div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-26 category-paged-26 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes i riu nga Rahoveci, la pas vetës gruan dhe 3 fëmijët

Ndahet nga jeta Nevruz Krasniqi në moshën 34 vjeçare nga fshati Dejnë.

Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale ku treguan se i ndjei la pas vetës bashkëshorten dhe tre fëmijët.

I plotë:

 

Arrestohet një grua në Podujevë

Një grua është arrestuar në Podujevë pasi e njëjta dyshohet për dhunë psikike ndaj bashkëjetuesit të saj.

Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur ditën e djeshme.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mësohet identiteti i të burgosurit që i dha fund jetës në Dyz, SHKK del me njoftim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sonte, rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë është gjetur i varur në dhomën e tij një i burgosur me inicialet E.G, me puls të dobësuar.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas rastit ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë.

I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë për datën 1 mars 2048.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. SHKK dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë bërë të ditur se janë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

I burgosuri që i dha fund jetës në Dyz ishte dënuar për dhunimin e dy të miturave

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas rastit kanë reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit, mirëpo pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë, shkruan IndeksOnline.

I ndjeri ishte duke vuajtur dënim me burgim prej 24 vitesh, të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi ishte shpallur fajtor për dy vepra penale të dhunimit ndaj dy vajzave të mitura, nën moshën 14 vjeç.

Sipas aktgjykimit, në rastin e parë, E.G. nga muaji nëntor i vitit 2023 deri më 1 mars 2024 e kishte detyruar një të mitur që të kryente akte seksuale me të.

Ndërsa, në rastin e dytë, nga një kohë e pavërtetuar deri më 1 mars 2024, ai kishte detyruar edhe një të mitur tjetër që të kryente akte seksuale.

Gjykata kishte shqiptuar ndaj tij dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh, ku i llogaritej edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 1 mars 2024, ndërsa masa e paraburgimit i ishte vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

E.G. ishte pranuar në institucionin korrektues më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë për datën 1 mars 2048.

Lidhur me rastin e vdekjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./IndeksOnline/

Vdes një grua në QKUK, dalin detajet e para

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gruaja e cila ishte duke u trajtuar.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti po trajtohet si “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2026, rreth orës 13:46, në Prishtinë.

“Nga QKUK është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ju është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim

Krimet ekonomike godasin në këtë komunë – priten arrestime për komisionerët që dyshohet se falsifikuan votat

Një aksion i ri i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në falsifikimin e rezultateve të votimit gjatë zgjedhjeve të fundit.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se aksioni është rezultat i punës disa javore hetimore, gjatë së cilës janë analizuar procesverbale, materiale zgjedhore, si dhe mospërputhje serioze mes rezultateve të deklaruara dhe të dhënave faktike nga vendvotimet.

Sipas këtyre burimeve, komisionerët tashmë janë të identifikuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një pjesë e tyre janë ftuar për intervistim, me mundësi që ndaj disa prej tyre të caktohet edhe masa e ndalimit për 48 orë, në varësi të peshës së dyshimeve dhe provave të siguruara.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente, ndërsa fokusi kryesor është manipulimi i fletëvotimeve, ndërhyrja në numërim dhe ndryshimi i rezultateve përfundimtare, veprime këto që përbëjnë vepër të rëndë penale.

Burimet theksojnë se ky aksion në Mitrovicë nuk është i izoluar, por është pjesë e një operacioni më të gjerë në nivel vendi, i cili ka nisur ditë më parë dhe pritet të zgjerohet edhe në komuna të tjera.

Në kuadër të hetimeve, pritet gjithashtu sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona mobilë, dokumentacion zgjedhor dhe materiale tjera që mund të shërbejnë si prova.

Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Hetimet janë në zhvillim.

këtë rast.

Abdixhiku: Nuk kemi folur për koalicione – jemi të gatshëm të flasim për Presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka fituar besimin e delegatëve të Kuvendit të Punës për të vazhduar në drejtimin e partisë.

Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit, Abdixhiku ka folur për mediat, duke theksuar se partia është e hapur për diskutime dhe bashkëpunim me të gjithë spektrin politik, duke theksuar nevojën për një president konsensual që do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës.

’Jo nuk kemi diskutime të tilla, kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk e kemi fjalën për pazare politike, kemi fjalën që duhet të ulën partitë që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës. Pra jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik, për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës. Pra kur themi marrëveshje politike, mos e merrni si të rëndë të gabueshme është gjëja më bazike që demokracitë e bëjnë, duhet të ulemi që të bëjmë një shumicë, përndryshe si do të bëhet ajo shumicë. LDK është e përkushtuar që të gjejë konsnesus, këtë duhet ta them, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë. ’’, ka thënë ai.

Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Ka ndërruar jetë Ramiz Bytyqi, nga fshati Kervasari i Komunës së Malishevës, një hero i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mjek i shquar.

Ai ka shërbyer si anestezist në spitalin e Pejës dhe ka kontribuar me përkushtim gjatë luftës, duke transformuar shtëpinë e tij në spital ushtarak dhe kryer mbi 50 operacione për të shpëtuar jetë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Lavdi për jetën dhe veprën e tij!

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur shqiptar Fitim Makashi, një ndër figurat më të shquara të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

I lindur në Gjirokastër më 10 prill 1944, Makashi ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, duke interpretuar role të paharrueshme në dhjetëra filma dhe drama.

Ai ka kontribuar gjithashtu si pedagog, duke formuar breza të rinjsh artistësh. Pas një karriere të lavdërueshme, ai do të kujtohet për natyrshmërinë dhe seriozitetin e tij në skenë.

Abdixhiku konfirmohet kryetar, një zyrtar i LDK-së jep dorëheqje

Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi se ky vendim është marrë si shenjë e marrjes së përgjegjësisë për dështimin e partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Nuk besoj që duhet të vazhdoj me çështjen e sekretarit sepse besoj se duhet të marrim përgjegjësi”, tha ai.