Mësohet nëse Duda Balje do të jetë deputete

Partia Bashkimi Social Demokrat e Duda Baljes ka fituar një ulëse në Kuvend.

Sipas rezultateve nga KQZ-ja, Balje ka marrë 1.696 vota dhe është në mesin e 10 deputetëve nga komuniteti joshumicë që ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Image
KQZ publikon emrat, këta janë 24 deputetët e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbledhur rezultatet e kandidatëve për deputetë nga numërimi i votave nga vendvotimet e rregullta dhe votimi nëpër përfaqësi diplomatike dhe ka publikuar emrat e kandidatëve që deri tash kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas KQZ’së, nga rreth 90% e vendvotimeve të procesuara, VV pritet t’i ketë 49 deputetë, PDK 24, LDK 19 dhe AAK 8, shkruan Reporteri.net.

Nga vendvotimet e rregullta janë edhe 149 vendvotime pa u numëruar, teksa nga votimi në përfaqësi diplomatike janë numëruar rreth 28% e votave.

Më poshtë gjeni emrat e kandidatëve që janë “zgjedhur” deputetë nga votat e numëruara deri tash.

LDK merr ‘goditjen’ nga diaspora, humb ulëse

Numërimi i vetëm katër për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike i ka shtuar një ulëse Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i ka ulur një Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga numërimi i deritanishëm rezulton se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë edhe ulësen e 49-të, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse.

Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike ka nisur mbrëmjen e së enjtes.

Arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy drejtor të shkollave paralele serbe në qytetin e Kamenicës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunë së Kamenicës, Kadri Rahmiaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka thënë se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim. Rahimaj këtë e ka quajtur si një nga aksionet më të rëndësishme të viteteve të fundit në këtë qytet.

Reagimi i plotë:

Faleminderit institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës!

Pas një pune intensive, është përmbyllur me sukses një aksion i ndërmarrë nga institucionet tona ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve tona lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin.

Në një nga aksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur shtëpitë e lokale dhe më pas janë arrestuar drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim, siç mbetet e përkushtuar të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme, në koordinim të plotë me institucionet e thirrura për këtë

Sala Jashari prek me fjalët pas vdekjes së xhaxhait: Ishe njeri i çeliktë e çëndistar i lirisë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari përmes një postimi në Facebook është shprehur e mërzitur për humbjen e xhaxhait të saj, Sahit Jasharit, shkruan GazetaDemos.

Ajo e përshkroi Jasharin si njeri të çeliktë.

“Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Mixhë,

Vështirë të flas.

Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat.

Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës.

Sot, më lejo të të nderoj,

të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave.

Ti, qëndistar i lirisë.

I paharrueshëm është kujtimi për ty.

Do të mbetesh motiv për ne dhe, për shumëkënd, arsyeja që na mban të vazhdojmë ta duam vendin tonë.

Lavdi jetës dhe veprës sate!

Faleminderit për gjithçka mixhë! 💔

Votat e diasporës ndryshojnë përbërjen e Kuvendit: VV-ja në rritje, LDK-ja në rënie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar rezultateve aktuale ka publikuar ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del forca më e madhe politike me 49 deputetë.

Sipas të dhënave të prezantuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 19 deputetë.

Lista Serbe ka siguruar 9 mandate, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate, ndërsa nga një ulëse kanë siguruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Socialdemokratska Unija (SDU), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Jedinstvena Goranska Partija dhe PSA.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Shala: Opozita duhet ta bëjë qeverinë bashkë me pakicat, përfshirë Listën Serbe

Analisti Azdren Shala tha se opozita duhet ta bëjë Qeverinë bashkë me pakicat, duke përfshirë edhe Listën Serbe.

Sipas tij, Kurtit duhet t’i hiqet “një resurs shtetëror” në mënyrë që ai të mos e keqpërdorë atë.

“Unë mendoj që është esenciale që esencial është me e ba Qeverinë”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pra, nëse Qeverinë e ban opozita, edhe atë marë opozitare sigurisht nuk ka me qenë pozita e presidenti, edhe nëse shkojmë në zgjedhje prapë, është mirë me shku këta si Qeveri, sepse kështu ti ia heq një resurs shtetëror që e ka keqpërdorë Kurti në fushatë”.

“Matematikisht është e mundur me e ba Qeverinë”.

“Unë mendoj që opozita mundet me e ba Qeverinë edhe me pakicat, t’u e përfshi edhe Listën Serbe, përveç që e bën Qeverinë, edhe në rast se shkojmë në zgjedhje për presidentin, ti nuk ia len ma një resurs me e keqpërdor paren publike që e ka ba me shtesa”.

E rëndë: Vdes një 33-vjeçar në Suharekë, ra nga pema e qershisë

Një person ka vdekur në Suharekë pasi kishte rënë nga një pemë qershie në fshatin Leshan.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, policia është njoftuar nga emergjenca e suharekës se F.B., rreth 33 vjeç, është transportuar me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin leshan të komunës së Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga një lartësi prej rreth 5–6 metrash.

Sillimisht, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me prokurorin e shtetit kanë iniciuar rastin “hetim i vdekjes”.

Rrupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në prishtinë për obduksion.

Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

Ndërsa protesta qytetare kundër qeverisë hyri sot në ditën e saj të 12-të, Partia Socialiste ka nisur mobilizimin e strukturave për 35-vjetorin e themelimit, aktivitet që do të zhvillohet më 12 qershor (nesër) në orën 17:30, në Sheshin Italia në Tiranë.

Sipas një mesazhi të shpërndarë në strukturat e PS-së në kryeqytet, është kërkuar angazhim maksimal nga organizatat socialiste për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë në aktivitet.

Në mesazhin e shpërndarë thuhet se çdo Organizatë Socialiste duhet të garantojë pjesëmarrjen e pesë anëtarëve, sipas objektivave të përcaktuara për secilën njësi, ndërsa kryetarët e organizatave janë udhëzuar të paraqiten së bashku me grupet e tyre në sektorët e caktuar.

“Përshëndetje shokë e shoqe, Pas takimit të zhvilluar me Drejtuesen Politike të Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, ju përcjellim orientimet lidhur me organizimin e aktivitetit të madh që do të zhvillohet më

12 qershor,

ora 17:30,

Sheshi Italia.

Për shkak të rëndësisë së veçantë të këtij aktiviteti, kërkohet angazhim maksimal nga të gjithë kryetarët e organizatave, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të lartë dhe një përfaqësim dinjitoz të Njësisë nr. 2.

Çdo Organizatë Socialiste duhet të sigurojë pjesëmarrjen e 5 anëtarëve, sipas objektivit të përcaktuar për realizimin e kuotës së njësisë.

Ditën e aktivitetit, çdo kryetar organizate duhet të paraqitet në sektorin e përcaktuar për Njësinë nr. 2 së bashku me 5 anëtarët e njësisë.”

Nga ana tjetër, protestuesit që prej 12 ditësh mblidhen para Kryeministrisë kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës edhe ditën e nesërme në orën 18:00.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët, përfshirë edhe punonjësit e administratës publike, të bojkotojnë aktivitetin e organizuar nga mazhoranca dhe t’i bashkohen protestës.

Sipas organizatorëve të protestës, tubimi i përditshëm po tërheq mbështetje në rritje, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Mbetet për tu parë ditën e nesërme nëse do ketë provokime nga ana e socialistëve dhe nëse qytetarët do e bojkotojnë këtë miting.

Vdes komandati i UÇK-së, Sahit Jashari

Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt.

Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

Postimi i plotë i Arbër Gecit:

Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Jeta e tij ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit. Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.