div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-29 category-paged-29 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Minimali u rrit për 70 përqind, mesatari 100 përqind e maksimali për 50 përqind.

Kësi ndryshime kanë pësuar vlerat e pagesës së vitrave në Kosovë në këtë Ramazan. Krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin të ndarë në 3, 5 dhe 10 euro, tani janë përcaktuar në 5, 10 dhe 15 euro.

Kështu vendosi Bashkësia Islame e Kosovës, si institucion që rregullon normat dhe vlerën e këtyre obligimeve fetare të çdo anëtari të saj.

Profesori në Fakultetin e Fesë Islame në Prishtinë, Bahri Hoxha, i autorizuar nga BIK për t’i dhënë sqarime KosovaPressit për vendimin, thotë se kjo lidhet me standardin e jetesës.

“Standardi, jo vetëm çmimet, por standardi është i rritur dhe pastaj njerëzit në bazë të standardit të tyre, gjithherë institucioni ka dhënë më shumë sesa një standard, varësisht prej standardit që e bën agjëruesi. Nëse në rast se agjëruesi ka një standard prej të thjeshtë, e merr atë çmimin më të ultë, ndërsa standarde të tjera janë për ata që gjatë Ramazanit kanë pasur një standard tjetër të ushqimit e kështu me radhë”, ka thënë Hoxha.

Ky sqaron edhe mënyrën se si është dhënë kjo sadaka historikisht.

“Çmimet variojnë prej pesë e tutje, caktimi i çmimit të Sadakatul Fitrit varet, fillimisht duhet të kthehemi që ta kuptojmë në esencë, tek në kohën e Pejgamberit, ajo është dhënë kryesisht nga ushqimi bazik që ka qenë në atë kohë…

Ky shtrenjtim i vlerës së kësaj pagese bamirësie, është i mirëkuptueshëm për besimtarët e fesë islame.

Qytetari Ardian Purrini thotë se vendimi është i arsyeshëm duke marrë parasysh gjendjen aktuale ekonomike.

“Unë e shoh si një reagim normal sepse, siç e dimë të gjithë, gjithçka ka shkuar lartë, çmimet janë ngritur dhe me pesë euro është shumë lehtë me llogarit një shujtë më e thjeshtë, më pak se aq nuk shkon. Prandaj, besoj që ata e kanë menduar mirë që duhet ta rrisin çmimin dhe besoj se është e arsyeshme dhe me vend.. Shpresoj se nuk do të rritet minimumi, mirëpo ne që kemi mundësi një euro dy nuk i këqyrim por duhet me mendua për ata që nuk kanë mundësi”, ka thënë Purrini.

Edhe qytetari tjetër, Bedri Llapashtica, e konsideron vendimin të drejtë duke theksuar se rritja e çmimeve është reflektim i situatës së përgjithshme në treg.

“Vendimi i Bashkësisë Islame është i drejtë… BIK nuk ka faj këtu në këto punë, domatet e të gjitha që i kemi marrë të gjitha janë duplo. Vitrat nuk është që janë shtrenjtuar se po dëshiron Bashkësia Islame por koha po e kërkon çdo punë”, ka shtuar Llapashtica.

Ndërkohë, qytetari Bajram Mehija, që poashtu e mirëkupton vendimin, nuk e lë pa përmendur një ankesë të përgjithshme për mosrritjen e të ardhurave.
“Ata e kanë pru këtë vendim, unë ka pesë i kam paguar vjet, sivjet nga 10, edhe vajza… Të gjitha po rriten vetëm rrogat e pensionet nuk po rriten”, është shprehur Mehija.

Sadakatul Fitri është një obligim për besimtarët myslimanë që jepet në përfundim të muajit të Ramazanit, me qëllim që të ndihmohen familjet në nevojë dhe të mundësohet që të gjithë ta presin festën e Fitër Bajramit me dinjitet.

Bashkësia Islame, njëkohësisht e ka dyfishuar edhe vlerën e parave që duhet pasur një besimtar për ta paguar zeqatin prej 2.5 përqind . Nga 5.875 euro sa ishte vjet, sivjet kjo shumë është 12.000 euro./kp/

KQZ mban sot mbledhje, pritet pezullimi i një partie politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje duke filluar nga ora 13:30.

Në këtë mbledhje priten të shqyrtohen disa çështje të rëndësishme në kuadër të funksionimit të institucionit.

Mbledhja do të kryesohet nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit për media, një nga pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike Aleanca Kosova e Re (AKR).

Rendi i ditës:

 

Tahiri: Kosova gjendet në situatën më të rëndë që nga pavarësia

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka deklaruar se Kosova është në situatën më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë.

Tahiri ka renditur një varg çështjesh të cilat sipas tij e kanë çuar vendin buzë kolapsit dhe për këtë thotë se faji është te Qeveria e Kosovës, të cilën e ka quajtur jofunksionale.

“Për AAK-në vendi ynë, Republika e Kosovës është në situatën më të rëndë në post pavarësi. Kosova sot është në bllokadë ndërsa qeveria është jonfunksionale, shteti është jonfunksional. Ekonomia është buzë kolapsit. Çmimet e konsumit për qytetarë dhe për familjet kanë ardhur në atë stad që janë të papërballueshme për jetesë”, ka thënë Tahiri.

Vazhdon vala e largimeve, dorëheqje tjera në GUXO

Rabije Haklaj ka njoftuar dorëheqjen e saj dhe të gjithë strukturës së degës së partisë Guxo në Deçan.

Vendimi është bërë publik më 12 mars, përmes një deklarate, ku theksohet se dorëheqja është kolektive dhe e parevokueshme.

Sipas Haklajt, vendimi është marrë në unanimitet nga Kryesia e Degës pas zhvillimeve të fundit politike lidhur me çështjen e mos zgjedhjes së Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente e Kosovës.

Ajo ka kujtuar se projekti politik filloi si “Lista Vjosa” në vitin 2020 dhe më pas u shndërrua në Partia Guxo, raporton Paparaci.

Sipas saj, dega në Deçan kishte punuar me përkushtim për sukseset e përbashkëta në koalicion me Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithatë, Haklaj shprehu zhgënjim të madh ndaj qëndrimit të partnerit të koalicionit dhe ndaj vetë partisë së saj për mungesën e mbështetjes ndaj presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë.

Ajo tha se tentativa për t’i ofruar vetëm 30 deri në 33 vota ishte “tallëse dhe denigruese” për figurën e presidentes.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Dega e Deçanit pretendon se nuk është informuar paraprakisht për qëndrimin zyrtar të partisë lidhur me këtë çështje dhe se, sipas tyre, është shkelur edhe statuti i partisë në lidhje me vendimmarrjen për çështje me interes nacional.

Haklaj theksoi se ajo dhe bashkëpunëtorët e saj do të vazhdojnë aktivitetin politik duke qëndruar, sipas saj, “krah presidentes Vjosa Osmani dhe frymës rugoviane”.

Postimi i plotë:

DEKLARATË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë të Partisë Guxo

Me përgjegjësi të plotë publike dhe morale, ju njoftoj se unë, Rabije Haklaj, si bashkëthemeluese e atëbotë Lista VJOSA, si koordinatore e Partisë Guxo në Deçan dhe më pas si themeluese e udhëheqëse dalë nga një Kuvend i rregullt dhe demokratik i Degës së Partisë Guxo në komunën tinë që nga 5 maji 2023, së bashku me Kryesinë e Degës dhe në unanimitet të plotë me Kryesinë përmes vendimit që u morr në mbledhjen e mbajtur me dt.8 morrem vendim që të japim dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Guxo, si dhe dorëheqjen kolektive e të parevokueshme të Degës së Partisë Guxo në Deçan.

Që nga themelimi si “Lista Vjosa”, me 5 nëntor të vitit 2020 nga Presidentja znj. Vjosa Osmani dhe ne bashkëpunëtorët e saj politik, e më pas e çërtifikuar si Partia Guxo, ne u bashkuam me shumë përkushtim rreth këtij projekti politik që në thelb dhe në bazament kishte frymën rugoviane dhe orientimin tonë politik si parti e qendrës së djathtë demokratike dhe pro-perëndimore.

Me vullnet të palëkundur e me përkushtim dhe me kontribut të madh si degë e Partisë Guxo në Deçan punuam me sinqeritet dhe ndershmëri për arritjen e fitoreve tona të përbashkëta si koalicion, por edhe për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kur në shkurt të vitit 2021, para qytetarëve të Republikës së Kosovës, si koalicion i përbashkët iu drejtuam qytetarëve dhe fituam besimin e tyre me 51.28%, në atë fushatë zgjedhore bashkërishtë kërkuam mbështetjen e qytetarëve me një zotim të qartë:

Znj. Vjosa Osmani që të jetë Presidente** ndërsa z. Albin Kurti Kryeministër.

Po ashtu, para qytetarëve u zotuam se, për të paktën dy mandate, duke qenë se vendi kishte aq shumë nevojë për ndryshime, do të vazhdojmë së bashku me këtë konstelacion politik që dy liderët tanë të mbajnë këto pozicione që nënkuptonte se Presidentja znj. Osmani tani edhe mandatin e dyte e mbi standartin e vendosur po nga ato zgjedhje se, në dy pozitat drejtuese më të larta të Republikës, të kemi figura që gëzojnë mbështetjen më të madhe të të gjithë qytetarëve.

Por, ajo që ndodhi këto ditë, neve si Degë e Partisë Guxo në Deçan, që, jo vetëm na indinjoi, por edhe na zhgënjeu pa masë, ishte një tradhëti e pastër nga partneri i koalicionit, i cili, ndonëse e shihte vullnetin masiv të qytetarëve falë punës së jashtëzakonshme të Presidentes Dr. Vjosa Osmani në përfaqësimin aq dinjitoz të qytetarëve dhe të Republikës sonë, veproi në mënyrë të papranueshme.

Duke marrë parasysh se Presidentja znj. Osmani shprehu vullnetin e saj legjitim dhe të garantuar edhe me Kushtetutë se mund të kandidohet edhe për një mandat si Presidente e Republikës, ajo jo vetëm që hasi në kundërshti dhe zero mbështetje nga partneri i koalicionit, por madje madje u tentua edhe të tallej dhe të denigrohej figura e saj, duke i ofruar fillimisht 30 vota, e më pas në tentim për ta rritur edhe më shumë këtë tallje edhe 33 vota.

I gjithë ky plan për ta futur në garë znj. Osmani, nuk ishte asgjë tjetër vetëm sa për të mundësuar kuorumin kushtetues për zgjedhjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Presidentz. Konjufca, dhe jo për ta mbështetur realisht zgjedhjen e saj me votë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, zhgënjimin tonë si degë të Deçanit e thelloi edhe më shumë qëndrimi jo mbështetës i vet Partisë Guxo, parti që dikur vetë Presidentja Osmani, së bashku me ne, e themeloi.

Për më tepër, neve si degë (në aspektin e përgjithshëm) dhe kontribuues që kemi dhënë gjithçka për Partinë Guxo dhe për fitoren e deputetëve tanë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, na u mohua e drejta elementare për t’u informuar se cili do të ishte qëndrimi i Partisë sonë, pra pro apo kundër rizgjedhjes së Presidentes znj. Osmani për një mandat të dytë.

Madje u bë edhe shkelje statutare, konkretisht e Nenit 15, pika 2, që rregullon kompetencat e njërit prej organeve më të larta të partisë – Këshillit të Përgjithshëm, i cili qartë specifikon se:

Këshilli i Përgjithshëm merr qëndrime dhe vendime rreth çështjeve me interes nacional të rëndësisë së veçantë.

Dhe pyetja legjitime për Partinë tonë shtrohët:

Cila çështje tjetër mund të ishte më e rëndësishme për interesin nacional sesa zgjedhja e Presidentit/es së Republikës?

Për neve si Guxo e Deçanit përgjigjja është e qartë: asnjë tjetër.

Prandaj, edhe kjo për neve si degë është e pafalshme që u lamë në errësirë informative, e ku për këto qëndrime refuzuese u informuam vetëm përmes mediave dhe rrjeteve sociale në ditën D, pra më 5 mars, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne në Partinë Guxo përgjithësisht kemi qenë plotësisht të vetëdijshëm se 7 deputetët e partisë sonë nuk mund ta nominojnë apo ta zgjedhin të vetëm Presidenten znj. Osmani. Por rreshtimi i Partisë sonë si refuzues krah Lëvizjes VETËVENDOSJE! jo vetëm që është i papranueshëm, por për ne është edhe i pafalshëm.

Pikërisht për këtë arsye, kjo situatë çoi në dorëheqjen time të parevokueshme si themeluese dhe Kryetare e Degës së Partisë Guxo në Deçan**, së bashku me Kryesinë dhe anëtarësinë, duke bërë që, që nga sot, më 12 mars 2026, Dega e Partisë Guxo në Komunën e Deçanit të japë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme, si dhe të pushojë çdo funksion dhe mbështetje të mëtejshme për Partinë Guxo.

Përsonalishgë, si një rugoviste e përbetuar dhe si një ithtare e madhe e kësaj filozofie politike e rritur në këtë frymë dhe me bindje të mia veç edhe më të fuqizuara përmes studimeve në Prishtinë dhe Vjenë , që nga dita e parë në këtë parti kam dhënë kontribut të pandërprerë për Partinë Guxo, për fitoret e koalicionit tonë të përbashjët “VV-GUXO” e mbi të gjitha për fitoren e njerëzve të Partisë Guxo, me dije, mund, djersë, përkushtim dhe shpenzim, pa kursyer asgjë dhe pa kërkuar kurrë asgjë në këmbim nga partia.

Prandaj është e dhimbshme deri në palcën e shpirtit që gjithë ai vullnet, ai ideal i thellë dhe ai përkushtim për ta rritur me shumë kujdes, thënë shprehimishtë si një “fëmijë” çdo ditë Partinë Guxo dhe për ta bërë atë një alternativë të fuqishme politike për qytetarët, të përfundojë në këtë mënyrë…!

Pra, të dashur qyetarë,

Puna, përkushtimi dhe angazhimi im profesional, i Kryesisë dhe i anëtarësisë së deritanishme të Partisë Guxo nuk përfundon sot. Përkundrazi.

Sepse, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të fuqishën, të pathyeshëm dhe të palëkundur në atë që kemi besuar dhe i kemi takuar që nga dita e parë, pra frymës rugoviane, si rugovistë të guximshëm dhe të vendosur, krah Presidentes znj. Vjosa Osmani, kudo që rrugët tona politike do të na çojnë së bashku.

Dhe krejtë për fund, shfytëzoj rastin që të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e deritanishëm me të gjithë, tanimë ish-bashkëpartiakët, e veçanërisht për ata që e kanë vlerësuar, njohur dhe respektuar kontributin tim dhe kontributin e Degës së Deçanit për Partinë Guxo.

Ju uroj shëndet dhe suksese kudo që jeni dhe kudo që do të jeni në të ardhmen. Dhe, pavarësisht ndarjes së rrugëve tona politike, urojë që kurrë të mos na ndajë puna dhe ideali për qytetarët dhe për Republikën tonë si më të shtrenjtën, mbi të gjitha dhe mbi gjithëçka.

Me respekt,

Rabije Haklaj

Kryetare (deri më sot) e Partisë Guxo

Dega në Deçan

Qeveria cakton çmimin maksimal të naftës, hyn në fuqi nga nesër

Ministrja e MINT, Mimoza Kusari – Lila, deklaron se nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 €/l për naftë dhe 1.36 €/l për benzinë.

Tutje, ajo u thotë qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë: 0800 11000.

Postimi i saj i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:

Nafta: 1.40 €/l

Benzina: 1.22 €/l

Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:

* Nafta: 1.54 €/l

* Benzina: 1.36 €/l

Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.

Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.

E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja, nipi i gjeneralit Agim Çeku

Ka vdekur i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës.

I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma.

Yll Çeku është nipi i gjeneralit Agim Çeku.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Qyshk.

Tahiri: Albin Kurti s’mundet me u bë Hashim Thaçi i dytë, duhet të jetë krenar që po jeton në epokën e tij

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka komentuar lëvizjet politike të fundit të kryeministrit Albin Kurti, për të cilin beson se po mundohet ta kopiojë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Tahiri ndër tjera tha se “Albin Kurti duhet të ndjehet krenar që po jeton në epokën e tij”.

“Është i pakrahasueshëm. Nuk mundet ai me e rishkru historinë. Nuk mundet ai me i mbërri rezultatet e Hashim Thaçit asnjëherë, dmth ai duhet me u pajtu që nuk mundet me u bë Hashim Thaçi i dytë, pra është një”.

“Nuk e di a synon, por mendoj që e ka kompleks lidershipin e veçantë të Hashim Thaçit në politikë, ai duhet me u krenu që është pjesë e kësaj epoke”, shtoi ai.

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, deklarohen nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, zëdhënësi i këtij institucioni Veton Dula bëri të ditur se sot përfundon afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interest.

“Kjo lëndë është duke u proceduar. Afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit në këtë rast, përfundon më 11 mars 2026.”, tha ai për rtv21.

Osmani: U ndjeva e tradhtuar, Kurti më kishte premtuar mbështetje për mandat të dytë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka thënë se “ndjej një tradhti personale pas ndryshimeve në marrëdhëniet politike”.

Osmani ka deklaruar se Kurti më parë i kishte dhënë mbështetje të plotë, duke e vlerësuar punën e saj në krye të shtetit dhe duke premtuar se do ta përkrahte edhe për një mandat tjetër presidencial.

“Kurti është zotuar se do të më përkrahë në një kauzë të tillë, duke theksuar se bashkimi ynë është në interes. Ne do të vazhdojmë bashkë si ky binom që i dha shpresë Kosovës. Kurti më tha: ‘Je presidentja më e mirë në shekullin 21’”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, ajo shtoi se më vonë situata ndryshoi dhe se u njoftua se nuk do ta kishte më përkrahjen e tij dhe të grupit parlamentar.

“Kur u qartësua se ka shanse që unë të zgjidhem, nga kryeministri Kurti erdhi një vlerësim se grupi parlamentar dhe ai personalisht nuk e përkrahin kandidaturën time. E kam pranuar si fakt, si të vërtetë..”, ka deklaruar Osmani në një intervistë me Çim Pekën.

Rezultatet e një sondazhi të brendshëm në VV flasin për mbështetje të madhe për Osmanin

Gazetari Berat Buzhala thotë se ka njohuri për rezultatet e një sondazhi të brendshëm të realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë sondazh është matur elektorati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Buzhalës, nga tre mijë respodentë në sondazh, dy mijë prej tyre “kishin thënë se kanë me votu Vjosën”.

“Përndryshe, m’tha një burim i afërt me LVV’në, që sulmet masive kunder Vjosës, prej kësaj partie kanë fillu kur e kanë marrë rezultatin e një sondazhi me 3000 respondent, që e kanë votu këtë parti në zgjedhjet e fundit”, pretendoi Buzhala. “Rezultati i kësaj matje kishte qenë i frikshëm për LVV-në, prandaj kanë fillu me sulmu Vjosën me çdo mjet, që me e ndal trendin”.

Aleanca mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka marrë fund javën që shkoi.

Kryeministri ka refuzuar të propozojë Osmanin edhe për një mandat si presidente, ndërsa ajo ka vendosur që të çojë vendin në zgjedhje në mundësinë e parë që i ka ardhur: të premten, një ditë pas nisjes së procesit për zgjedhjen e presidentit të ri në kuvend.

Osmani është thirrur në një nen të Kushtetutës, sipas të cilit, presidenti i ri duhet të zgjidhet tridhjetë ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Vetëvendosje e ka kundërshtuar dekretin e presidentes në largim. E ka ankimuar atë në Gjykatën Kushtetuese.