div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-4 category-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Përfundon mbledhja e LDK-së, merret ky vendim

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbledhje është vendosur që më datë 31 janar të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Ndryshe, kjo mbledhje pason një takim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët më 13 janar.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë.

Bedri Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PDK, hap i domosdoshëm

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbledhur sot në takim kryetarët e degëve të kësaj partie, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e brendshme.

Hamza ka thën se zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë hap i domosdoshëm, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se PDK po hyn në një fazë të re riorganizimi.

“Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, ka shkruar Hamza./Reporteri.net

Ministria e Financave del me njoftim të ri për lajmërimin e pensionistëve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim të ri lidhur me lajmërimin që duhet ta bëjnë pensionistët për vërtetimin se janë gjallë.

Në postimin e shpërndarë në Facebook, thuhet se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyreve të pensioneve.

“Këto kategori janë përfituesit e pensioneve: kontributive, parciale kontributive, dhe familjare.”

Por, pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi.

“MFPT ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë:

Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës;

Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.”

Forumi Ekonomik Botëror: Kurti drejt Davosit, takime të nivelit të lartë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), ku pritet të jenë të pranishëm liderë nga e gjithë bota.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Fryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) mes liderëve të shumtë nga e gjithë bota. Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit me radhë shtëpinë e saj. Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.”, thuhet në njoftim.

 

Paga minimale, Ministria e Financave del me këtë njoftim

Ministria e Financave ka njoftuar se paga minimale në vend është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, shkruan Gazeta 10. 

Sipas njoftimit zyrtar, zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në dy faza, me qëllim që punëdhënësit të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me ndryshimin në mënyrë graduale. Faza e dytë e rritjes do të nisë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.

Ministria thekson se kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve dhe për përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Po ashtu, institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushi nga Podujeva

Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar nga Podujeva

*

Një lajm i hidhur ka tronditur familjen Azemi dhe opinionin publik. Ka ndërruar jetë vogëlushi Liam Fitim Azemi, 6 vjeçar, me origjinë nga Podujeva, i cili po qëndronte në Helsingborg të Suedisë.

Familja ka njoftuar se Liam ishte djali i vetëm i familjes dhe se humbja e tij ka lënë dhimbje të madhe te të afërmit dhe miqtë.

Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit, familja ka bërë të ditur se do të njoftojë opinionin me kohë.

Manipulimet e votave, KQZ-ja del me këtë vendim

Gjatë ditës së sotme, kemi pranuar raport nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Dua të rikthejë në vëmendje se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vetëiniciativë, ka zhvilluar procesin e verifikimit të rezultateve zgjedhore nga disa vendvotime dhe pas kësaj ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Sipas vendimit të KQZ-së, të datës 13 janar, në 10 komuna do të bëhet rinumërimi i të gjitha vendvotimeve, ndërkaq për 28 të tjera vetëm nga 10% të vendvotimeve. Ky proces është në zhvillim e sipër.

Veprimi i KQZ-së është ndërmarrë me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime.

KQZ-ja, në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, në transparencë dhe në ruajtjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor.

Për të qenë plotësisht transparent në këtë proces, rezultati i çdo vendvotimi të rinumëruar është pasqyruar në platfomën e KQZ-së për rezultate.

Siç e theksova në fillim, gjatë ditës së sotme, kemi pranuar një raport pas rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve sipas vendimit të datës 13 janar.

Sipas raportit, kur flasim për votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikura janë minimale dhe pothuaje të papërfillshme. Kjo do të thotë se rezultatet e subjekteve janë numëruar dhe paraqitur saktë.

Për dallim nga votat për subjektet politike, të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.

Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN.

Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi.

Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem.  Pas rinumërimit në QNR të Komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN.

Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime me të mëdha te disa kandidatë.

Sot, para mbledhjes së KQZ-së, ky raport është diskutuar në mbledhjen e Këshillit për operacione zgjedhore, nga ku kanë dalë dy rekomandime kryesore:

1.         Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat e tjera;

2.         Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.

Në fund, në emër të KQZ-së, ritheksojmë se gjetjet nga procesi i rinuëmrimit do t’i adresojmë në prokurorinë e shtetit dhe në të njëjtën kohë ofrojmë bashkëpunimin e plotë institucional në procesin hetimor.

Andaj, ftoj të gjitha anëtarët që të miratojnë raportin nga procesi i rinumërimit dhe dy rekomandimet që kanë dalë nga mbledhja e Këshillit për operacione zgjedhore.

Hapet afati për subvencione për këtë kategori

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.

Sipas njoftimit, edhe këtë vit do të vazhdojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës, përmes pagesave direkte për kategori të ndryshme, në përputhje me programin e miratuar për vitin 2025.

Përkrahja financiare përfshin këto aktivitete bujqësore:

Pagesa Direkte për qumësht;
Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerë);
Pagesa Direkte për akuakulturë.
Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, deri në orën 16:00.

Nga MBPZHR bëhet e ditur se të gjithë aplikuesit duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në program, ndërsa detajet e plota mbi kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Institucionet ftojnë fermerët që të aplikojnë me kohë dhe të përfitojnë nga mbështetja financiare për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor.

Për cilin kandidatë të VV’së u vodhën vota më së shumti?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar 565 nga 595 vendvotime të votave të rinumëruara në QNR.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i janë hequr 624 vota si rezultat i rinumërimit.

Pos Kurtit, heqje të madhe të votave përjetuan edhe bashkëpartiakë të tij.

Më poshtë lista e plotë e atyre që sipas KQZ-së keqpërdoruan votat:

Albin Kurti -112

Ejup Maqedonci -182

Artan Abrashi -248

Arbër Rexhaj -624

Mytaher Haskuka -279

Haxhi Avdyli -51

Dafina Alishani -467

Ilir Gashi -51

Jeton Raka -55

Edona Llaloshi -19

Filiz Mustafa -205

Nita Shehu -12

Arsim Berisha -280

Taulant Kelmendi -17

Rea Krasniqi -540

Adelina Grainca -2

Ali Dula -25

Valon Hoti -30

Agim Bahtiri -14

Valon Ramadani -431

Ilir Kërçeli -22

Fitim Haziri -52

Drita Pajaziti – 58

Afërdita Hajrizi -33

Fahrush Rexhepi -17

Shqipe Isufi -32

Ejup Ahmeti -8

Agon Batusha -13

Vendenis Lahu -241

Donjeta Ismajli -8

Adelina Stublla -159

Besnik Shala -13

Skender Thaqi -35

Vigan Qorrolli -3

Kaltrina Gruda -22

Albert Selisha -3

Burim Demiri -9

Tafil Peci -5

Gazmend Krasniqi -38

Agon Dobruna -21

Shefqet Gjocaj -8

Majlinda Nushi Limani -8.

Dallavere me vota në Prizren – kandidatja e PDK-së pretendon se iu tjetërsuan edhe votat e familjes

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga 914 vendvotime që kanë shkuar në rinumërim, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e tyre.

Sipas të dhënave paraprake, në listën e PDK-së po vërehen mospërputhje të theksuara në numrin e votave për disa kandidatë, çka ka ngritur shqetësime për manipulim të mundshëm gjatë procesit fillestar të numërimit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kandidatja për deputete nga kjo parti, Jona Hoxhaj. Ajo ka thënë se është më e dëmtuar në këtë proces, madje sipas saj janë hequr edhe votat e familjës së saj.

Postimi i plotë:

Si ish kandidate për deputete dhe aktiviste e partisë, e dënoj plotësisht aktin e manipulimit të votave dhe parregullsitë që u evidentuan nga procesi i rinumërimit të votave në Prizren.

Është i papranueshëm çdo devijim i vullnetit qytetar dhe çdo cenim i votës, e cila është një e drejtë themelore e secilit qytetar.

Vota e familjarëve të mi, e miqve, shoqeve e shokëve të mi, e bashkëpartiakëve të mi është prekur, është tjetërsuar dhe, në mënyrë të padrejtë, më është hequr. Kjo është një padrejtësi jo vetëm ndaj meje, por ndaj secilit që besoi dhe shprehu vullnetin e tij demokratik.

Ndihem thellësisht falënderuese për mbështetjen nga secili prej jush që më keni shkruar gjatë kësaj periudhe.

Duke qenë kandidatja më e dëmtuar nga lista e Prizrenit, kushdo që mban përgjegjësi për këtë dëm ka cenuar drejtpërdrejt të drejtën e njerëzve që besuan tek unë për të shprehur lirshëm vullnetin e tyre.

Ky proces më motivon edhe më shumë të punoj më fort, drejtë, me dinjitet dhe, mbi të gjitha, të ec me kokën lart. Rruga që kam zgjedhur është e gjatë dhe standardi që ndjek është i lartë.

Besoj se PDK-ja sikur në historinë e saj shumëvjecare politike, do të di ta adresojë përgjegjësinë, llogaridhënien dhe rikthej besimin qytetar. Demokrcia është e shenjtë dhe si të tillë e kemi të gjithë për obligim ta mbrojmë dhe kultivojmë.

E juaja,

Jona