“Para se Zemaj ta sulmonte qytetarin ia ofendoi edhe nënën e gruan”

Avokati Liridon Kutllovci ka reaguar pas një incidenti që, sipas tij, ka ndodhur sot mes klientit të tij dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj. Në një deklaratë publike, Kutllovci ka bërë të ditur se deputeti ka ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit që ai përfaqëson.

Sipas versionit të avokatit, ngjarja ka ndodhur gjatë një interviste publike të deputetit Zemaj. Klienti i tij, i cili po kalonte pranë bashkë me bashkëshorten, i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetëm gënjeni”, duke shprehur, siç thuhet në deklaratë, frustrimin qytetar ndaj gjendjes politike e ekonomike në vend.

Në vend që të ruante qetësinë, deputeti Zemaj, sipas Kutllovcit, është kthyer me fjalë fyese, duke i thënë qytetarit: “Gënjen nëna dhe gruaja juaj”, fjalë që, sipas avokatit, janë shqiptuar në prani të bashkëshortes së qytetarit.

Pas pak sekondash, deputeti Zemaj e ka goditur me grusht klientin e tij, “pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij”, thuhet në deklaratë. Klienti i Kutllovcit, sipas avokatit, nuk është kundërpërgjigjur me dhunë, por ka reaguar duke njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

“Ky akt përbën sjellje të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht, veçanërisht kur vjen nga një deputet që ka për detyrë të japë shembull qytetarie dhe respekti ndaj ligjit,” thuhet ndër të tjera në reagimin e avokatit.

Kutllovci ka paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore që, sipas tij, rasti të mos mbetet pa përgjegjësi dhe që “dinjiteti i qytetarit të mbrohet plotësisht”.

Mirena për përleshjen e Zemajt me një qytetar: Fort mire ja paska ba

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar për incidentin e Armend Zemajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mirena vlerësoi se Zemaj shumë mirë ka bërë që e ka sulmuar.

“Armend Zemaj e paska godet me grusht nje qytetar ne sheshin e Prishtinës. Duke dhene nje interviste qenka porovoku prej tij. Fort mire ja paska ba. Pse i rras hunte e provokon, e njeri tuj dhane intervist! Kane marr zemer budallte, ndryshe s’ndalen…”, ka shkruar Mirena,

Ndërkaq, gjatë të premtes Armend Zemaj teksa po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës, një qytetar e kishte provokuar me fyerje deputetin Armend Zemaj i është përgjigjur me dhunë./gazetametro.net

Ky është qytetari që u sulmua nga deputeti Zemaj

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është përfshirë në një përleshje me një qytetar, derisa ishte duke dhënë një intervistë në qendër të Prishtinës.

Zemaj thuhet se e ka sulmuar qytetarin pasi që ai dyshohet se e ka provokuar me fjalë.

Siç merr vesh Insajderi, i përfshirë në incident me deputetin Zemaj është Nuha Osmani.

Lidhur me rastin nga policia kanë deklaruar: Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë.

Dallaveret me tenderë: SPAK’u hetim ndaj numrit dy të Qeverisë Rama, Belinda Balluku

Prej disa orësh në media të ndryshme në Shqipëri janë duke raportuar se numri dy në Qeverinë Rama, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit – SPAK. 

Gazeta Tema raporton se SPAK përmes zëdhënëses, Ada Heqimi në lidhje me këto raportime, nuk i ka konfirmuar e as mohuar hetimin: “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Ndërkaq, mediat shqiptare që kanë publikuar lajmin i referohen atyre që i quajnë “burime të rezervuara brenda SPAK”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Sipas raportimit, Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.

Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas raportimitështë thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

Raportimet bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Arben Gashi i del në mbrojtje Zemajt që grushtoi qytetarin: Armendi qëndron i palëkundur

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, i ka dalë në krah bashkëpartiakut të tij, Armend Zemajt, i cili sot e grushtoi një qytetar në shesh.

Zemaj ka thënë se “dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar”.

“Dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar, sepse nuk është vetëm ndaj individit, por ndaj vetë funksionit publik që ai përfaqëson. Në një shoqëri demokratike, kritika është e domosdoshme dhe e shëndetshme, por dhuna nuk ka vend. Armendi Zemaj qëndron i palëkundur”, ka shkruar Gashi.

Vetë Zemaj ka kërkuar falje, duke thënë se ka vepruar në afekt të vetëmbrojtjes.

Mefail Bajqinovci: LDK-ja para balotazhit është bërë agresive, po tenton të fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është përfshirë në një përplasje fizike me një qytetar.

Bajqinovci, ka shkruar në “Facebook” se LDK është bërë agresive para balotazhit duke e lidhur me zgjedhjet lokale në Prishtinë.

“LDK-ja para balotazhit është bërë agresive. Në vend që të kërkojë votën me ide e projekte, po tenton ta fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës“, ka shkruar ai

Policia e Kosovës tha se rasti ka ndodhursot rreth orës 15:00 në sheshin qendror të Prishtinës.

Deputeti Zemaj dhe qytetari janë intervistuar në polici për rastin.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.

Ndërkohë, Zemaj ka dal me një reagim pas rastit duke treguar se ndjen keqardhje.

Sipas tij ishte qytetari që e ka provokuar me fjalë të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Tutje, deputeti i LDK-së, kërkoi falje duke shtuar se do të duhej të ruante qetësinë.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, shkroi ai.

Përleshja fizike me qytetarin, reagon Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është përfshirë në një përleshje fizike në sheshin e Prishtinës

Zemaj ka dal me një reagim pas rastit duke treguar se ndjen keqardhje.

Sipas tij ishte qytetari që e ka provokuar me fjalë të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Tutje, deputeti i LDK-së, kërkoi falje duke shtuar se do të duhej të ruante qetësinë.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, shkroi ai.

“Po rreni”- Armend Zemaj e grushton një qytetar në sheshin e Prishtinës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik në sheshin e Prishtinës, mëson Periskopi nga burime të sigurta.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një medium vendor, në qendër të kryeqytetit. Gjatë xhirimeve, një qytetar që po kalonte aty bashkë me familjen e tij e ka provokuar Zemajn me fjalë fyese

 

 

Sipas burimeve të Periskopit, teksa Zemaj po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës, qytetari në fjalë i ishte drejtuar Zemajt me disa herë me fjalët:

“Po rreni, mos rrej, po rreni mos rrej”,  reagimi i deputetit ka qenë i menjëhershëm duke iu kundërpërgjigjur me “Kush po rren?”.

 

 

Dhe duke  e goditur qytetarin në fjalë me grusht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipi teknik i xhirimeve si dhe deputeti tjetër, Agim Bahtiri, i cili ndodhej aty afër në momentin e incidentit dhe ka ndihmuar në ndarjen e palëve.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Qeveria Kurti ‘lëshon dorën’, ndan 10 mijë euro

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka  njoftuar se  ka mbajtur dje mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje, sipas njoftimi janë marrë dy vendime.

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 10,000€ (dhjetë mijë euro) me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.

Po ashtu në këtë mbledhje, qeveria ka aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Kuvendi konfirmon, ja kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë

Më 26 tetor mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Deputetët do të mblidhen në orën 10:00 për të votuar kabinetin qeveritar të mandatarit Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në rast të mos miratimit të qeverisë Kurti 3, presidentja e vendit do t’i jep mandatin një kandidati tjetër. Në rast se kjo dështon edhe për herë për dytë, atëherë Vjosa Osmani brenda 40 ditësh duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.