div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-436 category-paged-436 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bosch: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch foli mbi procesin gjyqësor të mbajtur në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Bosch, i cili mbajti një fjalim në protestën e së dielës në Hagë në mbështetje të Thaçit, theksoi se ngritja e kësaj gjykate është perceptuar jo si një përpjekje e sinqertë për drejtësi.

“Unë kam qenë i përfshirë që në 2010-tën, dhe gjatë luftës kemi bërë gjithçka më ndërkombëtarët për të sjellë paqe, kemi pasur negociata në Kosovë edhe kur u bënë zgjedhjet në Serbi dhe jemi përpjekur të zgjedhim rrugën e duhur. Tashmë e dimë që Vuçiç nuk është miku ynë në Europë por i Rusisë dhe Kinës”, tha Bosch, në Euronews Albania.

Sipas tij, Kosova vazhdon të mbajë barrën e përgjegjësisë për marrëveshjen me Serbinë, dhe theksoi se shumë individë përgjegjës për krimet e viteve ’90 sot mbajnë pozita të rëndësishme në Serbi.

“Kosova këtu fajësohet gjithmonë sa i takon marrëveshjes me Serbinë. E gjithë kjo gjykatë ishte pjesë e kësaj marrëveshje, ne krijuam de facto për serbët. Në një raport që nuk besoj se e ka lexuar njeri, ka një pikë të rëndësishme sa i takon krimeve të kryera nga Thaçi supozohet, shkruhet që të gjitha krimet janë kryer nga serbët dhe asnjë serb nuk akuzohet nga kjo gjykatë.

Ka shumë fajtor që mbajnë pozicione të mira ndërkohë që kanë qenë kriminelët kryesorë në vitet 90’. Nuk është një gjykatë objektive por është një gjykatë për ti shërbyer Serbisë”, shtoi ish-ambasadori i Hollandës në Kosovë, Robert Bosch.

E turpshme: Bulliqi kërkon nga Hyseni në studio televizive që ta dëshmojë me foto se e ka vëllain invalid lufte

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një veprim të turpshëm përgjatë përballjes me Ekrem Hysenin, kandidatin e LDK’së për kryetar në Podujevë.

Bulliqi përgjatë debatimit në studion televizive të RTV 21 të ka kërkuar që t’ia dëshmojë se vëllai i Hysenit është invalid lufte përmes një fotografie, shkruan Insajderi.

Pjesë nga debati:

Ekrem Hyseni: Vëllai im është invalid dhe mashtrimi yt…

Shpejtim Bulliqi: Po çfarë invalidi bre? Ku ka qenë bre invalid?

Ekrem Hyseni: Si ka bre mundësi?

Shpejtim Bulliqi: Ku invalid, çfarë invalidi?

Ekrem Hyseni: Ti je i paftyrë more burrë…

Shpejtim Bulliqi: Invalid në Koliç a? Po leje more këtëfar muhabeti.

Ekrem Hyseni: Është invalid i luftës, është i plagosur si 14-vjeçar.

Shpejtim Bulliqi: Këtë e dëshmon me një fotografi…

 

E rëndë: Rrokulliset me traktor, vdes 45-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një 45-vjeçar ka humbur jetën.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, Policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli.

Burri i Albulena Haxhiut vazhdon me cinizëm pas dëshmisë së Rubin: Ka pasur apo nuk ka pasur Shtab të Përgjithshëm të UÇK?

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, i cili është edhe anëtar nga radhët e LVV-së në KQZ, ka vazhduar me shkrimet e tij cinike pas përmbylljes së ditës së dytë të dëshmisë së James Rubin, ish-ndihmëssekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit në rastin e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ka një pyetjet për bashkëluftëtarët dhe OVL-UÇK’në, shkruan Insajderi.

Një pyetje për bashkëluftëtarët por edhe për OVL të UÇK-së Ka pasur apo nuk ka pasur SHTAB TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së?“, thotë Krasniqi.

Krasniqi u lajmërua edhe dje, duke thënë se bazuar në dëshminë e Rubin, rezulton se kreu i UÇK’së ishte Agim Çeku e jo Hashim Thaçi.

James Rubin, duke treguar përvojën e tij, dëshmoi që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, por shpërfaqi edhe disa të vërteta ndryshe nga ato që i janë servirur publikut për 25 vite: 1. Hashim Thaçi tash po del që nuk paska qenë komandant apo udhëheqës i UÇK-së, por Agim Ceku. Andaj, të ia njohim këtë rol dhe vlerë general Çekut, të cilën ia kanë mohuar në luftë edhe pas luftës. 2. Delegacioni ynë në Rambuje, në krye me Thaçin, paskan qenë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje ku nuk përmendet pavarësia, por që fatmirësisht ka pasur presion nga komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së në terren për të mos pranuar një zgjidhje që nuk e përmban brenda dokumentit pavarësinë në perspektivë. 3. Është pranuar marrja e përgjegjësisë për çfardo krimi që mund të bëhet pas përfundimit të luftës në emër të saj”, shkroi dje Krasniqi në Facebook.

Dyshohet që u suspendua pasi u tall me Dimal Bashën, reagon polici Hoti: Vazhdojmë përpara…

Polici Sami Hoti  bashkë me 3 kolegët e tij dyshohet se është suspenduar për shkak të një komentimi në një grup privat në rrjetet sociale, ku thuhet se është tallur me deputetin e VV-së, Dimal Basha.

Pas përhapjes së lajmit për suspendimin e tij, Hoti ka reaguar përmes një postimi në ”FACEBOOK”, ku shkruan:

”Vazhdojmë përpara … të tjerët mundë të mi numrojnë sukseset …Krenarë për të kaluarën dhe të tashmën. E ardhmja do të jetë e ndritshme për mua dhe popullin e vendin tim!”

Kajtazi: Në Indi lopët janë të shenjta, në Kosovë Dimalin dhe dimalet i kemi të shenjtë

Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar suspendimin e 4 policëve.

Kajtazi tha se ”në Indi lopët janë të shenjta, në Kosovë Dimalin dhe dimalet i kemi të shenjta

Postimi i plotë pa ndërhyrje: 

Ne Indi lopet jane te shenjta. Ne Kosove Dimalin dhe dimalet i kemi te shenjte. Te shenjte se regjimi kriminal i Albin Kurtit i sheh te tille. Ky regjim ka suspenduar kater police te njesive speciale vetem pse kane talle trapin me Dimalin – Dimalin qe shkruan se UÇK eshte organizate kriminale e trafikimit te droges”,

Raportimet se janë suspenduar 4 për shkak se bën shaka me Dimal Bashën, IPK: Nuk rekomanduam suspendim për këtë rast

Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata në një grup të mbyllur në viber kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Lidhur me këtë, Gazeta Express ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës, derisa të njëjtit thonë se nuk kanë rekomanduar suspendim për këtë rast.

Pas raportimeve se policët janë suspenduar ka pasur reagime të shumta nga akterë politikë dhe nëpër rrjete sociale.

Zëdhënësi i VV-së ia bën “like” fotografisë së Hashim Thaçit me djalin e tij, Endritin

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një storie në Instagram një deklaratë të ish-zëvendës sekretari i Shtetit, James Rubin.

E duket se ky reagim i djalit të ish-persidentit Thaçi i pëlqeu zëdhënsit të VV-së, Arlind Maxhukës.

Ai e pëlqu lajmin në një media vendore.

FOTO:

 

 

Arrestohen katër zyrtarë policorë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes hetuesve të Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar sot katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se më 13 shtator 2025, zyrtarët nuk kanë proceduar një rast penal në lidhje me “Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” dhe kanë fshehur, si dhe manipuluar provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës – Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug  edhe suspendimin për  katër të dyshuarit të cilët kanë qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, thuhet në njoftim.