div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-18 category-paged-18 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sami Lushtaku: Studentët tanë nuk janë vetëm, pas tyre është populli shqiptar!

“Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.
I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.
Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.
Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.
Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët!” Sami Lushtaku

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë vit Kosova pritet të prodhojë municionet e para me vulën “Made in Kosova”.

Përmes një postimi në facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar punimet në fabrikën që po ndërtohet në Jahoc të Gjakovës për industrinë ushtarake, shkruan IndeksOnline.

Sipas Kurtit, në fazën fillestare do të prodhohen fishekë të kalibrave 5.56 mm dhe 7.62 mm, ndërsa projekti synon që në të ardhmen të prodhojë edhe dronë ushtarakë “Made in Kosova”.

“19 hektarë për industri ushtarake në kuadër të 140 hektarëve si zonë industriale e mbrojtjes me perimetër 6 kilometra, e që ndodhen 500 metra vijë ajrore larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra larg poligonit në Babaj të Bokës.Në hapin e parë historik për vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes do të prodhojmë fishekë të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm, për të vazhduar deri te dronët “Made in Kosova”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro për pajisje, trajnime dhe avancim të kapaciteteve ushtarake.

“Mandatin e kaluar kemi shumëfishuar buxhetin dhe blerjet sikurse kemi rritur kapacitetet njerëzore. Për ushtrinë tonë, gjatë katër viteve të ardhshme do të ndajmë mbi 1 miliard euro, duke siguruar fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për forcën tonë të armatosur”, ka shkruar Kurti./IndeksOnline/

 

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka pasur nevojë edhe për një fitore pas asaj që arrit më 28 dhjetor.

Por, Kurti ka thënë se partitë opozitare kanë nevojë edhe për një humbje.

“Fitorja ke rekord, 51.1%, jo 50 por 51, jo 51 por 51.1%. Ne nuk kemi pas nevojë edhe për një fitore, mirëpo blloku opozitar ka nevojë edhe për një humbje”, ka thënë ai, në një vide të publikuar në Facebook.

Ai i ka kujtuar mërgatës se kanë vetëm edhe 12 orë kohë për t’u regjistruar për të votuar.

“Është rekord regjistrimi i mërgatës, deri sonte në mesnatë kanë mundësinë të regjistrohen ata që nuk mund të vinë fizikisht”, ka thënë Kurti.

LVV sonte mban tubim në Gjakovë, ku do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë./teve1.info/

Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mbështetësi i VV’së

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka marrë kërcënim me jetë nga një mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kërcënimi iu është bërë pasi Lekaj publikoi një fotografi me bashkëshorten e tij në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

“A more pal more Pal, se të erdhi dita. Juve meritoni një P… në ballë apo litarin e jo votën”, është kërcënimi që i është bërë Lekajt.

Ish-Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Ish-Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 44 vjet.

Osmani ka lindur më 17 maj në vitin 1982 në qytetin e Mitrovicës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Mitrovicë, kurse Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master dhe studimet e Doktoratës ajo i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgh-ut në Pensilvani, ShBA.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës më 4 prill 2021.

Sulmohen fizikisht policët

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi të njëjtit fillimisht i kishin penguar, e më pas edhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

‘Rr. Bill Klinton, Klinë / 16.05.2026 – 17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që kishin penguar dhe më pas sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhte në njoftimin e policisë.

Sivjet Kurbani deri në 400 euro

Rritja e çmimeve në treg ka reflektuar drejtpërdrejt edhe tek kurbanet këtë vit, duke e çuar çmimin e therjes së një kurbani në Kosovë deri në 400 euro.

Fermerët thonë se shtrenjtimi i ushqimit për kafshë ka rritur ndjeshëm koston e mbajtjes së bagëtive, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë se kjo situatë po e vështirëson edhe më shumë mundësinë e familjeve dhe donatorëve për të kryer obligimin e kurbanit gjatë festës së Kurban Bajramit. Edhe Bashkësia Islami e Kosovës sivjet ka rritur çmimin për therjen e një kurbani në Kosovë në 200 euro, sa ishte vitin e kaluar 180.

Fermeri Adhurim Berisha thekson për KosovaPress se këtë vit çmimet e kurbaneve në fermën e tyre sillen nga 220 deri në 400 euro, ku në çmim përfshihet edhe therja e kurbanit. Megjithatë ai shpjegon disa faktorë që kanë çuar në ngritjen e çmimeve.

“Sivjet për momentin kurbani është nga 220 euro deri në 400 euro në fermën tonë, ku në çmim përfshihet edhe therja e kurbanit. Sivjet, ndoshta kisha me thanë ka pak një ngritje të vogël, mirëpo jo edhe shumë në krahasim me vitin e kaluar. Tu e marrë parasysh se tash edhe ushqimet ose produktet bazë të delet janë shtrenjtua, duhet që edhe na me shtrenjtua kurbanin. Për shembull sivjet u shkua deri 5 euro një dëng i sanës, vitin e kaluar ka qenë një euro e gjysmë deri dy euro. Ngritja e çmimit drithnave, po ashtu edhe këtë tu e marrë parasysh se gjithçka u shtrenjtua”, tha ai.

Ai theksoi se çmimet ndryshojnë varësisht nga lloji i kafshës.

Ndërkaq, organizata humanitare “Islamic Relief Kosova” thotë se tash e 26 vite realizon shpërndarjen e mishit të kurbanit për familjet me jetimë dhe familjet në asistencë sociale. Menaxheri i departamentit për ngritjen e fondeve lokale në këtë organizatë, Lavdim Gashi, tha se rritja e çmimit të kurbanit këtë vit ka ardhur si pasojë e rritjes së përgjithshme të çmimeve në treg dhe kërkesës së madhe për kafshë.

“ Fatkeqësisht ashtu siç na kanë përcjellë rritja e çmimeve në treg e cdo gjëje, e çdo produkti, rrjedhimisht ka ndikuar edhe te cështja e kafshëve të kurbanit. Vecanërisht tash që kërkesa është shumë e lartë, kështu, në aspektin jo vetëm në Kosovë po edhe jashtë, në krejt botën, edhe dihet, çdo herë faktikisht, çdo Bajram kanë shkuar duke u rritur çmimet. Po është dicka që nuk është e varur, nuk varet prej nesh, varet prej furnitorëve. Mirëpo ne kemi dashur në këtë rast me ofruar mundësi për donatorët tanë të cilët, për të cilët mundet me qenë shuma e lartë, e që është 200 euro nuk është edhe e vogël”, thekson Gashi.

Gashi shpjegoi edhe procedurat që ndjek organizata për identifikimin e familjeve përfituese dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.

Ai theksoi se organizata aplikon kritere strikte për furnitorët dhe kontrollin e mishit para shpërndarjes.

Ndryshe, therja e kurbanit është një nga ritualet më të rëndësishme fetare në Islam dhe kryhet gjatë festës së Kurban Bajramit, në shenjë bindjeje, sakrifice dhe afrimi ndaj Zotit. Ky ritual lidhet me ngjarjen e profetit Ibrahim, i cili sipas besimit islam ishte i gatshëm të sakrifikonte djalin e tij, Ismailin me urdhër të Zotit, por në momentin e fundit Zoti e zëvendësoi atë me një kurban.

Për myslimanët, therja e kurbanit simbolizon devotshmërinë, solidaritetin dhe ndihmën për familjet në nevojë, pasi mishi i kurbanit shpërndahet për të afërmit, fqinjët dhe shtresat sociale me kushte më të vështira ekonomike. Këtë vit festa e Kurban Bajramit në Kosovë është më 27 maj.

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës në Eurovision që po mbahet në Vjenë.

Gazetari, Albert Limani i cili ishte i pranishëm duke ndjekur performancën e artistit shqiptar, Alis Kallaçi me këngën “Nan” bëri të ditur se një grua nga delegacioni serb ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook, teksa ka publikuar edhe videon nga momenti i incidentit.

Komuna e Ulqinit me rregullore të re për plazhet, kush s’e respekton gjobitet

Kryetarja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në mbledhjen e fundit të këtij institucioni u miratua rregullore e re për sjelljen në hapësirat publike me qëllim ruajtjen e rregullit, etikës dhe imazhit të qytetit.

Sipas kësaj vendimi, është e ndaluar lëvizja me kostum banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe pishinave.

Ndalimi vlen për:

rrugët
sheshet
shëtitorët
parqet
zonat e këmbësorëve
hapësirat e gjelbra

Për shkelësit parashikohen gjoba nga 350 deri në 500 euro.

Rregullorja u miratua për të ruajtur rendin, kulturën e sjelljes dhe respektin ndaj hapësirave publike të përbashkëta, shtoi Popoviç.

Rrahu me grushte e shqelma në kokë gruan në Fushë Kosovë – 50-vjeçari përfundon në ndalim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Bresje të Fushë Kosovës, ku një burrë dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është E. A (50 vjeç), ndërsa viktimë figuron A. Sh (44 vjeç).

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 16 maj 2026 rreth orës 01:00 në rrugën “Bedri Pejani” në Bresje.

Sinjali mëson se i dyshuari dyshohet ta ketë goditur viktimën me grushte dhe shqelma në pjesën e kokës.

Burimet bëjnë të ditur se deri në këtë fazë ende nuk dihet motivi që çoi deri te incidenti.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të Prokurorit kujdestar për dhunë në familje, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.