div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-5 category-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti paralajmëron një sërë zgjedhje nëse s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka folur për çështjen e Presidentit, duke paralajmëruar organizimin e një sërë zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të reja nuk do të mundësonte asnjë zgjidhje.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, meqenëse unë nuk e di se si mund të kemi 80 deputetë”, tha ai në një prononcim për media.

Më tej ai shtoi se nëse vendi shkon në zgjedhje, Kosovës këto të fundit do t’i kushtojnë së paku 10 milionë euro.

“Është e domosdoshme që të merremi vesh. Kam qenë shumë bujar me opozitën…..u takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi takimin, thjeshtë nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Ky është i riu që u vra mbrëmë

30-vjeçari Endri Goxhaj është personi i cili është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Memaliaj të Gjirokastrës.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pas një konflikti i cili dyshohet se ka qenë i momentit dhe ka çuar në shkrepjen e armës së zjarrit nga agresori.

“Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të krimit”.

Ndahet nga jeta papritmas asambleistja e VV-së

Ka ndërruar jetë papritmas ish-drejtoresha e Arsimit në Shtime dhe asambleistja aktuale, Yllka Fejzullahu.

“Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues, humbja e parakohshme e drejtoreshës Yllka Fejzullahu
Bashkaktivistja e ditëve të para të lëvizjes, mikja jonë e shquar, asambleistja jonë e parë në kuvend komunal, Kryetarja e GVV-së, vajza shembullore e urtë, punëtore e intelektuale, na la duke na shkaktuar humbje të madhe.
Yllka ishte drejtoreshë e spikatur e arsimit, që me punën e kontributin e saj ishte frymëzim për çdo të re në komunën tonë, e cila i dha kahje reformës arsimore në Shtime.
Ajo ishte e pakompromis ndaj parimeve dhe tërë jetën e kaloi me integritet të lartë e dinjitet të dalluar njerëzor, intelektual e kulturor. Si pinjolle e një familjeje me themel intelektual e kombëtar, në kulmin e karrierës së saj, pas një sëmundjeje të shkurtër, parakohshëm e në ditët e saj më të mira, na la duke na pikëlluar fort neve bashkaktivistëve të saj, por edhe të gjithë qytetarëve të Shtimes e më gjerë.
Vajza e hekurt, aktivistja shembullore, drejtoreshja e spikatur e arsimit në komunën tonë, do të mbahet mend gjatë mes nesh për vlerat që përçoi ndër vite, por edhe për kontributin e saj institucional, politik, arsimor e kulturor.
Yllka, do na mungosh shumë mikja jonë. U prehsh në paqe dhe shpirti yt i bardhë e i dëlirë u bëftë dritë”, shkruan kryetari në njoftim

Çmimet e derivateve sot në Kosovë

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosova, janë publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet janë përcaktuar si më poshtë:

Nafta (dizel): 1.65 euro për litër

Benzina: 1.39 euro për litër

Gasi: 0.88 euro për litër

Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë derivate në vend.

Djali i Agim Ramadanit i reagon ashpër Gecit: Analfabet, marre tkoft çfarë mbiemri mbanë

Djali i Agim Ramadanit, Jetoni i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Fatos Gecit.

“Kjo nuk është lidership. Është degradim.

Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti.

Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror.

Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje.

Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet!

Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë!”, shkroi ai.

Tragjedi në vendin e punës: Humb jetën ish-luftëtari i UÇK-së

Një lajm i hidhur ka vjen sot nga komuna e Vrapçishtit, ku në një aksident tragjik në vendin e punës ka humbur jetën Imer Ameti nga Tetova, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

​Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gradec, ku gjatë angazhimit në një objekt ndërtimi, ish-luftëtari u godit fatalisht nga rrëzimi i një krani.

Përkundër përpjekjeve, plagët e marra rezultuan të papërballueshme për të.

Rizvanolli jep lajmin e keq për qytetarët sa i përket energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në fjalën përmbyllëse në seancën për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët të thirrrur nga opozita, tha se ky vit do të jetë më i keqi që do ta përjetojmë ndonjëherë, sa i përket këtij sektori, shkruan Reporteri.net.

Rizvanolli tha se janë duke u bërë investime të mëdha dhe se për t’u realizuar, blloqet do të jenë jashtë funksionit për kohë të caktuara.

Mirëpo, shtoi se çdo vit pas këtij viti do të jetë më i mirë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

“Kemi bërë më të mirën e mundshme brenda kësaj periudhe dhe ky sigurisht se do të jetë një vit sfidues për sistemin duke qenë se janë duke u bërë investime të mëdha për çfarë blloqet do të jenë jashtë funksionit për kohë të caktuara për t’i realizuar këto investime. E mira e kësaj është që ky do të jetë viti më i keq që do ta përjetojmë ndonjëherë dhe çdo vit pas këtij viti do të jetë më i mirë dhe furnizimi me energji elektrike do të jetë më i mirë”, tha Rizvanolli.

Ajo e pranoi se kjo ka qenë një periudhë e vështirë në sektorin e energjisë.

Babai i Liridona Ademajt: Populli i ka dënuar ata, e kam pritur këtë ditë me padurim

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

Pas vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, ka reaguar duke thënë se drejtësia është vendosur dhe se të akuzuarit tashmë janë dënuar edhe nga opinioni publik

“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha ai.

Tahiri i drejtohet VV-së: Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka “shpërthyer” në seancën për energjinë që është duke u zhvilluar.

Gjatë seancës, deputeti i VV-së, Valon Hoti tentoi të ngritë figurën misterioze të Dejona Mihalit, transmeton lajmi.net.

E, në fjalimin e tij, Tahiri u tregua i ashpër duke e quajtur Mihalin si kryekriminelja e këtij vendi dhe se ajo ia vodhi fitoren në Mitrovicë të Jugut.

“Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi kështu që e kuptoj plotësisht deputetin e VV-së që sot gjen kohë me u marr me hashim Thaçin. Sa i përket pyetjes sime se kush është Dejona Mihaili, shumë saktë u përgjigj deputeti tha që është ajo që merret me udhëheqjen e shtabit dhe i fiton zgjedhjet ndër vite dhe unë po i tregoj që është pikërisht ajo që prej qëtyne kompanive korruptive i ka bë 3 milionë e 300 mijë euro dhe u ardh me komplet aparaturën shtetërore dhe ma ka vjedh fitoren në Mitrovicë. Këte e dini ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është kryekriminelja e këtij vendi, është ajo që e udhëheq propagandën për me sulmu secilin personalitet që e shihni se mund t’iu merr pushtetin. Duhet t’iu vije marre për këtë çasje dhe nivel, po flasim për energjinë qysh me bë zgjidhje që mos të vidhen paratë për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, tha Tahiri

Deputeti i VV-së: Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, duke e përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e Naim Murselit, ka thënë se të njëjtin fat do ta ketë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po akuzohet në Dhomat e Specializuara për krime lufte.

Geci iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i cili gjatë seancës parlamentare që ende po zhvillohet u shpreh se deputetët e pushtetit kanë nisur të dridhen për shkak se e kanë ndi erën për kthimin e Thaçit.

“Dua të përshëndes vendimin e gjykatës për dënimin e Naim Murselit dhe ju që shpresoni që lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, u shpreh deputeti i VV-së.

Pas kësaj gjuhe, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen Gecit.

E më pas fjalën e mori deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila u shpreh se një gjuhë e tillë nuk duhet të tolerohet.

“Ky nuk është kuvend i Serbisë, por i Kosovës. Duhet të sillemi me përgjegjësi karshi deklaratave që i japim. Nuk duhet të tolerojmë kësi gjuhe”, deklaroi Deliu-Kodra.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot (e martë) i ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselin e Granit Plavën. Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim.