Reagon Valon Syla: E lëshova studion se unë s’jam lepur

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas përplasjes që pati me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se do ta kishte vazhduar debatin, por gjuha kërcënuese para dhe gjatë diskutimit e ka bërë situatën të papranueshme.

“E kisha vazhdu debatin në T7, por me gjuhë kërcënuese para dhe gjatë debatit s’është gjithmonë e tolerueshme… është një kufi. Mendoj se isha korrekt… por në mungesë argumenti, ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që s’i mora”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se në studio është përdorur një “monolog komandatash”, që sipas tij “vlen për ushtri, jo për studio”.

Syla ka treguar edhe pyetjen e tij për Lladrovcin:

“Pyetja e thjeshtë ke: Fitove, urime… por pse po don me hi me zor në zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim…”

Sipas tij, në vend të përgjigjes ka vazhduar ofendimi, ndërsa ai ka ironizuar duke thënë: “Fatkeqësisht unë s’kam kerr me kali… e as leper s’jam.”

‘Dorëzohet’ Valon Syla lëshon studion pas përplasjes me Ramiz Lladrovcin: S’kom më pyetje…

Debatit i ashpër është zhvilluar mes analistit Valon Syla dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci i tha Valonit “nëse është i dehur”.

Syla ia kthehu se “kjo është akuzë islamiste”.

Më pas Syla vazhdoi duke i thënë se “vazhdo monologun”.

Lladrovci ia kthehu se ka ardhur që të flas edhe me qytetarët.

Më pas Syla e lshoi studion e Pressigut.

“Babikë, mos kce si Kërcillë” – Lladrovci shpërthen ndaj Valon Sylës në debat televiziv

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është përplasur me gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7.

Syla e pyeti se pse e ka pritur me tepih të kuq presidenten Vjosa Osmani.

Vjosa Osmanit ti ia ke shtru tepihun e kuq, ku unë jam çuditë. Thash ku është kjo dashni”, ka thënë Syla.

Më pas atij ia kthehu përgjigjen Ramiz Lladrovci.

“Babikë, nuk je ti as patriot, as panelist. Nëse t’ka pagu dikush, ti më kallxon. Mos kce si Kërcillë”, tha Lladrovci.

Më pas Lladrovci tha se ai është institucionalit dhe i pret të gjithë krerët e shtetit.

Numërohen rreth 40% e votave, këta janë kandidatët që po prijnë me vota në Mitrovicë

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë po vazhdon procesi i numërimit të votave për kryetar komune dhe asamble komunale.

Sipas përditësimit të KQZ-së, për kryetar komune janë numëruar 47 nga 105 kuti votimi, apo 44.76%. Në vend të parë renditet Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 49.97% të votave ose 7,343 vota. Pas tij është Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje! me 45.60% të votave apo 6,701 vota.

Sa i përket votave për Kuvendin Komunal, janë numëruar 42 qendra votimi nga 105, ose 40% e tyre.

Kandidatët më të votuar për Asamblenë Komunale

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

Arian Tahiri – 4,833 vota

Fisnik Suma – 327 vota

Shkëlqim Ibrahimi – 253 vota

Majlinda Kurti – 247 vota

Artan Berisha – 223 vota

Lëvizja Vetëvendosje (VV):

Armend Begu – 2,683 vota

Jeton Zeneli – 194 vota

Erseka Barani – 180 vota

Kushtrim Zeneli – 165 vota

Alban Fejzullahu – 152 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

[1] Safet Kamberi – 1,591 vota

[3] Xhyljeta Imeri – 149 vota

[10] Muhamed Hoti – 127 vota

[2] Oltion Ahmeti – 125 vota

[25] Bujar Kutllovci – 122 vota

Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të të gjitha kutive.

Lladrovci flet hapur, tregon kë do ta mështes në balotazhin në Mitrovicë, befason me kandidatin

Ramiz Lladrovic, kryetari i Drenasit, i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetori kandidoi nën iniciativën “Për Drenasin Kampion” që fitoi në rundin e parë, ka mbajtur sot një konferencë për media.

Lladrovci, tha se do t’i ndihmojë kandidatët Arian Tahirin e Mitrovicës dhe Sokol Bashotën e Klinës në balotazh.

“Kam shumë miq të cilët kanë mbetur në balotazh. Ndihma ime do të jetë e pakursyer në Mitrovicë sepse Ariani e meriton pushtetin, por është edhe vendlindja e kryetarit tim Kadri Veseli, por do të provoj t’i ndihmoj edhe mikut tim të orëve të para të UÇK-së, dhe të organizimeve të hershme, zotëri Sokol Bashota”, deklaroi Lladrovci./RTV21

Kë do ta përkrahë PDK-ja në balotazh në Prishtinë, flet Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për pozicionin që do të mbajë PDK në procesin e balotazhit ku janë një numër i madh i komunave.

Krasniqi ka thënë se është normale që PDK do të ketë nevojë për partitë e tjera në disa komuna, por edhe partitë e tjera do të kenë nevojë për PDK-në në komuna të tjera.

Kur ka folur për Prishtinën, ka thënë se është temë e veçantë dhe se do ta diskutojnë në parti nëse do të marrin qëndrim për ta përkrahur ndonjë prej partive që do të jenë në balotazh.

Ai ka thënë se fillimisht i takon Uran Ismailit të merr qëndrim, e më pas për të vendosur bashkaraisht rreth pozicionimit për balotazhin e Prishtinës.

“Kryeqyteti është temë në vetvete, do të merr trajtimin meritor në kohën e duhur. I takon Uran Ismailit si kryetar i degës, normalisht besoj shumë që Urani ka qenë kandidati më i mirë dhe më i duhur për Prishtinën, për pak s’e arriti balotazhin. Jemi në një situatë, ku si në komunat tjera, Uranit i takon ta thotë fjalën e tij e ta marrim pastaj vendimin bashkë”, ka thënë Krasniqi.

Përditësim i të dhënave, kjo është gruaja më e votuar nga LDK

Janë numëruar 17.70% të votave për asambleistët e Podujevës.

Për momentin, gruaja më e votuar në LDK është Alisa Jetullahu.

Ajo ka 99 vota.

Kur do të dalin 100 eurot? Kjo është gjithçka që dihet deri tani

Kur do të dalin 100 eurot? Kjo është gjithçka që dihet deri tani

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se studentët për shtesat e 100 euro mund të aplikojnë deri në fund të muajit tetor, ndërsa ka treguar se kur mund të dalin paratë.

”Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se të drejtë aplikimi për shtesat prej 100 euro kanë të gjithë studentët aktivë të të gjitha niveleve Bachelor, Master dhe Doktoratë, të të gjitha universiteteve publike dhe private në Kosovë.

“Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet. Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit” – ka shkruar Murati.

Ndërsa për “Bursën e Mobilitetit”, sipas Muratit, kanë të drejtë aplikmi studentët e nivelit bachelor të universiteteve të akredituara në Kosovë.

Ai ka thënë se kusht për përfitimin e kësaj burse është që familja e studentit të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12 mijë euro.

Një qytetar e hoqi fotografinë e Memli Krasniqit, ndërhyn Lladrovci: Ktheje në vend, mos prekni kurrgjë!

Kryetari i Iniciativës “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, pas fitores pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit edhe për një mandat të kryetarit të Drenasit, me t’u rikthyer sonte në zyrën e vjetër, ku më parë

ka qenë selia e Degës së PDK-së në këtë qytet, një qytetar e hoqi fotografinë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, por Lladrovci menjëherë kërkoi që ta vendos sërish aty ku ishte.

“Ktheje në vend! Mos prekni kurrgjë!”, u shpreh i prerë, Lladrovci./EO

Nasim Haradinaj: Është fyerje të krahasohet Edi Rama me Albin Kurtin

Nasim Haradinaj ka folur për rrugëtimin nga Kosova drejt Hagës me një grup motoristësh nga shumë shtete të ndryshme.

Haradinaj është pyetur edhe për protestën që do të organizohet në Tiranë, dhe për kontributin e Edi Ramës dhe të kryeministrit Albin Kurti rreth çështjes që lidhet me Hagën dhe ish-krerët e UÇK-së.

Nasim Haradinaj ka thënë se është fyese që të krahasohet Kurti me Ramën, meqë sipas tij, kryeministri shqiptar është duke bërë më shumë se vetë veteranët për çështjen e Hagës.

 

 

“Ali Asllani ka thënë se s’krahasohet thëngiu me arin, vec krahasimi është fyes. Ta krahasosh kryeministrin tonë fatkeqësisht me kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai [Rama] është tu bo ma shumë se na dhe po na kritikon që s’po bëjmë më shumë”, ka deklaruar Haradinaj në FRONTAL.