div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-26 category-paged-26 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Edhe një komunë tjetër shpall gjendje emergjente, shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente dhe ka formuar shtabin emergjent.

“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në këtë komunë pas vërshimeve që ndodhën sot atje.

Numërohen mbi 90% e votave me kusht: VV-ja po kryeson bindshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Procesi është drejt fundit, pasi tashmë janë procesuar rreth 90% të votave.

Sipas rezultateve të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para me mbi 50% të votave me kusht, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.20%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.51%.

Nga Bedri Hamza deri te Arbnora Salihu – kush janë deputetë e PDK-së që siguruan ulëse në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar emrat e deputetëve të secilës parti që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Partinë Demokratike të Kosovës do ta përfaqësojnë 23 deputetë, bazuar në rezultatet e deritanishme të KQ-së, nga Bedri Hamza deri te Arbnora Salihu.

KQZ publikon emrat: Këta janë deputetët e VV-së që siguruan ulëse në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhur për mandatin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë LINK mund t’i gjeni emrat e secilit deputet dhe votat që kanë marrë.

PDK e rikthen një ulëse në Kuvend, kjo parti e humb një

Nga rezultatet e përmbledhura të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.65% apo 470 mijë e 127 vota.

Në vend të dytë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 20.43% apo 189 mijë e 632 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 13.32% apo 123 mijë e 609 vota. Ndërsa me 5.53% apo 51 mijë e 312 vota është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV ka arritur 57 ulëse në Kuvend.

PDK-ja 23, ndërsa LDK 14 dhe AAK 6 ulëse.

Nga ky ndryshim i fundit, mandatin e deputetit nga LDK-ja e ka humbur Fadil Hadergjonaj, ndërsa te PDK-ja është rikthyer Bekim Haxhiut.

/Reporteri.net/

Kryetari i kësaj partie konfirmon votën për “Qeverinë Kurti 3”

Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka konfirmuar se sipas rezultateve të deritanishme ka fituar një ulëse në Kuvend. Rashiq, në një intervistë për RTV21, tha se do ta votojë Qeverinë “Kurti 3”, por paraprakisht ka kërkuar një takim me Kurtin, në të cilin do t’i sqarohen disa çështje.

“Besoj se kemi siguruar një mandat, pasi diferenca e votave është e madhe dhe nuk jemi në rrezik sa i përket mandatit. Një mandat, por i vlefshëm. Unë kam përvoja të mira sa i përket bashkëpunimit me zotin Kurti. Ende nuk kemi biseduar për ndonjë lloj bashkëpunimi, por jam i sigurt se në ditët në vijim do të takohemi dhe do të bisedojmë. Jam i gatshëm për bashkëpunim, por normalisht ka detaje sa i përket përmirësimit të performancës. Nuk e shoh pengesën për vazhdimin e bashkëpunimit. Kushte nuk kemi për ta votuar Qeverinë Kurti 3, por ka kërkesa për korrigjime teknike për një drejtim më të mirë në interes të qytetarëve serbë. Vetë Kushtetuta thotë se një ministri duhet të udhëhiqet nga një ministër serb dhe të gjitha rrethanat po na drejtojnë drejt bashkëpunimit. Nuk e shoh pengesën në këtë moment që të vazhdojmë të bashkëpunojmë.”

Rashiq e ka lënë të hapur mundësinë e rizgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit, por fillimisht tha se është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të sqarojë nëse posti i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb i takon Listës Serbe, si shumicë në parlament, apo nëse ky post mund t’i takojë atij.

“Për momentin, Gjykata Kushtetuese është afër fundit të marrjes së një vendimi sa i përket ankesës së Listës Serbe. Nga ai vendim pres që të sqarohet saktë nëse partia më e madhe ka të drejtë që në mënyrë monopole ta ketë kandidatin e saj, apo nëse, si në rastin tim, mund të ketë një kandidat tjetër.”, tha ai.

Mbi 45% të votave të numëruara nga votat me kusht, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e deritashme nga votimi me kusht, ku deri më tani janë procesuar 26 nga 57 vendvotime, apo 45.61% e totalit.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson me 51.95% të votave, ose 1 mijë e 935 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.51%, përkatësisht 764 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11.14% ose 415 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.81% të votave, që përkthehet në 291 vota.

“Kurti s’e propozon Osmanin për presidente, ka një emër tjetër”

Gazetarja e Klan Kosovës, Ardiana Thaçi ka folur mbi mundësinë se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje, në qoftë se nuk zgjidhet presidenti.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Thaçi tha se kryeministri në detyrë, në një mënyrë po iu bën presion partive politike për ta votuar presidentin, pasi sipas saj, ai nuk e ka në mend ta propozojë sërish Vjosa Osmanin në këtë post, transmeton Klankosova.tv.

“Unë mendoj që Kurti i ka dy opsione pse thotë ‘në rast se nuk zgjidhet presidenti do të shkojmë në zgjedhje’. E para, do t’i mbajë në presion partitë politike që të bëhen bashkë për të zgjedhur presidentin, që unë mendoj sipas bindjes time, dhe rolit se si e luan lojën politike zotëri Kurti, nuk është e propozuara e tij Vjosa Osmani. Unë mendoj se zotëri Kurti do ta ketë një emër tjetër”, tha Thaçi.

Kurti me plan tjetër për presidentin? Mushkolaj jep sinjale të forta

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar në emisionin Debat Plus se nuk e sheh të mundshme që kryeministri Albin Kurti ta propozojë edhe për një mandat tjetër presidenten aktuale Vjosa Osmani.

“S’besoj se do të ketë zgjedhje për shkak se po flasim vetëm për një emër që ka shprehur interesim për t’u rizgjedhur në postin e presidentes, e kjo është zonja Osmani”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se, sipas tij, deklaratat e Kurtit lënë të kuptohet se mund të ketë një emër tjetër konsensual për këtë post.

“Sinjali që e ka dërguar zoti Kurti nuk flet vetëm për zgjedhje. Edhe kur flet për zgjedhje, unë mendoj se është sinjal se megjithatë do të gjendet ose do të propozohet dikush që mund të ketë konsensus shumë më të gjerë sesa vetëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje”, ka theksuar ai.

Mushkolaj ka shtuar se, për momentin, mungesa e emrave të tjerë konkretë e bën të vështirë analizën e situatës.

“Meqë nuk ka emra të tjerë për tani, është pak e vështirë të analizohet më tej, pasi nuk dihet se kush mund të jetë kandidati tjetër për postin e presidentit”, ka përfunduar Mushkolaj.

Deklarohen nga Presidenca për hetimin e pasurisë së Vjosa Osmanit

Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenca kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione të tilla.

Megjithatë siç tha Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, e mirëpresin çfarëdo verifikimi.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhi.”, tha Kupina per rtv21.

Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenca për rtv21.tv kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione të tilla.