div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-28 category-paged-28 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është kandidati për deputet që i mori vetëm 11 vota

Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan DEMOS.

E, njëri nga kandidatët për deputet mori vetëm 11 vota deri më tani.

Fjala është për  BASHKIM LUBOJA nga “Iniciativa e re demokratike e Kosovës”.

LISTA:

Vuçiq: Zagrebi dhe Prishtina duan të më rrëzojnë, unë s’jam Sllobodan Millosheviqi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori pjesë të hënën në hapjen e një spitali të ri në Trebinje. Nga aty, Vuçiq ka thënë se shtetet e rajonit po punojnë për ta rrëzuar atë. Ndër të tjera ai e akuzoi edhe Prishtinën zyrtare.

“Njerëzit në Serbi e duan Republikën Srpska dhe nuk turpërohen ta thonë këtë. Është më mirë të jetosh si skifter për një ditë sesa të fshihesh si mi për pjesën tjetër të jetës. Fushata më e ndyrë po zhvillohet kundër Serbisë kudo në rajon, jo vetëm në Prishtinë dhe Zagreb, por edhe në Sarajevë dhe Podgoricë. Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëse jemi një pengesë mjaftueshëm e fortë.

Kroacia po punon së bashkume Kosovën dhe Shqipërinë për të na shkatërruar dhe po përbëjnë një kërcënim ushtarak. Ne do të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet ushtarake.

Do ta dyfishojmë forcën tonë ushtarake, e cila tani është e dyta me rritjen më të shpejtë në botë, në dy vitet e ardhshme, sepse e dimë shumë mirë se çfarë është liria. Liria është gjëja më e rëndësishme për një serb. Do ta ruajmë atë, pa rrezikuar askënd. Vitin e kaluar bëtë gjithçka për të më rrëzuar me ndihmën e një faktori të jashtëm. Dështuat. Unë nuk jam Slobodan Millosheviq , nuk jam as naiv dhe as budalla që t’ju besoj. Ne po ruajmë paqen, por do të jemi të gatshëm t’i japim një përgjigje adekuate çdo agresori.

Aq të fortë sa nuk do t’u ndodhë më kurrë. Amerika ka filluar të mbrojë interesat e saj. Çfarë do të bëjmë kur të thonë se u duhet Grenlanda? Nuk do të ndërhyjmë në këtë, le të vendosin vetë. Do t’i pyesim se çfarë ndodhi me Kosovën” – tha Vuçiq.

Rezultatet aktuale në KQZ: VV e fiton edhe një deputetë, kjo parti e humb një mandat

Lëvizja Vetëvendosje e ka fituar edhe një mandat, bazuar nga rezultatet e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

Sipas kalkulatorit për mandatet në Kuvend, VV do të ketë 57 deputetë.

PDK ndërkohë ka humbur një mandat, duke rënë në 22 deputetë.

LDK nuk ka ndryshim, do të ketë 15, ashtu sikurse AAK 6./Reporteri.net

Kajtazi bën thirrje për protesta: Albin Kurti nuk rrëzohet me votë, por në rrugë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe protesta për ta rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Kajtazi ka deklaruar se, sipas tij, përderisa në skenën politike vazhdojnë të jenë PDK, LDK dhe AAK, nuk mund të rrëzohet qeveria aktuale.

Ai ka theksuar se opozita duhet fillimisht, siç është shprehur, “të çlirohet” nga këto parti, e më pas të veprojë kundër pushtetit të Kurtit.

Sipas Kajtazit, asnjë autokrat nuk është rrëzuar ndonjëherë përmes votës, por vetëm përmes protestave dhe presionit qytetar në rrugë.

“Edhe nje gje i nderuar popull opozitar – pa u zhduk nga skena polititike PDK, LDK, AAK, kurre nuk rrezohet nga pushteti diktatorci, Albin Kurti. Prandaj, duhet te punojme ne dy drejtime: ta çlitojme popullin opozitar nga PDK, LDK, AAK, pastaj ta rrezojme diktatorcin Kurti”.

Ai ka bërë krahasime edhe me situata ndërkombëtare, duke përmendur rastin e Venezuelës.

“Kurre, asnjehere, asnje autokrat nuk eshte rrezu me vote. Ata rrezohen siç kane ardhe ne pushtet – ne rruge, me protesta, Shiheni Manduron. U deshte Trumpi ta paketoje. Ne nuk kemi nevoje ta presim Trumpin. Ne e paketojme vet diktatorcin Kurti. Prandaj, do te jemi ne rruge. Une do te jem aty. Kunder se keqes. Kunder Albin Kurtit. (Ju socialla hajdeni e shihemi ne shesh”, shkruan Kajtazi.

Genc Prelvukaj reagon pas zgjedhjeve: A e siguroi mandatin e deputetit?

Pas përfundimit të procesit elektoral të dhjetorit, Genc Prelvukaj ka reaguar publikisht përmes një postimi, duke sqaruar pozicionin e tij politik dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Prelvukaj bën të ditur se, ndonëse ka arritur të rrisë numrin e votave duke marrë rreth 16 mijë vota, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’u rreshtuar në ekipin fitues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit që i qëndruan pranë gjatë fushatës, duke theksuar se ndihet i nderuar dhe mirënjohës për besimin e treguar. Njëkohësisht, Prelvukaj u ka uruar punë të mbarë deputetëve të zgjedhur, duke shprehur shpresën se ata do të angazhohen maksimalisht për shtetin, shoqërinë dhe elektoratin e tyre.

Në reagimin e tij, ai thekson se vendimin e elektoratit të PDK-së e respekton dhe se këtë zhvillim duhet ta lexojnë racionalisht edhe ata që nuk fituan mandat. Megjithatë, Prelvukaj konfirmon se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, ashtu siç ka qenë për më shumë se dy dekada, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Në fund, ai i uron sukses partisë fituese, duke bërë thirrje për një qasje më racionale ndaj politikës vendore, aleatëve ndërkombëtarë dhe sfidave ekonomike, ndërsa nënvizon se interesi për Kosovën duhet të jetë mbi çdo dallim partiak.

 

Lajm i mirë nga kjo komunë: 500€ për pacientët me sëmundje malinje, 300€ për nënat lehonë

Në ditën e parë të punës për këtë vit, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar dy vendime të rëndësishme për qytetarët. 

Ai ka njoftuar se Komuna do të subvencionojë me 500 euro personat që përballen me sëmundje malinje dhe me nga 300 euro gratë lehona.

“Do të subvencionojmë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare në periudha të vështira. Do të subvencionojmë me 300 euro çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për sakrificën dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri.”, ka njoftuar ai.

Ramosaj thekson se këto vendime janë dëshmi e fjalës së mbajtur dhe përkushtimit ndaj politikave sociale:

“Krah jush, në shërbim të njerëzve.”, ka shkruar Ramosaj.

 

I ashpër ndaj Kurtit, ja nëse Hisen Berisha siguroi mandatin e deputetit

Hisen Berisha, kandidat i PDK-së për zgjedhje, ka një kohë që nuk e kursen gjuhën ndaj Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Megjithatë, Berisha nuk ka arritur të bëhet deputet i PDK-së.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Berisha ka marrë vetëm 12,449 vota, duke u renditur në vendin e 44-të.

E rëndë: Djali e bën për spital nënën e tij

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje për Indeksonlinen.

Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje

Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 Vota.

200 vota dallim, garë e ngushtë për mandatin e fundit në PDK’së

Përreth 200 vota dallim janë ndërmjet Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës në garën për mandatin e fundit për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në rezultatet e përmbledhura të KQZ’së, Bekim Haxhiu ka siguruar 20,392 vota, ku rezultojnë rreth 95,76 për qind të votave.

Ndërkaq Hajdar Beqa ka 20,192 vota, nga sa janë numëruar. Kjo është ulësja e 20-të, për të cilën ndodhen në garë Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa.

Tri ulëset pas tyre është e projektuar t’i përkasin kandidatëve gra, sipas kuotës gjinore.

Në ulëset e fundit, të cilat i përkasin kandidateve nga gjinia femërore sipas kuotës gjinore, është projektuar të sigurojnë ulëse në kuvend kandidatet: Blerta Deliu-Kodra, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arbnora Salihu.