div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33979 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rama nuk ndalet: tjetër shkarkim në Komunë, ja kush e zëvendëson drejtorin e Shëndetësisë

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po shihet si goditje brenda strukturave të LDK-së.

Nga detyra është liruar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Izet Sadiku, i cili përmes një reagimi publik ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe institucionet për mbështetjen gjatë ushtrimit të funksionit.

“Ka qenë nder dhe përgjegjësi e veçantë të shërbej në këtë detyrë…”, ka shkruar ai, duke shprehur mirënjohje për qytetarët, stafin shëndetësor dhe drejtuesit institucionalë.

Sipas informacioneve, në vend të tij është emëruar Bujar Gashi, i cili pritet të marrë drejtimin e sektorit të shëndetësisë në kryeqytet.

Ky është shkarkimi i dytë brenda një kohe të shkurtër nga ana e Ramës, në një periudhë kur raportet brenda LDK-së janë përshkallëzuar dhe tensionet janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Lëvizjet e fundit në Komunën e Prishtinës po interpretohen si pjesë e një riorganizimi më të gjerë politik, ndërsa nuk përjashtohet që shkarkime të tjera të pasojnë në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *