div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-6 category-paged-6 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjëja e parë që vëllai i Liridonës do të bëjë pasi Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm

Sapo dyert e gjykatës u mbyllën dhe verdikti i shumëpritur u dha, të gjithë sytë u kthyen nga familja Ademaj. Me dënimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, emocioni dhe lehtësimi ishin të papërshkrueshëm. Por, cila është gjëja e parë që Leonardi, vëllai i Liridonës, ka ndërmend të bëjë pas këtij momenti historik për drejtësinë? Para mediave, ai ndau një detaj që preku zemrat e të gjithëve dhe solli një emocion të fortë.

Ai u shpreh se hapi i tij i parë dhe më i rëndësishëm tani është të kthehet në shtëpi tek prindërit e tij të lënduar për t’u dhënë lajmin e madh.

“Do të shkoj t’i takoj nënën dhe babën, dhe t’i tregoj që përnjëmend e drejta shkoi në vend,” tha Leonardi, duke përcjellë mesazhin se ky është lehtësimi i vetëm real në mes të këtij ferri që kanë përjetuar si familje prej muajsh. Më tej, ai e bëri të qartë se kjo fitore ligjore nuk u përket vetëm atyre, por i dedikohet kryesisht Liridonës dhe fëmijëve të pafajshëm. Me një ton të rënduar, ai theksoi tragjedinë e situatës duke thënë se ata fëmijë nuk do ta shohin më kurrë nënën e tyre në këtë jetë.

Leonardi e vulosi deklaratën e tij duke kujtuar ftohtësisht se Naimi dhe Kushtrimi e thurën këtë rrjetë makabre, duke zgjedhur Granitin për ta finalizuar atë.

Ndërsa për dënimin me 30 vite të Kushtrim Kokallës, ai tregoi maturi duke thënë se gjykata e ka vlerësuar siç duhet, duke ia lënë komentet e mëtejshme ligjore avokatit të familjes. Një gjë është e sigurt, siç e tha edhe ai vetë në fund të fjalës së tij: ky nuk ishte thjesht një vendim gjykate për familjen e tyre, por një frymëmarrje e thellë lehtësimi për mbarë popullin shqiptar që kërkoi pa rreshtur drejtësi për Liridonën. /Prive By Liberta Spahiu

 

Tronditëse: Vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, vriten dy vëllezër nga Rozhaja

Një krim i rëndë ka tronditur sot Malin e Zi, ku tre persona janë gjetur të vrarë në lagjen “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, viktimat janë tre burra të moshës madhore.

Burime brenda policisë për mediat malazeze kanë bërë të ditur se në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot (28 vjeç) dhe Nezrin Hot (27 vjeç). Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira, ku viktimat po qëndronin pasi punonin në ndërtim në Podgoricë.

Policia është vënë në kërkim të personit të dyshuar, Vehid Muriq nga Rozhaja. Ai dyshohet se ka vrarë tre shokët e tij me të cilët punonte, pas disa mosmarrëveshjeve personale. Sipas informacioneve paraprake, vrasjet dyshohet se janë kryer me armë të ftohtë (thikë).

Ngjarja ka marrë përmasa edhe më tragjike kur është mësuar se i dyshuari, pasi ka kryer krimin në Podgoricë, është kthyer në qytetin e tij të lindjes, në Rozhajë.

Aty, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes. Ka qenë pikërisht denoncimi i familjes për dhunën në Rozhajë që ka çuar policinë në zbulimin e tmerrshëm të vrasjes së trefishtë në Podgoricë.

Policia njofton se ky krim nuk lidhet me përplasjet e grupeve kriminale, por ka ndodhur për motive personale. Aktualisht, forca të shumta policore janë në kërkim të intensiv të Vehid Muriqit.

Arrestohet e dyshuara që vodhi afër 200 mijë euro

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё.

Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 (njёqind e shtatёdhjetё e gjashtёmijë e nёntqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijё e shtatёqind e pesёdhjetё) euro, tё cilat i janë vjedhur.

Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, me datёn 21.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё

Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen makabër të Liridona Ademajt

Drejtësia për Liridona Ademajn u realizua sot – të akuzuarit për vrasjen makabre të 30-vjeçares morën dënimin meritor në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava u përballen me pasojat e krimit të tmerrshëm që shokoi mbarë vendin dhe familjen e viktimës

Autori i krimit, Granit Plava, mori dënimin prej përjete.

Kushtrim Kokalla 30 vite burgim.

E Naim Murseli burgim përjetë

Me shpalljen e aktgjykimit, familjarët e saj morën një pjesë të drejtësisë, ndonëse dhimbja për humbjen mbetet e pa shuar.

Pas pak pritet vendimi i Gjykatës për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën

Pas pak në Gjykatën Themelore të Prishtinës shpallet aktgjykimi për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Familjarët e të ndjerës kanë arritur brenda Gjykatës, e po ashtu edhe avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj.

“S’ia ka dhanë populli o vëlla”, Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kanë më shume vota se Hamza, 10 kanë më shumë se Abdixhiku

Kryeministri Albin Kurti ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe mospranim të rezultatit zgjedhor, pas dështimit të marrëveshjes me Lidhja Demokratike e Kosovës dhe refuzimit nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai ka sulmuar ashpër dy liderët e opozitës, Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku, duke thënë se po e bllokojnë zgejdhjen e Presidentit dhe nuk po e respektojnë vullnetin e qytetarëve, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kurti theksoi se legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“Legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedhë presidentin, duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja të cilat janë të panevojshme dhe nuk sjellin gjë të re,” deklaroi ai.

Ai shtoi se institucionet duhet të funksionalizohen sa më parë.

“Kemi Kuvend, kemi qeveri, duhet të kemi edhe president. Duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve dhe duhet të funksionalizohet ai.”

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje me partnerët ka shumicën parlamentare.

“LVV me partnerët e saj i ka 57 deputetë, si mazhorancë jemi me 66 deputetë. Pranimi i rezultatit nënkupton që PDK duhet ta pranojë që janë 22 deputetë, janë 1/3 e mazhorancës.”

Kurti theksoi se rezultati zgjedhor është i qartë dhe duhet respektuar.

“LVV ka arritur 51.1 për qind të votës popullore, ky është një rezultat i paparë, prandaj edhe viti 2026 duhet të sillet në përputhje me këtë rezultat.”

Aifoli për ofertën që ia bëri dje PDK-së, që të ia jap  postin e kryetarit të Kuvendit për Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun.

“Unë i kam ofruar kryetarit të PDK-së Bedri Hamza që të bëhet një rrokadë ndërmjet kryetares aktuale të Kuvendit dhe nënkryetarit të PDK-së. Lirisht PDK ta bën kryetar Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun, Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit dhe vazhdojmë tutje.”

Kurti e cilësoi ofertën si koncesion të madh nga ana e tij.

“Besoni që kjo nuk është pak, se Albulena Haxhiu ka më shumë vota se Bedri Hamza dhe gati katërfish më shumë se Vlora Çitaku. Ky është një koncesion i madh që e bëjmë ne.”

Ai shtoi se disa figura të Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë më shumë vota se liderët opozitarë.

“Katër veta në VV kanë më shumë vota se Bedri Hamza… ndërkaq nëse e krahasoni me LDK-në, dhjetë veta në Vetëvendosje janë më të votuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.”

Kurti foli sërish edhe për ofertën për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendëskryeministër dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme dhe t’i ketë katër ministri… oferta jonë është shumë gjeneroze.”

Në fund, ai akuzoi opozitën për mungesë vullneti për zhbllokim të situatës.

“Ata nuk janë të interesuar të zhbllokojnë.”

Kurti mes tjerash ka deklaruar se LDK dhe PDK me numrat që i kanë, s’mund t’ia mbledhin as edhe një kandidati nënshkrimet për ta kandiduar për president.

Ai ka thënë se s’mund t’iu japë diçka të cilën s’ua ka dhënë populli.

“Çka të bëjmë me rezultatin zgjedhor. Ata s’i kanë votat as me ia mbledhë nënshkrimet një kandidati. 22 deputetë të PDK’së s’mjaftojnë me apliku. A keni apliku për punë ju naj herë, kur s’i dokumentet s’mundesh me apliku. Ju po thoni me ia dhanë, s’ia ka dhanë populli, qysh me ia dhanë unë kur s’ia ka dhanë populli”, ka thënë Kurti.

“Unë jam super gjeneroz. Duhet t’i pyesni ata që me këta numra të ultë që i kanë, i bëjnë këto refuzime” , ka shtuar ai.

49-vjeçari vdes duke ngrënë drekë, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 20 prill 2026 rreth orës 12:20.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, viktima është Besnik Hoxha, i cili ndodhej në rreth familjar duke ngrënë drekë, kur në një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur vetëdijen.

Familjarët kanë reaguar menjëherë duke tentuar t’i japin ndihmën e parë, ndërsa më pas e kanë transportuar me urgjencë në QKMF në Suharekë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, mjeku kujdestar në ora 12:50 ka konstatuar vdekjen.

Sipas vlerësimeve fillestare mjekësore, ekziston dyshimi se vdekja mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Zbulohet kandidati i AAK-së për kryeministër, nuk është Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij lidhur me bisedimet për çështjen e presidentit.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk e konsideron të mbyllur çështjen e presidentit, por ka shtuar se atë e ka mbyllur vetë Kurti me qasjen që ka aplikuar, pasi sipas tij, ai ka pasur opsione për të gjetur zgjidhje.

“Këto janë veç kalkulime, kamuflazh dhe mashtrim i pastër. Nuk ka ofertë, këto nuk janë oferta, këto janë me harxhu fjalë derisa të shpallen zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se sipas kalendarit dhe afateve kushtetuese 7 qershori mund të jetë data e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Haradinaj ka thënë se kandidat i AAK-së për kryeministër do të jetë Ardian Gjini, kryetar aktual i Gjakovës.

“Do të jem pjesë e listës dhe AAK-ja do të ketë një ofertë serioze. Do të garojmë vetëm në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Vazhdojnë të bien çmimet e naftës në Kosovë

Çmimet e derivateve në Kosovë sot kanë pësuar një rënie të lehtë të martën.

Nafta sot është 1.68 euro për litër, sipas përcaktimit të çmimeve nga Ministria e Industrisë, raporton Paparaci.

Një ditë më parë, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë peshonte 1.72 euro.

Të mërkurën, benzina do të tregtohet me 1.41 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.

 

E tmerrshme: Vrasësi i 22-vjeçarit në Lipjan dyshohet se punonte me identitet të rrejshëm si shofer i fëmijëve të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë

Muhamet Gashi, i kërkuar për afër 4 vjet për vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan është arrestuar më 16 prill 2026.

Por, gjatë kohës sa ai ishte në kërkim, duke përdorur identitet të rrejshëm, dhe nga informatat që ka Betimi për Drejtësi, ai dyshohet se për muaj me radhë kishte punuar si shofer dhe transportuar fëmijët në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

“Betimi për Drejtësi”, që na shkurti 2026, kishte këto informata dhe intervistuar edhe prindërit, po kishte vendosur mos t’i publikonte me qëllim të mos prishjes se hetimeve të Prokurorisë deri në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Prokurori i rastit, Arben Hoti tregon se çka rezultoi nga hetimet deri në arrestimin e tij.

Pas katër viteve në arrati, të premten u mbajt seanca ku të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit.

“Falë një pune intensive, të mirë organizuar edhe me Policinë e Kosovës, Njësitin e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, aplikimin e masave të veçanta hetimore dhe një hetimi intensiv të pandërprerë për disa muaj, kemi arritur që përfundimisht me 15.04 mes datës 16 kemi arritur që ta lokalizojmë dhe arrestojmë të pandehurin Muhamet i cili dyshohet për veprat penale “vrasje e rëndë”, “armëmbajtje pa leje”, në ndërkohë gjatë arratisjes se tij është vërtetuar dhe prova se ka kryer edhe vepra të tjera penale për të cilat Prokuroria ka marr aktvendim për zgjerim të hetimeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai është i përfshirë edhe në vepra tjera penale.

Ka të bëjë me falsifikim të dokumenteve,  ka të bëjë me vjedhje të identiteteve, ka të bëjë me mbajtje në posedim me qëllim të shitjes së substancave narkotike, me armëmbajtje të tjera përveç asaj që me të cilën ka kryer veprën penale të vrasjes.

Prokurori Hoti, thotë se gjatë kohës sa ai ishte në arrati, ai po qëndronte mes Serbisë dhe Kosovës.

“Unë si prokuror i çështjes këtë rast konkret e kam pranuar në fundin e vitit 2025. Për kohën prej 2022 derisa unë jam pajisur me lëndën nuk mund të di apo nuk kam njohuri për vendndodhjen apo strehimin e tij mirëpo ë për aq sa di është se nga momenti kur unë jam pajisur me lëndë e tutje i njëjti kryesisht është strehuar në zonën e pjesës jugore të Serbisë, përkatësisht zonën e Bujanovcit, Preshevës, ka pasur lëvizje të kohëpaskohshme edhe në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas tij, ai qenë shumë i mirë organizuar në shmangiet të arrestimit.

“Saqë në shkresat e lëndës ekziston edhe një raport i një zyrtarit policor i pikëkalimit i zonës kufitare të Gjilanit, ku ka arritur t’i shmanget qysh në vitin 2022 nga vetura, domethënë është ndalë në një pikë kontrolli, ka qenë brenda veturës dhe gjatë verifikimit që ka bërë zyrtari policor sipas procedurave operative që i kanë, i njëjti duke e ditur se do të rezultojë me arrestimin e tij për shkak të se ishte në kërkim për vrasjet e rëndë, ka arritur t’i ikë nga ai vend i ngjarjes dhe ka qenë i paarritshëm”, ka shtuar ai.

Lidhur me dyshimet se ai kishte punuar si shofer i nxënësve, prokurori thotë se janë duke i hetuar të gjitha informatat.

“Si informacion e kemi pranuar gjatë fazës së trajtimit të çështjes. Ka pasur informacione por diçka më konkrete për momentin nuk mund të ndajmë me opinionin sepse jemi në proces edhe të verifikimit të disa veprimeve të tjera që mund t’i ketë ndërmarrë ky person i pandehur gjatë kësaj kohe. Si informacion ka ekzistuar që ka qenë vozitës i një  veture me të cilën ka transportuar fëmijët  në një shkollë këtu në lagje të Prishtinës”, ka thënë ai.

Nga informatat që Betimi për Drejtësi ka, i dyshuari Muhamet Gashi prindërve dhe fëmijëve iu është prezantuar si Albin Behrami. Kurse, një punëtor i ri që do niste punën si shofer, atij i është prezantuar se është shefi i Kompanisë.

Punëtori i ri, në shkurt 2025, kishte bërë një njoftim në grupin e prindërve, ku tregonte se nuk do ketë me transport për nxënës pasi pronari i autobusit po kërkohet nga Policia.

“Ai pronari ka pas diçka problem me shtet diçka edhe tani s’është tu u lajmeru mo. Ai u prezantu me emër Albin Behrami”,ka thënë ai.

Sipas tij, Muhamet Gashi i prezantuar si Albin, kishte bartur nxënësit rreth 3 muaj.

“E di që nja 3 muaj po, veç se di saktë. Pronar de pronar, unë që dy jave ja kom nisë aty”, ka shtuar ai.

Ai thoshte, se nuk e dinte se për çfarë po e kërkonte Policia.

“ Vallahin nuk e di, hiç nuk e di, për diçka të madhe po, veç për çka nuk e di. Se nuk me ka njofu Policia për çka as qysh veç erdhën aty e lypen, ke tu me dal problem edhe mu për qata e lash edhe punën”, ka thënë shoferi i ri.

“Betimi për Drejtësi”, kishte biseduar edhe me disa prindër, të cilët thonë se e njihnin me emrin Albin, ndërsa e përshkruanin si njeri të sjellshëm.

  1. G, prind

“Tash me ka bo me u tut, mu tut edhe mu si prind se i kam pas 3 çikat e mija, 2 fëmijë të vëllaut d.m.th. janë kanë me to ama sjelljen e ka pas shumë të mirë kështu, qatu në lagje dikun ka banu po tash se kam ditë për”, ishte shprehur prindi V.G më 16 shkurt 2026.

Ky prind, thotë si kishte lejen që të futej edhe në oborrin e shkollës. Ndërsa, edhe atij i është prezantuar si pronar i Kompanisë.

“Po, po e patëm nxjerrë lejen e patëm bo një… me hi në oborr, mos me i lanë fëmijët me kapërcye rrugën, me shku në lloq me hi sidomos pasdite që janë kanë fëmija e vogël klasa e 2-3 ka pasur leje prej drejtorit me hi me u parku deri të dalin fëmija krejt. Ai është prezantu si pronar i Kompanisë”, ka shtuar ai,

V.A, gjithashtu prind ka thënë se ai si shofer i fëmijëve kishte punuar rreth 4 muaj apo më shumë.

Ndërsa, H.E, thotë se atë e njeh si person të mirë.

“Se di, ai u kane shumë njeri i mirë, unë kam udhetuar me te, ishte hoxhë, ky që them unë. Se në fillim me ra ishte shumë njeri i mirë, tash me çuditët”, ka thënë ajo.

Disa prej prindërve, në bazë të fotografiës, për Betimi për Drejtësi, kishin identifikuar se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Prokurori Hoti, thotë se Muhamet Gashi, duke vjedhur identitetin e dikujt tjetër, ai ka arritur edhe të krijoj raporte juridike.

“Me rastin e arrestimit të tij tek i njëjti janë gjetur dokumente identifikuese me identitete të rrejshme. Domethënë i njëjti ka arritur të bëjë falsifikimin e dokumenteve zyrtare, letërnjoftimeve të lëshuara kinëse nga Autoritetet e Republikës së Kosovës. Ka arritur të bëjë vjedhje të identitetit të personave të cilët jemi në proces të identifikimit dhe verifikimit dhe të paraqitjes së tyre si palë ankuese. Dhe përmes këtyre dokumenteve ka arritur të krijojë edhe raporte juridiko civile apo edhe raporte të tjera që mund të ketë krijuar nëpër institucione ose kompani apo çkado koftë”, ka thënë prokurori.

Prokurori vlerëson se i pandehuri Gashi ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe në momentin e arrestimit të tij ai kishte edhe armë.

“Po ne kemi pas informacione se i njëjti është edhe me shkallë të konsiderueshme të rrezikshmërisë. të paktën është vlerësuar si rrezikshmëri e lartë.Ne kemi kërkuar asistencë edhe nga njësitë e specializuara të policisë përkatësisht njësia e FIT, apo njësia e ndërhyrjeve të specializuara tani si quhen ato dhe të njëjtit me rastin e intervenimit kanë hasur në të i cili në momentin e parë në dorën e tij ka pasur armë ndërsa me rastin e këqyrjes së mëtejshme nga ana e Njësitit të Forenzikës apo krimteknikës së policisë ka rezultuar se në atë armë ka pas edhe municion përkatësisht se fisheku ka qenë në tytën e armës”, ka thënë Hoti,

Bashkë me Muhamet Gashin është arrestuar edhe Gentian Gashi, i cili dyshohet për dhënien e ndihmës pas kryerjes se veprës penale.

“Nga provat që i kemi grumbulluar deri në këtë fazë kemi arritur të sigurojmë prova për të vërtetuar faktin se ky person përmes veprimeve të tij me dijeni i ka ofruar strehim dhe shmangie nga arrestimi i personit në kërkim Muhamet Gashit duke e strehuar në një në njërën nga njësitë banesore ku ka banuar edhe vetë personalisht me familje”, ka thënë prokurori.

Prokurori Arben Hoti, ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e Betimi për Drejtësi, për arrestimin e të dyshuarit.

“Unë  kam pranuar kërkesë nga “Betimi për Drejtësi për ndarjen e disa informacioneve që ata kanë poseduar lidhur me këtë çështje dhe meqenëse në atë fazë kemi qenë në një hetim intensiv, unë kam kërkuar që çështjet e ndarjes në opinion publik të këtyre informacioneve të jenë të kufizuara për shkak të cenimit të hetimit, përkatësisht rrezikimit që mund të na bëhej për lokalizimin e të pandehurit”.

“Duke pasur parasysh se nga provat që ne posedonim kishim informacion se i panehuri është shumë mirë i organizuar, arrin shumë mirë që t’i shmanget legjitimimit edhe arrestimit kështu që nga ana e betimit kemi pranu domethënë kërkesën tonë për kufizimin e ndarjes së apo shpërndarjes së këtij informacioni në publik dhe bashkëpunimi ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm. Po ashtu përveç betimit për drejtësi unë dua të shfrytëzoj rastin të falenderoj edhe ata qytetarë të cilët pa asnjë dyshje, pa asnjë hezitim, në çdo kohë, gjatë kësaj periudhe kohore na kanë ofruar informacione për aq sa ata kanë pas njo dhe asnjëherë nuk janë shmangur kërkesave të organeve të policisë apo prokurorisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ndonjëherë ndarja e një informacioni për nevoja mediale mund të jetë e nevojshme, e, mirëpo mund të paraqet edhe ndonjë rrezik shumë më të lartë.

“Kështu që një koordinim paraprak para  se të ndahej një informacion i tillë gjithmonë do të ishte i vlefshëm dhe i arsyeshëm për të vlerësuar cenimin apo rrezikshmërinë që do të përbënte ndarja e atij informacioni në atë kohë”, ka thënë Hoti.

“Unë për hir  të korrektësisë, sapo kemi përfunduar procesin e arrestimit të tij dhe sapo na janë krijuar kushtet për të vepruar kam dhënë informacionin përmes zyrës për komunikim me media edhe për Betimin për Drejtësi duke informuar se kemi arritur ta lokalizojmë dhe arrestojmë të kërkuarin Muhamed Gashi për të cilin betimi për drejtësi ka pasur informacion paraprak që ka dashur ta ndajë me ne në atë kohë”, ka përfunduar ai.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten e 17 prillit,  ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej një muaj, ndaj të dyshuarve.