Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 26.03.2026, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa rajone e do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

LP 10kV J09 Grashtic Radashec (kodi: 14016001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.

Vendet: Grashtice, Radashec.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron

2.

NS 110/35/10[kV] Palaj;

Nga Stabilimenti TS Blinda Sibovc-Degzimi per Grabovc nga ora 11:00 deri 13:00 do të ndërpriten këta TS:

TS 10/0.4[kV] Sibovc te Kongjelet (kodi: 18024001040 )

TS 10/0.4[kV] Sibofc te Kelmendet (kodi: 18024001041 )

TS 10/0.4[kV] Shipitull (kodi: 18024001043 )

TS 10/0.4[kV] Grabovc-Hasanajt stac trenit (kodi: 18024001044 )

TS 10/0.4[kV] Grabovc-Behrami (kodi: 18024001045 )

TS 10/0.4[kV] Grabovc-Berishet (kodi: 18024001048 )

TS 10/0.4[kV] Grabovc-Sogojevet (kodi: 18024001049 )

TS 10/0.4[kV] Grabovc-Zogianet (kodi: 18024001050 )

TS 10/0.4[kV] Grabovc-Banushi (kodi: 18024001047 )

TS 10/0.4[kV] Tr.Privat ( te mulliri) N.Mjekiqi (kodi: 18024001161 )

TS 10/0.4[kV] Valon Etemi “SB Construction”shpk (kodi: 18024001070 )

TS 10/0.4[kV] Grabovc-Ronollt (kodi: 18024001071 )

TS 10/0.4[kV] Sami Berisha (kodi: 18024001073 )

Vendet: Sibofc, Shipitullë, Fsh. Grabovac, Fsh.Grabovc I Epërm, rr.12 qershori, 8marsi, Graboc, TS I ri.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi ndërprerësit të fuqisë.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Lumi i madh-Prugovc (kodi: 15019008) nga 09:00 deri 16:00

Vendet: Nici Petroll, Te Bazeni-Halim Thaqi, Amazona, Fsh. Stanovc i Ulët, Lumi I Madh-banesat, Stanofc I Epër, Bujaria B.M, Bakshi, Fsh. Prugovc, Milloshevë  te Shkolla, Hamdi Aliu Qender Rekreative Sportive Afariste, “Barileva” Sh.P.K,

Arsyeja: Projekte Investive Montimi i konzollave, Energjizimi i linjes si dhe pune tjera elektrike ne kuader te Projektit.

2.

Nga TS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Prelluzha (kodi: 18024003) nga 09:00 deri 16:00

Vendet: Fidanishte ,Fidanishte Kastriot ,Hashant,Elektro monti,Palaj.Stanovci i ulet, Prilluzha, Lumi i madh, Gllavotini, Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku.

Arsyeja: Projekte Investive Montimi i konzollave, Energjizimi i linjes si dhe pune tjera elektrike ne kuader te Projektit.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Loxha (kodi: 51000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.

Vendet: Fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellcë i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardanija 1,2 dhe 3.

Arsyeja: Mirembajtje preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10[kV] Shtime do të  ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rashinca (kodi: 41046001) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

Vendet: Fshatrat: Davidovc, Gjugjaj (Gjurkoc) (një pjesë),  Gjurkoc, Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.

Arsyeja: Projekte Investive. Demontimi i përçuesit ekzistues ,shtrirja e përçuesit të ri me gjitha elementet përcjellëse si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 4.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J07 Stacioni Hekurudhor (kodi: 73000004) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Akrashticë, Ashlan, Balinc, Beqiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan  (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha  (një pjesë).

Arsyeja: Mirembajtje preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J43 Bistazhini (kodi: 81000051)  nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet:Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.

Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Qamëria, Ujësjellsi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë, Rahovica

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

2.

Nga NS 35/(10)[kV] Gjilani IV do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J01 Halla e Sporteve (kodi: 60063001 ) nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Rrugët: Idriz Seferi, Ferizajt, Lot Vaka (një pjesë), Murat Kryeziu (një pjesë) dhe Nikete Dardani (një pjesë)

Arsyeja: shkyqje per shkaqe sigurie, Testimi i Mbrojtjes Rele

3.

Nga NS 35/(10)[kV] Gjilani IV do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] TS. 10 (kodi: 60063002) nga ora 11:00 deri 12:00

Vendet: rr. Skënderbeu,rr. Gursel Sylejmani,Kodra e dëshmorëve,te përmendorja,rr. Shaban & Sami Ukshini

Arsyeja: shkyqje per shkaqe sigurie, Testimi i Mbrojtjes Rele

4.

Nga NS 35/(10)[kV] Gjilani IV do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J04 Spitali (kodi: 60063004) nga ora 12:00 deri 13:00

Vendet: Qendra Medicinale – Spitali në rrugën Idriz Seferi.

Arsyeja: shkyqje per shkaqe sigurie, Testimi i Mbrojtjes Rele

5.

Nga Nga NS 35/(10)[kV] Gjilani IV do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J11 Bregu i thatë (kodi: 60063011) nga ora 13:00 deri 14:00

Vendet: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Evlia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi, Agim Rashiti dhe Mretnesha Teutë

Arsyeja: shkyqje per shkaqe sigurie, Testimi i Mbrojtjes Rele

6.

Nga TS 35/10 [kV] Gjilani II do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Frigoriferi (kodi: 60061005)  nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Rrugët: 28 Nëntori (një pjesë), Afrim Zhitia, Agim Rashiti (një pjesë), Ali Hulugrica (një pjesë), Dheu i Bardhë (një pjesë), Fatmir Ibishi, Fehmi Agani, Gjergj Fishta (një pjesë), Hasan Tasini (një pjesë), Memin Beqiri, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Rukije Haliti, Shyt Mareci, Te Bazeni, Vëllezërit Llozana dhe fshatrat Kufcë e Epërme (një pjesë), Poredinë (Lagjeja Poredinë).

Arsyeja: Punimi i kokave kabllovike te TS-062 dhe TS-063

LDK nuk i voton këta dy emra për postin e Presidentit

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se qasja e tyre nuk ka ndryshuar qasjen për sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.

Në një paraqitje direkte në Rubikon të Klan Kosova, ajo tha se LDK-ja është stabilitet institucional dhe zgjidhje serioze.

“Kosova është në një situatë kur ka nevojë emergjente për një zgjidhje, dhe ky është qëndrimi ynë zyrtar dhe është konsistent, e kemi thënë edhe më parë. Këtu duhet thënë qartë se përgjegjësia kryesore për të gjetur një zgjidhje i takon partisë që e ka shumicën në Kuvend, që në këtë rast është Vetëvendosje, dhe çdo tendencë për t’i ikur përgjegjësisë ose për ta interpretuar ndryshe, është e pasinqertë dhe është keqinformim për publikun”, deklaroi Lushaku-Sadriu.Tutje, deputetja e LDK-së potencoi se partia që ajo përfaqëson nuk i pranon as Glauk Konjufcën e as Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidatë për president.

Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Vitia theksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të realizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual të presidentit.

 

“Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, është i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe theksoi se deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Kushtetuesja i jep afat shtesë Kurtit për presidentin, dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në aktgjykim është thënë se Kuvendit i jepen edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Më poshtë, Përfundimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata, bazuar në leximin dhe interpretimin e paragrafit 2 të nenit 86 të Kushtetutës që përcakton se “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”, rithekson se ky afat është detyrues dhe përfundimtar, dhe se marrë për bazë karakterin detyrues të këtij afati, i njëjti nuk mund të relativizohet.

Megjithatë, Gjykata thotë se duke iu referuar nënparagrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, përmes të cilit përcaktohet që Kuvendi shpërndahet në rastin kur “nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës”, Gjykata marrë për bazë kontekstin specifik të rrethanave të konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, vlerësoi se Kuvendi nuk ka pasur gjashtëdhjetë (60) ditë në dispozicion, brenda të cilës periudhë duhej përfunduar procedura për zgjedhjen e Presidentit.

“Si rrjedhojë, Gjykata rithekson se interpretimi i saj lidhur me afatet kushtetuese të përcaktuara me nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës, për zgjedhjen e Presidentit, ashtu siç është specifikuar në paragrafët 153-162 të këtij Aktgjykimi, mbeten të aplikueshme në të gjitha rastet e zgjedhjes së Presidentit në të ardhmen, përkatësisht procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë duhet të fillojë përpara dhe të përfundojë jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.

“Në fund, Gjykata rithekson që në rast se pas hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi, përmes të cilit përcaktohet që Kuvendi brenda tridhjetë e katër (34) ditëve duhet të vazhdojë dhe përfundojë zgjedhjen e Kreut të Shtetit, Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin/en e ri/re, Kuvendi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, pas ditës së shpërndarjes së Kuvendit, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafit 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës”.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafin 2 të nenit 113 të Kushtetutës, nenin 29 të Ligjit, dhe rregullat 48 (1) (a) dhe 65 të Rregullores së punës, më 25 mars 2026, njëzëri vendos të deklarojë kërkesën e LVV-së të pranueshme.

“TË KONSTATOJË që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik; TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që Vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 9 marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi”.

Gjykata tha se ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë rreth 5 për qind të mërkurën, ndërsa konflikti ShBA-Izrael dhe Iran vazhdon.

Rënia e çmimeve vjen pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, duke sugjeruar se mund të ketë progres drejt një marrëveshje armëpushimi.

Çmimi i naftës së papërpunuar brent ra për 6.08 dollarë, ose 5.82%, në 98.41 dollarë për fuçi të mërkurën.

“Plani i fundit 15-pikësh i propozuar nga administrata amerikane ende duhet të shqyrtohet dhe t’i përgjigjet, por duke marrë parasysh afatin e ndërprerjeve, duket se po eksplorohet një zgjidhje më e shpejtë dhe më e qetë,” tha analisti i kompanisë kërkimore Rystad, Janiv Shah.

Irani ka mohuar se kanë pasur biseda të drejtpërdrejta dhe një zëdhënës ushtarak iranian tha se Shtetet e Bashkuara po negociojnë me vetveten, raporton sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Nëse Irani mbetet kërcënim për Hormuzin, bota mund të përballet me vite me naftë që kushton 100-150 dollarë për fuçi, tha Larry Fink, drejtori i BlackRock, menaxherit më të madh të pasurive në botë, për BBC-në.

“Ne do të kemi recesion global,” tha Fink, kur u pyet nëse nafta qëndron në 150 dollarë.

Pavarësisht propozimit të raportuar amerikan, Izraeli dhe Irani vazhduan të shkëmbejnë sulme ndaj njëra-tjetrës të mërkurën.

Rusia sulmon Estoninë

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë ka deklaruar se një dron i lëshuar nga Rusia goditi oxhakun e një termocentrali në verilindje të vendit.

“Një dron goditi oxhakun e termocentralit Auvere. Askush nuk u lëndua në incident”, tha shërbimi, i njohur si ISS, në një deklaratë, duke shtuar se “droni hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse”, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Termocentrali Auvere ndodhet në Estoninë verilindore, afër kufirit rus.

Ankohet Vjosa Osmani: ‘Nuk po duan të më bëjnë presidente’

Presidentja e Vjosa Osmani është shfaqur së fundmi “ankuese” në raport me zhvillimet politike, duke deklaruar se “nuk po dojnë me e bo presidente”. Kjo interpretohet si pakënaqësi për mungesën e mbështetjes për një mandat të ri.

Osmani prej disa ditësh është duke zhvilluar një seri takimesh me qytetarë në mbarë vendin, aktivitete që po konsiderohen si pjesë e një fushate me nuanca politike, raporton Paparaci.

Të mërkurën në Prishtinë, ajo u shpreh në mënyrë joformale para një qytetari se “nuk po dojnë me m’bo presidente”.

Megjithatë, Osmani ka theksuar publikisht se këto takime kanë karakter falënderues dhe synojnë të shprehin mirënjohje për “mbështetjen e vazhdueshme” që ka marrë nga qytetarët.

Osmani nuk u propozua për presidente për një mandat të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa as deputetët e Guxo nuk ndërmorën ndonjë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidimin e saj.

Ndërkohë, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka zgjedhur të propozojë Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidatë për postin e presidentit.

Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit dështoi më 5 mars, duke krijuar një ngërç institucional.

Një ditë më pas, Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme deri më 31 mars.

Mandati i presidentes Osmani përfundon më 4 prill 2026.

Policia lëshon njoftim: Kërkohet kjo grua, dyshohet për…

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale „Vjedhje”.

Sipas autorizimit të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ngjarja ka ndodhur më 6 janar 2026 në një qendër tregtare në Ferizaj. Fotoja e të dyshuarit është publikuar nga Policia e Kosovës

Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.

Mediat serbe raportojnë për arrestimin e katër shqiptarëve në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”

Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.

Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një veturë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke ngarë në një autostradë përmes Serbisë, duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.