në vend të tij është emëruar Bujar Gashi, i cili pritet të marrë drejtimin e sektorit të shëndetësisë në kryeqytet.

Ky është shkarkimi i dytë brenda një kohe të shkurtër nga ana e Ramës, në një periudhë kur raportet brenda LDK-së janë përshkallëzuar dhe tensionet janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Lëvizjet e fundit në Komunën e Prishtinës po interpretohen si pjesë e një riorganizimi më të gjerë politik, ndërsa nuk përjashtohet që shkarkime të tjera të pasojnë në ditët në vijim.

Reagon babai i Fatos Gecit: Qëndrimin tonë ndaj Thaçit e di krejt Kosova

Halil Geci, babai i deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka thënë se po synohet të dëmtohet koalicioni VV-GUXO.

Nehat Geci deklaroi se vetë Fatos Geci i ka thênë se deputeti Ilir Kërceli ia ka shkruar fjalimin

Të njëjtën e kishte thënë edhe Gani Geci në “Pressing” të T7, referuar Nehatit.

Fatos Geci ka uruar burgim të përhershëm të Hashim Thaçit, por Halil Geci tha se djali e tij nuk e vendosë procesin gjyqësor.

Sipas tij, ata që po akuzojnë problemin e kanë me Albin Kurtin e Donika Gërvallën, jo me Gecin.

Kurti emëron Bajramin kryenegociator në dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Me këtë rast Kurti e uroi Bajramin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Krahas pozitës së re, Bajrami është ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës.

Deputeti Geci i reagon xhaxhait të tij, Gani Gecit: Une i kam shkruar vetë ato fjali

Deputeti i VV, Fatos Geci ka reaguar pas deklaratave të Gani Geci, i cili ka thënë se fjalimi i mbajtur në Kuvend nuk ka qenë i rastësishëm, por i ndikuar nga një figurë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Fatos Geci ka shkruar se ato fjalë i ka shkruar vetë ao në mënyrë spontante, duke mohuar se ia ka shkruar dikush tjetër.

Postimi i plotë:

Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave.

Fjalimi skandaloz i deputetit të VV-së, reagon edhe Gani Geci

Gani Geci foli rreth fjalimit të deputetit të VV-së, Fatos Geci.

Geci pati kritika për disa nga figurat e VV-së që u distancuan nga fjalimi i deputetit.

Geci tha që fjalimi i’u dha nga një deputet i kësaj partie i cili është njeri iafërm me Konjufcën e Kurtin.

Kosovë drejt zgjedhjeve? Ja kur pritet të mbahen

Më shumë se asnjëherë në legjislaturën e 10, tani në horizont po shihen zgjedhjet e reja.Për një garë të re, nga LDK- janë mëse të gatshëm.

“Partitë politike gjithmonë të gatshme për zgjedhje, si me i pyet ekipet e futbollit a janë të gatshme për futboll”, ka deklaruar Besian Mustafa, Deputet i LDK-së.Po kaq të gatshëm për një proces të ri zgjedhor, është shprehur edhe një deputet tjetër i gjeneratës së re.

“PDK është partia me strukturat më stabile në vend, dhe marrë parasysh, jam i bindur se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje”, ka theksuar Artan Behrami, Deputet i PDK-së.Në rast se nuk arrihet një konsensus për Presidentin, për çka ka pak gjasa, datat e zgjedhjeve, tanimë dihen.

“Në rast se nuk do ketë përfshirje të Kushtetueses me ndonjë lëndë, ekzistojnë dy data: 7 qershor dhe 31 maj, si datat e vetme kushtetuese”, ka deklaruar Eugen Cakolli, Instituti Demokratik i Kosovës.Por, cilado që të jetë data, diçka dihet me siguri: disa nga komisionerët që numëruan vota në zgjedhjet e fundit, tani zgjedhjet e reja potenciale, ka mundësi t’i presin në paraburgim. Ky precedent, pritet që të ketë jopak ndikim, në perceptimin publik.

“Me atë që ngjau në zgjedhjet e fundit, normalisht që do reflektonte në kuptim të pjesëmarrjes, por edhe vëmendjes së procesit të numërimit i cili në zgjedhjet e fundit, prodhoi qindra/mijëra vota preferenciale dallim”, ka deklaruar Eugen Cakolli, Instituti Demokratik i Kosovës.Por, partitë, nuk presin që të kenë problem që të gjejnë komisionerë, që do ta marrin përgjegjësinë për numërim të votave.

“Ne kemi anëtarësi të gjerë, nuk kemi probleme të tilla, ata komisionerë që kanë bërë shkelje, do përballen me ligjin”, ka theksuar Besjan Mustafa, Deputet i LDK-së.“Në demokraci, mësohet nga precedentët, nga rastet. Rastet që ishin së fundmi ndërpartiake. Andaj besoj që KQZ dhe partitë duhet të mësojnë nga situata, në mënyrë që të kemi zgjedhje të rregullta”, ka deklaruar Artan Behrami, Deputet i PDK-së.

Zgjedhjet eventuale, mund të evitohen veç nëse deri më 28 prill zgjidhet Presidenti apo Presidentja e Republikës së Kosovës./Dukagjini

Faton Klinaku: Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit të Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me një foto me Thaçin, të publikuar në profilin e tij, Klinaku i ka akuzuar rëndë ata që e ofendojnë ish-presidentin.

“Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”.

Një ditë më parë, Geci në Kuvend tha se Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Nga kjo deklaratë u distancuan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.