Rezultatet e EXIT Poll-it, a do të kaloj pragun NISMA

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk ka arritur të kalon pragun, sipas Exit Poll-it të PIPOS.

Sipas PIPOS, Nisma ka marrë vetëm 1.1 përqind.

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluar Nisma ishte koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  dhe kishte siguruar tre ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pak para mbylljes së votimeve, Kurti del me këtë ‘njoftim’

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin për të votuar, kur kanë mbetur edhe pak deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Kurti ka thënë se sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje as më i madh është legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua”, ka shkruar Kurti.

PDK konferencë për media, Stavilevci thotë se po presin “rezultat historik”

Blerand Stavilevci i Partisë Demokratike të Kosovës tha në një konfernecë për shtyp se të dhënat e tyre nga terreni u japin indikacione për “rezultat historik” të PDK-së.

Ai tha se “janë pozitive” të dhënat që po marrin dhe se “ka mbështetje për ndryshim”.

“Deri në këto momente, më pak se 4 orë nga mbyllja e vendvotimeve, të dhënat që po marrim nga terreni janë pozitive. Ka mbështetje për ndryshim.

Sipas të dhënave ëq kemi marrë, po skhon drejt një rezltati të mirë për PDK-në, të njl numri votash që për neve janë historike.

Nëse ende nuk e keni votuar, mos e lini votën në shtëpi.

Sot secili nga e ka në dorë përgjegjësinë e madhe, ju që ende nuk e keni votuar, dilni votoni”, tha ai.

Dita e zgjedhjeve, PDK-ja ndërrmer këtë veprim

Partia Demokratike ka thirrë konferencë për media në ora 15:15.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja.

l“FTESË PËR MEDIA: Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media. Vendi: Selia qendrore e PDK-së. Koha: 15:15”
Stuhia dimërore godet këtë vend, shënohen dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur në Suedi pasi një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.

Instituti Meteorologjik Suedez lëshoi alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të vendit që u godit nga stuhia Johannes.

Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq në një aksident “në fushë”.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Suedi, më shumë se 40,000 shtëpi u prekën nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe rrugore në pjesë të vendeve nordike janë anuluar.

Përleshje mes votuesve në një qendër, ndërhynë policia

Një përleshje mes votuesve raportohet të ketë ndodhur në Zhegër të Gjilanit.

Pamjet janë publikuar nga RTV Dukagjini.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek ky veprim, megjithatë siç shihet në pamje, në rast kanë intervenuar zyrtarët policorë.

 

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

Mbi 50 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 09:00 në zgjedhjet e parakohshme.

Sipas përditësimit të KQZ-së,  52,785 apo 2,64% është dalja e votuesve deri më tani.

Komunat me daljen më të madhe janë ato në veri.

Kurse, komunat me shumicë shqiptare me dalje më të madhe janë Prishtina e Fushë Kosova.

Tentim vrasje në qendër të Prishtinës

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27.12.2025, rreth orës 22:30, në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një i dyshuar, po ashtu mashkull.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga ekipet shëndetësore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa njësitë policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e tij. Rasti është në procedurë hetimi.

“VRASJE NË TENTATIVË Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë 27.12.2025, 22:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar me një mjet të mprehtë nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Imami Husamedin Abazi parashikon rezultatin e zgjedhjeve

Imami i njohur, Husamedin Abazi ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Abazit, VV i fiton zgjedhjet me 49-51%.

Më poshtë postimi i tij:

Rezultati i këtyre Zgjedhjeve sipas përshtypjeve të mia:

1. VV – 49-51%
2. PDK – 20-22%
3. LDK – 16-18%
4. AAK- 4.00-5.5%

P.s Ti mos u nervozo me mua, se unë nuk e përcaktoj rezultatin. Sidomos ju miq, që ju kam nga të gjitha partitë, mos ma nxini për të madhe, sepse unë vetëm po prognozoj dhe asgjë më shumë!

Dhashtë Zoti e të ndodh më e mira për Atdheun dhe Fëmijët tanë!