Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe partive ish-opozitare, duke përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Në Five” në TV Dukagjini, Rexhaj tha se ekziston rreziku që vendi të hyjë në një cikël të përsëritur zgjedhjesh nëse nuk arrihet një rezultat i qartë politik.
Sipas Rexhajt, situata aktuale politike po krijon një ndarje mes LVV-së dhe partive të tjera ish-opozitare, të cilat sipas tij po veprojnë në një linjë të përbashkët kundër pushtetit aktual.
Ai theksoi se nëse Vetëvendosje nuk arrin përqindjen e mëparshme të votave, ekziston mundësia që Kosova të përballet sërish me zgjedhje të reja.
“Për atë po them këto zgjedhje që janë, janë zgjedhje PDK, LDK, AAK krejt këta bashkë dhe në anën tjetër LVV-ja. Pse? Se ka argument në këtë që po e them…
Pastaj po hymë në ciklin e trenit bullgar, të përsëritjes së zgjedhjeve. Nëse tash VV-ja nuk e arrin prapë për qind që e ka pasur, unë kam frikë sepse mund të shkojmë prapë drejt zgjedhjeve. Dhe ky është problemi bazik. E cila është është zgjidhja? A ka mekanizima që e detyrojnë me ardh me zor në Kuvend dhe të votoj. Nëse s’ka është vullnet politik. Ata nuk kanë vullnet politik. A është legjitime për ta çuar vendin në zgjedhje, po është. Mirëpo prapë në fund për përgjegjësinë e atyre veprimeve vendos qytetari”, ka thënë Rexhaj.
Është liruar Vlonjat Behrami, zyrtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, thonë burime të “Indeksonline”.
Ai është prangosur gjatë ditë së sotme nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe shkelje të fshehtësisë së procedures.
Rasti ndaj tij vazhdon në procedurë hetimore.
Ndryshe, IPK Duke ju referuar operacionit të sotshëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë shoqëruar në objektin e IPK-së katër zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast.
Pas intervistimit tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit operacioni është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka përfshirë bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale.
Hetimet lidhur me këtë rast ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit .
Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për 4 zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.
Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:20 në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua,e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.
Më tutje bëhet e ditur se viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.
Gazeta Sinjali raportoi për një aksion të madh të Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Speciale që“zbarkoi” mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku disa persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për korrupsion, ryshfet dhe manipulime me shpronësime të tokave.
Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi.
Gashi, pronar i një kompanie të specializuar në fushën e inxhinierisë, dyshohet për veprën penale “dhënie e ryshfetit”.
Bashkë me ish-kandidatin e Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, nën pranga ka rënë edhe Nexhat Raifi, një bashkëpunëtor i afërt i tij në biznes.
Ata dyshohen për përfshirje në ryshfet për një rast të shpronësimeve të kundërligjshme të pronave vite më parë.
“V.G dhe N.R [janë arrestuar, v.j] për veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’”, tha Prokuroria Speciale në një njoftim për media të mërkurën.
Aksioni i Prokurorisë është zhvilluar në tri komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Edhe pesë të tjerë, përfshirë tre zyrtarë publikë, janë arrestuar gjatë operacionit, sipas njoftimit të Prokurorisë.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Avdi Pireva, një ish-kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet. Pireva dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Dhënie dhe marrje e ryshfetit’. Ai, kishte kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.
Në uebsajtin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pireva figuron edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Portali Sinjali raportoi sot bazuar në burime se në këtë rast është arrestuar edhe Nexhmije Karaqi.
Paparaci mëson se Karaqi, zyrtare e Avokaturës Shtetërore, dyshohet se ka lidhje familjare me Pirevën.
“H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. N.K për veprën penale Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”, tha Prokuroria në komunikatë.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, Prokuroria ka njoftuar se janë sekuestruar pajisje teknologjike, “para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm”.
Lidhur me të njëjtin rast, në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale dhe Policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, arrestuan shtatë persona të tjerë lidhur me të njëjtin rast.
Në aksionin e parë ishte arrestuar ish-ministri i Tregtisë, Fadil Ismajli, po ashtu ish-zyrtar i AKR-së dhe mik me Vegim Gashin. Ismajli, para se të bëhej ministër i Tregtisë në vitin 2010, kishte qenë pronar i kompanisë Komtel Project Engineering.
Sot, pronar i të njëjtës kompani është Vegim Gashi. Ai zotëron 100% të aksioneve të kompanisë Komtel, sipas të dhënave publike pranë Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.
Komtel Project Engineering është përfolur në të kaluarën për përfitime nga tenderët publikë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Mediumi rajonal “Europe Western Balkans” ka publikuar sot një tekst për zgjedhjet në Kosovë, duke treguar fillimisht rrethanat e shpërndarjes së Parlamentit si rezultat i dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri.
“Osmani ishte e kualifikuar për një mandat tjetër, por nuk mori mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti”, shkruan EWB.
Në tekst thuhet se dështimi për zgjedhjen e presidentit ndodhi për shkak të refuzimit të partive opozitare për ta bërë kuorumin në seancë dhe për faktin se Kurti nuk ka bërë lëshime për të mundësuar shumicën për zgjedhjen e presidentit.
“Zgjedhja e Presidentit dështoi sepse partitë opozitare vazhdimisht e mohonin kuorumin e nevojshëm prej dy të tretash për të mbajtur seancën. Nga ana tjetër, Kurti nuk bëri lëshime politike për të mundësuar një kuorum, duke çuar në një situatë në të cilën qëndrimet e ngulitura të të dyja palëve shkaktuan zgjedhje të tjera të parakohshme, më pak se gjashtë muaj pas atyre të mëparshmes”, shkruan EWB.
Sa i përket rezultatit që mund të prodhojnë zgjedhjet pas lëvizjeve të fundit politike në vend, EËB thotë se LVV me shumë gjasë do të mbetet forcë dominuese, derisa LDK me synimin për “bashkimin e madh’ dhe afrimi i Osmanit, mund t’ia prishin matematikat Kurtit.
“Ndërsa besohet gjerësisht se LVV do të mbetet një forcë dominuese pas zgjedhjeve të reja, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në opozitë, e cila po kërkon të formojë “një unifikim të madh”, mund ta ndryshojë balancën elektorale kundër partisë së Kurtit. Ndër të tjera, u njoftua se Vjosa Osmani do të kandidojë në zgjedhje në listën e ish-partisë së saj, LDK-së”, shkruan EWB
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, kanë zhvilluar sot aksione në disa lokacione në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Burime të IndeksOnline mësojnë se në mesin e të arrestuarve janë katër zyrtarët policorë, Bleon Beqiri, Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Vlonjat Behrami. Në këtë aksion është arrestuar edhe një zyrtar komunal si dhe dy qytetarë të tjerë.
Aksionet janë realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kanë përfshirë bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy qytetarëve civilë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Ndryshe edhe IPK-së ka njoftuar se bashkë me Prokurorin Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë mes Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.
Aksionet po realizohen në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë, për bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës, ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, sipas nenit 392 të KPRK-së,
‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’ sipas nenit 194 të KPRK-së ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’ sipas nenit 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjës së rreme’’ sipas nenit 395 të KPK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’ të KPRK-së.Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë të hetimeve, të dyshuarit në bashkëveprim, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre.
Po ashtu, pesë (5) persona zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të mundësimit të përfitimeve të kundërligjshme pasurore. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institiucionet e tjera përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se ka hequr dorë nga paga kalimtare deri në konstituimin e ri të institucioneve.
Sadiku mean ë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se “këto para shpesh përfundojnë te tenderët njëburimorë”, shkruan Insajderi.
“Sa për informim, deputetëve u takon një pagë “kalimtare” deri në konstituimin e ri. Ligjërisht, kjo pagë mund të më takojë edhe mua. Janë rreth 7000 – 8000 euro në pytje minimalisht. Sot vendosa të mos aplikoj për të. Mendoj që për mua nuk është e moralshme sepse kam mundësi të mbijetoj edhe në mënyra të tjera”, thuhet në postimin e Sadikut.
“Po më kujtohet që këto para shpesh përfundojnë te tenderët njëburimorë, te Vuk Hamoviqët e rrymës dhe te hajnitë tjera të instaluara nga Vetëvendosje, por prapë s’po muj me marrë pare prej shtetit tim pa punu”, ka deklaruar më tej Sadiku.
“Në anën tjetër, mendoj që është krejtësisht morale për deputetët që kanë aplikuar për këtë pagë dhe që realisht nuk kanë të ardhura të tjera”, përmbyll ai. /Insajderi.org/
Këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani, Burim Meta, thotë se përveç ish-deputetes Jeta Statovci, e cila së fundmi iu bashkua Osmanit, edhe anëtarë të tjerë të partisë Guxo pritet të rreshtohen krah saj për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas Metës, shumica e anëtarëve të Guxo-s e mbështesin Osmanin, me përjashtim të atyre që kanë kaluar nga LVV-ja në këtë parti. Ai konfirmoi gjithashtu për RTV21 se pjesë e këtij grupimi do të jetë edhe ish-deputetja Albena Reshitaj.
“Guxo do të jetë e vetmja parti në historinë e politikës kosovare që do të ketë më shumë kryetarë sesa anëtarë partie. Të gjithë nënkryetarët e partisë tashmë janë në përkrahje të Osmanit dhe LDK-së. Do të ketë edhe prurje të tjera, ndërsa ekskluzivitetin për t’i bërë publike do ta ketë vetë presidentja Osmani. Natyrisht, të gjithë deputetët që kanë treguar vlera do të jenë pjesë e jona, por jo edhe deputetët që janë të LVV-së dhe që kaluan kinse në Guxo. Po, Albena do të jetë pjesë e jona”, tha Meta.
Meta po ashtu deklaroi se Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ndërkohë, ai iu kundërpërgjigj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ish-presidentja Osmani po e konfirmon çdo ditë e më shumë mbështetjen qytetare.