div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-38 category-paged-38 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, ndryshe vazhdimisht do të ketë kriza

Ish-presidenti Hashim Thaçi në intervistën që kishte dhënë për gazetarin shqiptar Blendi Fevziu ishte pyetur edhe për çështjen e presidentit.

Fevziu e ka publikuar këtë përgjigje, pasi fillimisht e ka larguar nga transmetimi në emision për shkak se pyetjet janë bërë në nëntor të vitit paraprak dhe ato , sipas tij, tani nuk kishin relevancë kohore.

Fillimisht, i pyetur nëse opozita duhej të bashkohej për të formuar qeverinë, Thaçi është përgjigjur shkurt: “Nuk kam koment”.

Ndërsa në pyetjen tjetër, Fevziu kërkoi opinionin e Thaçit rreth bashkëpunimit eventual mes PDK-së dhe LVV-së për çështjen e presidentit.

“Do të duhej të ndodhë një konsensus sa më i gjerë politik. Shoqëria jonë ka plot gra dhe burra të çmuar me dinjitet dhe integritet. Mendoj që ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët, përndryshe vazhdimisht do të ketë kriza qeveritare. Kërkohen ndryshime kushtetuese, patjetër duhet të pajtohen edhe komunitetet. Kosova dhe Shqipëria janë vendet e fundit në rajon që presidentin e zgjedhin nga parlamenti”, u tha ai.

Kosova pritet të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 qershor, pasi vendi dështoi të zgjedhë presidentin.

Albena Reshitaj i bashkohet Vjosa Osmanit

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Albena Reshitaj i është bashkuar rrugëtimit të saj politik për zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani deklaroi se Reshitaj do të vazhdojë të mbrojë kauza për të cilat është sakrifikuar ndër shekuj.

”Një bashkëpunim i filluar më shumë se një dekadë më parë, e i ndërtuar mes sfidash e suksesesh të përbashkëta, po vazhdon edhe sot.

Prof.asoc.dr. Albena Reshitaj, ish ministre, deputete në 4 mandate, e mbi të gjitha një grua parimore dhe me bindje politike të qëndrueshme, ka dëshmuar vazhdimisht se nuk dorëzohet para asnjë sfide apo kërcënimi, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të Kosovës.

Kur u zgjodha Presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës serbe në krijimin e institucioneve, pa asnjë interes personal e pa kërkuar absolutisht asgjë!

Ajo dëshmoi shumëherë, e po e dëshmon edhe sot se politika mund të ndërtohet mbi dinjitet, integritet dhe vizion për Kosovën, e gjithnjë e palëkundur para atyre që nuk e njohin Kosovën si dhe para atyre që dojnë të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar me sakrificë. Kosova ka nevojë për njerëz që dijnë të punojnë bashkë, e jo për të tillë që dojnë të shkatërrojnë njëri-tjetrin.

Si trashëgimtare e një familjeje atdhetare, mbesë e Ramë Bllacës, ajo do të vazhdojë të mbrojë kauza për të cilat është sakrifikuar ndër shekuj. Kosova do ta ketë nderin ta ketë deputete, ndërsa qytetarët tanë kanë mundësinë që edhe njëherë të vlerësojnë parimësinë, guximin, nderin, besnikërinë ndaj shtetit dhe profesionalizmin e Albenës. Na priftë e mbara. 💕”, shkroi Osmani.

Kurti kërcënohet me eliminim fizik nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet:

“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë mesazh.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste

“Severna Brigada” në qershor të vitit 2023 është shpallur si organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës përmes një vendimi zyrtar.

Bashkë me “Severna Brigada”, organizatë terroriste ishte shpallur edhe “Civilna Zaštita” (Mbrojtja Civile).

Qeveria e shpalli organizatë terroriste, reagon “Brigada e Veriut”

Kryeministri Albin Kurti atëherë kishte deklaruar se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

Marrëveshje për blerje apo sekret shtetëror? E vërteta pas raportimeve për pajisjen e 100 mjeteve të blinduara të FSK-së

Sot në mediat turke u raportua se është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe kompanisë turke SYS për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara.

Kryetari i SYS, Zafer Aral, në një deklaratë për agjencinë Anadoly gjatë panairit që është organizuar në fushën e mbrojtjes në Stamboll kishte deklaruar se Marrëveshja ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara.

E lidhur me këtë, Telegrafi i ka shkruar Ministrisë së Mbrojtjes.

Zëdhënësja Liridona Gashi ka bërë të ditur se gjatë panairit SAHA Expo 2026, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por theksoi se nuk ka pasur marrëveshje për blerje.

“Gjatë panairit SAHA Expo 2026, Ministri i Mbrojtjes ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por bëjmë të ditur që nuk ka pasur marrëveshje për blerje.

Dokumenti i nënshkruar me Kompaninë SYS është Non-disclosure Agreement që ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave gjatë procesit të vlerësimit teknik të një pjesë të automjeteve të FSK-së. Pra, nuk ka marrëveshje për furnizim me automjete, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm pas vlerësimit të nevojave dhe kërkesave të FSK-së”, tha Gashi për Telegrafin.

Zgjedhjet e 7 qershorit, Nisma merr këtë vendim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Nisma Socialdemokrate nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të afatit zyrtar më 7 maj në orën 24:00, këto dy subjekte politike kanë njoftuar zyrtarisht mospjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

“Në listën e partive që kanë konfirmuar se nuk do të garojnë në zgjedhje janë gjithsej nëntë subjekte politike, ndërsa AKR dhe Nisma Socialdemokrate janë ndër partitë më të njohura që kanë vendosur të mos jenë pjesë e garës elektorale”.

Sipas KQZ, Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9. Nisma Socialdemokrate”.

Afati për njoftimin e pjesëmarrjes, mospjesëmarrjes apo formimit të koalicioneve ka qenë i hapur nga 1 deri më 7 maj 2026 dhe ka vlejtur për 53 partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Mësohet nëse do të jetë kandidate për deputete Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi nuk do t’i bashkohet asnjë iniciative apo subjekti politik, pavarësisht interesimit dhe ofertave që ka marrë nga figura të ndryshme politike në Kosovë.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, pas raportimeve dhe spekulimeve se kampionia olimpike mund t’i bashkohej listës së presidentes Vjosa Osmani.

Kuka konfirmoi se Majlinda Kelmendi ka pasur oferta për t’u përfshirë në politikë, përfshirë edhe nga presidentja Osmani.

“Po, Majlinda si figurë emblematike e sportit të Kosovës ka pasur oferta të jetë pjesë e partive të ndryshme politike, duke përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani”, deklaroi Kuka.

Megjithatë, ai theksoi se Kelmendi e ka refuzuar mundësinë për t’u angazhuar politikisht, pasi fokusi i saj mbetet sporti dhe zhvillimi profesional në xhudo.

“Por Majlinda, me gjithë respektin për gjithë spektrin politik kosovar, nuk ka planifikuar që të jetë pjesë e ndonjë partie politike. Ajo është e orientuar në zhvillimin e sportit të xhudos dhe në avancimin e saj në profesionin e trajneres së xhudos në kuadër të Klubit të Xhudos Ippon dhe Federatës së Xhudos së Kosovës”, shtoi ai.

Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtarit kryesor për pesë vite, kthesë tepër e madhe

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke e cilësuar atë si “kthesë shumë të madhe”.

Veliu tha se pas pesë vitesh shërbim politik ndaj kundërshtarit kryesor të LDK-së, kthimi i Osmanit ngre pikëpyetje mbi motivet e saj politike.

“Kthesë e madhe, tepër e madhe. Nuk e di, t’i shërbesh kundërshtarit kryesor politik të LDK-së për pesë vite e të kthehesh në këtë mënyrë, nuk e di a është qëllimi me ndihmu LDK-në apo është punë puro personale, por është një kthesë e madhe”, deklaroi Veliu në Kanal 10.

Duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit, Veliu u shpreh se nuk planifikon të ketë ndonjë angazhim politik, pasi sipas tij nuk pati reagim gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Konfirmohet koalicioni: Vetëvendosje bashkohet me këto tri parti

VV-ja garon në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK

Tashmë është zyrtare.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhje në koalicion me GUXO, Alternativën dhe PShDK.

Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale, ku edhe është publikuar marrëveshja.

Postimi:

Babai sulmon djalin në Skenderaj, e kap për fyti dhe ia thyen telefonin

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj, ku një 20-vjeçar ka denoncuar babanë e tij për sulm fizik dhe dëmtim të telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Kopiliq i Poshtëm, ndërsa rreth orës 20:12 viktima B. S. rreth 20 vjeç është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për ta raportuar rastin.

Sipas deklarimit të tij, babai i tij A. S. rreth 45 vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e kapur për fyti dhe duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë incidentit i dyshuari dyshohet se ia ka thyer edhe telefonin viktimës.

Pas denoncimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur të dyshuarin në shtëpinë e tij, ku më pas është shoqëruar në Stacionin Policor.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa deklarime janë marrë edhe nga viktima dhe një dëshmitar në lidhje me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, hetuesja e dhunës në familje ka iniciuar procedurat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Me vendim të Prokurorit, A. S. është ndaluar për 48 orë.

Ky është biznesmeni i njohur shqiptar që u vra mbrëmë

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen në Sarandë, ekzekutua ku u vra Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.

Bëri të ditur se deri te vrasja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobta që nisi në lokalin e karburantit në pronësi të viktimës.

Sherri ka nisur me sende të forta, dhe më pas Lulëzim Tabaku dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 66-vjeçarin Ismaili, raporton A2Cnn.

Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende pasi nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkaq, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe të plagosurin.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë”.

“Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftime policisë./A2Cnn