div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-283 category-paged-283 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Bedri Hamza pasi u bë kryetar i PDK-së e ka konsideruar garë demokratike zgjedhjen e tij në Konventë, raporton Ekonomia Online. Ai tha po ashtu se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.

“Nuk ka garë më demokratike se kjo sot. Statuti, rregulloret janë këto dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. Gara ka qenë e hapur, koha ka qenë e njëjtë si për mua si për të tjerët. Unë e kam mik Hoxhajn që 22 vite, jemi bashkë në PDK. Pres që bashkë do ta bëjmë më të mirën në PDK. Demokracia është kjo”, tha ai.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me partitë politike kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.

“Jam gjithmonë i hapur që përkundër dallimeve me subjektet e tjera politike me bashkëpunu pa asnjë barrierë në dobi dhe në interes të vendit. Sepse konsideroj që veni jonë ka nevojë për ndryshim, për progres dhe për një zhvillim në gjithë sektorët. Unë asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik, dhe normalisth që bashkëpunojmë me gjitha partitë politike në dobi të vendit. Gjithmonë brenda rregullave  dhe brenda marrëveshjeve politike”, tha ai.

Ai tha se PDK është e gatshme për zgjedhje.

“Jemi të përgatitur dhe pres që zgjedhjet me u mbajt shpejt. Sikur se pritet nga Presidentja që të shpallet edhe data e zgjedhjeve, ne si PDK jemi mirë të organizuar. Normalisht që kemi ekip të mirë, kemi program që jemi duke freskuar, i kemi gjitha përgatitjet e nevojshme që të garojmë me një program që reflekton nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe është real dhe i matshme i zbatueshme. Pres që të arrijmë rezultate të mira”, tha ai.

Humbi ‘betejën’ në parti, Hoxhaj ka disa fjal për Kurtin

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Bedri Hamzës në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar procesin si të mbyllur dhe jo në standardet demokratike, që, sipas tij, PDK-ja duhet t’i mbrojë.

Hoxhaj tha para mediave se partia nuk mund të pretendojë se lufton, siç u shpreh ai, “sistemin autoritar të Kurtit”, ndërkohë që brenda vetes shkel parimet e garës së hapur dhe demokracisë së brendshme.

“Qëndrimi im është parimor. Nëse duam ta luftojmë sistemin autoritar që po e vendon Kurti, nuk mund të shkelim institucionet tona demokratike – garën e hapur, prezantimin e ideve, platformat dhe dialogun e brendshëm”, deklaroi ai para gazetarëve.

Hoxhaj e quajti këtë Konventë “më shumë garë të mbyllur sesa proces demokratik”, por tha se e respekton vendimin e delegatëve për kryetarin e ri.

Ai shtoi se nuk e sheh të ardhmen e Kosovës pa rolin e PDK-së, UÇK-së dhe ish-udhëheqësve të saj historikë.

Në fund, Hoxhaj paralajmëroi se është i gatshëm të veprojë për të larguar Qeverinë Kurti.

“Por, unë e respektoj vendimin që e ka marrë delegatët, ku vendosën për kryetarin e ardhshëm. Do të bëj përpjekje që nëse dështova që të jem pjesë për një garë të barabartë të brendshme, jam i gatshëm që ta bëj garën jashtë që ta largojmë Qeverinë Kurti së bashku me partitë tjera opozitare”, deklaroi ai.

Në PDK të gjithë PRO, përveç njërit – ja kush nuk e votoi Hamzën

Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë Konventës së dymbëdhjetë zgjedhore, që u mbajt sot në Prishtinë.

Hamza mori të gjitha votat pro, ndërsa i vetmi që abstenoi ishte ish-nënkryetari i partisë, Enver Hoxhaj.

Zgjedhja e tij vjen pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit, duke shënuar një kapitull të ri për PDK-në, e cila synon të forcojë unitetin dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ministër, deputet, kryetar komune e guvernator i BQK’së – Kush është Bedri Hamza, kryetari i ri i PDK’së

Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza ka pasuar Memli Krasniqin, pas dorëheqjes që ky i fundit ofroi ditë më parë.

Zgjedhja e Hamzës u bë pak me parë në Konventën e PDK’së. Për të votuan … anëtarë të kësaj partie

Por, kush është kryetari i ri i PDK’së?

Hamza ka lindur në Skenderaj, megjithatë karrierën politike ai e ka zhvilluar kryesisht në Mitrovicë të Jugut dhe në Prishtinë.

Hamza ka ushtruar disa pozita përgjatë karrierës së tij politik. Ai ka qenë deputet, ministër, kryetar komune e guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Si ministër, ai ka qenë në krye të Ministrisë së Financave në dy mandate.

Fillimisht këtë pozitë ka ushtruar gjatë qeverisjes së Thacit përgjatë viteve 2011-2014. Mandat gjate të cilët, Hamzës i atribuohen merita për rritjen e pagave.

Pas kësaj, Hamza ka qenë guvernator i BQK’së. Pozitë të cilën ai ka mbajtur për disa vite.

Pas BQK’së, Hamza është emëruar serish ministër i Financave, në qeverisjen e Ramush Haradinajt, gjatë viteve 2017-2019.

Pas kësaj, Hamza ka ushtruar edhe pozitën e kryetarit të komunës. Si udhëqes komunal në Mitrovicë, Hamza ka qenë gjatë viteve 2021-2024.

Përveç këtyre, Hamza ka qenë edhe kandidat i PDK’së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ai arriti të marr gati 200 mijë vota. Kjo, për shumë kë u pa si sukses.

Pas zgjedhjes kryetar, Hamza pritet të jetë serish kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet që dukën të jenë të pashmangshme në fund të vitit.

Këto janë fjalët e para nga Bedri Hamza pasi u zgjodh kryetar i PDK-së

Bedri Hamza pas zgjedhjes si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur se i është dhënë një përgjegjësi e madhe.

Ai u shpreh se e pranon këtë detyrë me nder dhe me përkushtim të plotë.

“Sot ju ma dhatë mua një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm, një detyrë që e pranoj me nder dhe me përkushtim të plotë”.

“Ju falënderoi për besimin, mbështetjen dhe drejtimin e ri që i dhatë partisë sonë”, u shpreh kryetari i ri i PDK-së.

Konventa e PDK-së, Haliti ndërpret Çitakun

Xhavit Haliti, anëtar i PDK-së, i ka ndërhyrë Vlora Çitakut në fjalën e saj, pasi kjo e fundit deklaroi se ka përfunduar pjesa solemne e konventës së PDK pas fjalimit të Memli Krasniqi.

Haliti tha se dorëheqja e Krasniqit duhet të miratohet nga anëtarësia e PDK’së.

‘’Mendoj që s’ka përfunduar pjesa solemne. Memli ka paraqit dorëheqjen, na këtu e kemi zgjedhe dhe duhet të ia miratojmë dorëheqjen, është procedurë që duhet me respektuar të gjithë dhe me zbatu të gjithë’’, ka thënë Halitit.

Pas kësaj, Çitaku e hodhi në votim, duke njoftuar se me shumicë votash është miratuar dorëheqja e Krasniqit.

Bedri Hamza i vetmi kandidat me të gjitha nënshkrimet për kryetar të PDK-së

Në Konventën e dymbëdhjetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është zyrtarisht i vetmi kandidat për kryetar, pasi ka siguruar të gjitha nënshkrimet e nevojshme nga delegatët e partisë.

Burime nga Konventa kanë konfirmuar se kandidatura e Hamzës është dorëzuar në përputhje me rregullat statutare të PDK-së dhe është pranuar pa asnjë kundërshtim.

Në këtë Konventë, që po mbahet në Hotel Emerald, pritet që Hamza të zgjidhet me shumicë votash si kryetari i ri i PDK-së, duke marrë drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Ky proces shënon një fazë të re për PDK-në, që synon riorganizim dhe forcim të brendshëm në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

U nisën nga Meka në Medinë, vdesin 45 persona që kishin shkuar për të bërë Umra-n
45 indianë kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mori flakë gjatë një aksidenti pranë Medinës në Arabinë Saudite, kanë bërë të ditur autoritetet e qytetit indian Hyderabad.

Autobusi kishte 46 pasagjerë, tha VC Sajjanar në një konferencë për media, duke shtuar se një burrë i cili ka mbijetuar aksidentin është dërguar në kujdes intensiv në një spital lokal.

Shumica e viktimave janë nga Hyderabad-i, në shtetin jugor Telangana.

Pelegrinët po udhëtonin nga qyteti i shenjtë i Mekës drejt Medinës kur ndodhi aksidenti, bëri të ditur qeveria e Telanganës në një deklaratë, raporton BBC.

Ata kishin shkuar në Arabinë Saudite për pelegrinazhin Umrah, një version më i shkurtër i Haxhit, pelegrinazhit më të madh islam.

Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Ai për Klan Kosova ka thënë se është kundër kthimit të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovi në PDK.

“Jam gjithmonë kundëe që Lladrovci të kthehet në PDK”, është shprehur ai.

Konveta për kryetarin e ri të PDK-së, Lladrovci del me mesazh

Ramiz Lladrovci i cili gjendet jashtë vendit, ka bërë një postim i cili mund të jetë edhe porosi për zhvillimet në PDK dhe Kuvendin i cili pritet të mbahet sot.

Inati e prish kalin, ka shkruar ai.

“Një gjë duhet ta kenë të qartë ata që merren me sportin e rëndë: politika ka moral, parime dhe konsekuenca. Mat mirë, prej mirë, qep mirë dhe kostumi del i mirë!”, ka shkruar ai.