div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-41 category-paged-41 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ermal Sadiku heq dorë nga paga kalimtare: S’po muj me marrë pare prej shtetit tim pa punu

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se ka hequr dorë nga paga kalimtare deri në konstituimin e ri të institucioneve.

Sadiku mean ë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se “këto para shpesh përfundojnë te tenderët njëburimorë”, shkruan Insajderi.

Sa për informim, deputetëve u takon një pagë “kalimtare” deri në konstituimin e ri. Ligjërisht, kjo pagë mund të më takojë edhe mua. Janë rreth 7000 – 8000 euro në pytje minimalisht. Sot vendosa të mos aplikoj për të. Mendoj që për mua nuk është e moralshme sepse kam mundësi të mbijetoj edhe në mënyra të tjera”, thuhet në postimin e Sadikut.

Po më kujtohet që këto para shpesh përfundojnë te tenderët njëburimorë, te Vuk Hamoviqët e rrymës dhe te hajnitë tjera të instaluara nga Vetëvendosje, por prapë s’po muj me marrë pare prej shtetit tim pa punu”, ka deklaruar më tej Sadiku.

“Në anën tjetër, mendoj që është krejtësisht morale për deputetët që kanë aplikuar për këtë pagë dhe që realisht nuk kanë të ardhura të tjera”, përmbyll ai. /Insajderi.org/

 

Konfirmohet: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

Këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani, Burim Meta, thotë se përveç ish-deputetes Jeta Statovci, e cila së fundmi iu bashkua Osmanit, edhe anëtarë të tjerë të partisë Guxo pritet të rreshtohen krah saj për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas Metës, shumica e anëtarëve të Guxo-s e mbështesin Osmanin, me përjashtim të atyre që kanë kaluar nga LVV-ja në këtë parti. Ai konfirmoi gjithashtu për RTV21 se pjesë e këtij grupimi do të jetë edhe ish-deputetja Albena Reshitaj.

“Guxo do të jetë e vetmja parti në historinë e politikës kosovare që do të ketë më shumë kryetarë sesa anëtarë partie. Të gjithë nënkryetarët e partisë tashmë janë në përkrahje të Osmanit dhe LDK-së. Do të ketë edhe prurje të tjera, ndërsa ekskluzivitetin për t’i bërë publike do ta ketë vetë presidentja Osmani. Natyrisht, të gjithë deputetët që kanë treguar vlera do të jenë pjesë e jona, por jo edhe deputetët që janë të LVV-së dhe që kaluan kinse në Guxo. Po, Albena do të jetë pjesë e jona”, tha Meta.

Meta po ashtu deklaroi se Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndërkohë, ai iu kundërpërgjigj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ish-presidentja Osmani po e konfirmon çdo ditë e më shumë mbështetjen qytetare.

“Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së”

Ish-deputeti, Mërgim Lushtaku, tha se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e qershorit.

Sipas tij emri i Limajt është përmendur në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PDK-së, dhe se çështja pritet të qartësohet deri më 12 maj, kur përfundon afati për dorëzimin e listave në KQZ.

Lushtaku është shprehur se personalisht e mbështet rikthimin e Limajt në PDK.

“Për mendimin tim personal, Fatmir Limaj është një njeri që është ndër themeluesit e PDK-së dhe ka kontribuar shumë. Ai mund të jetë pjesë e PDK-së, por duhet të pritet deri në datën e fundit. Ka diskutime, kemi pasur një mbledhje dje ku kemi zhvilluar bisedime dhe emri i tij është përmendur, por derisa nuk kemi një kërkesë zyrtare prej tij”, tha Lushtaku për RTV21.

Sipas tij, vendimi për rikthimin e Limajt i takon Kryesisë.

Sipas Lushtakut, PDK në zgjedhje do të garoj e vetme pa koalicione, por se lista e saj do të përmbaj ”befasi” të shumta.

PDK është mjaftueshëm e fortë, por sigurisht që ka nevojë që të mund të hyjnë në kuadër të listës së PDK-së. Dera jonë është e hapur dhe do të bisedojmë për figura publike që kanë ndikim në fusha të ndryshme”, tha Lushtaku.

Një tjetër deputete e VV-së i bashkohet “Listës së LDK-së”

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke iu bashkuar listës politike të presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Infokus.

Burime e Infokusit bëjnë të ditur se Reshitaj tashmë ka arritur marrëveshje për angazhim në iniciativën politike që lidhet me Osmanin, duke shënuar kështu një tjetër largim të bujshëm nga radhët e VV-së.

Deri më tani nuk ka pasur konfirmin zyrtar. Derisa edhe ish deputetja Jeta Statovci sot u konfirmua që i është bashkëngjitur listës së Osmanit.

Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendimin e ri

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për kujdesin parësor shëndetësor.

Sipas Vitisë, ky udhëzim rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme, si pjesë e shërbimeve në kujdesin parësor, shkruan IndeksOnline.

“Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë” shkroi Vitia.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për herë të parë, me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme.

Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor.

Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.

Po e afrojmë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve.

Aida Dërguti aderon në PDK dhe hy në garë për deputete

Aida Dërguti, ish-Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe opinionistja në “Rubikon” ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu të paktën ka njoftuar autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.

Postimi i Kelmendit:

Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. “Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë”, më tha.

PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 9 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj.

Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je!

E tmerrshme: Në Ferizaj nëna dyshohet se e hodhi foshnjën në koshin e mbeturinave pasi ia preu kordonin

Në mëngjesin e sotëm në Spitalin e Ferizajt një grua ka lindur në tualetin e Shërbimit Emergjent.

E njëjta po dyshohet se e ka hedhur foshnjën e saj në koshin e mbeturinave.

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka njoftuar se pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.

Në njoftim thuhet se pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike.

Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore.

Sapo është konstatuar rasti, stafi shëndetësor ka njoftuar organet kompetente, përkatësisht Policinë e Kosovës.

Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilat kanë iniciuar hetimet. Në procedurë janë përfshirë edhe inspektorët shëndetësorë dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.

“Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt është duke bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe respektimit të privatësisë së palëve të përfshira, për momentin nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, thuhet në njoftim. /Insajderi

Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq

Disa persona janë arrestuar të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve është polici i NJRSH-së, Vlonjat Behrami.

Pesë (5) persona zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të mundësimit të përfitimeve të kundërligjshme pasurore.

Konfirmohet: Deputetja e VV-së i bashkohet listës së LDK-së

Vjosa Osmani ka konfirmuar rikthimin e Jeta Statovcit në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar një moment të rëndësishëm për forcimin e partisë dhe vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët.

Në një njoftim për mediat, Osmani theksoi se Statovci, e cila ka shërbyer si deputete dhe ka marrë besimin e qytetarëve për tri mandate radhazi, do të jetë një shtyllë e fuqishme në vazhdimin e angazhimeve për të mirën e Kosovës.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara,” tha Osmani.

Osmani e falënderoi Statovcin për kontributin e saj të jashtëzakonshëm dhe vlerësoi vazhdimësinë e vizionit dhe angazhimit për vendin. “Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.”

Osmani përfundoi me një mesazh të fuqishëm: “Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.”

Nëna 21 vjeçare dyshohet se e mbyti foshnjën saj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka hapur rast për veprën penale “Vrasje e foshnjes gjatë lindjes”, lidhur me dyshimin se një nënë 21-vjeçare ka privuar nga jeta foshnjen e saj.

Lajmin për KlanKkosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Vjosa Baftiu, e cila bëri të ditur se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion.

Sipas saj, hetimet janë duke vazhduar dhe po merren në shqyrtim të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes. /Klankosova.tv