div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-467 category-paged-467 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Djali i Jakup Krasniqit: Babai s’e ka votuar Specialen – VV-ja po bën propagandë

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqit, ka thënë se militantët e VV-së po bëjnë propagandë me një video të vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale.

Krasniqi tha se babai i tij, Jakupi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në gusht të vitit 2015, kohë kur sipas tij, Jakupi s’ka pasur asnjë funksion institucional.

“Babai im, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kohë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion institucional”.

“Sot nuk ka rëndësi pse u votua Gjykata Speciale dhe nuk duhet të politizohet kjo temë; ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut”, shkroi Altin Krasniqi.

Tutje, ai u shpreh se pavarësisht bindjeve politike, gjithmonë do të kërkoj drejtësi, pasi tha se e di që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se UÇK-ja nuk i ka ikur kurrë drejtësisë, por gjithmonë i ka luftuar padrejtësitë.

Grenell: Thaçi është peng i Speciales – akuzat janë çmenduri politike

Diplomati Amerikan Richard Grenell, përfaqësuesi special i Presidentit Amerikan, Donald Trump, komentoi protestën e të enjtes kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, duke thënë se ishte inkurajues dhe shtoi se propozimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për një rezolutë në Kuvend është i duhur.

Grenell në intervistën ekskluzive për gazetaren e Klan Kosovës të shtunën s’kishte mëdyshje kur vlerësoi Gjykata speciale është një njollë e madhe për evropianët duke lejuar që ish-krerët e UÇK-së të mbahen për më shumë se pesë vjet në paraburgim. Diplomati shtoi se kjo taktikë dashakeqe ka prapavijë politike.

“Ky nuk është një sistem i drejtë i drejtësisë. Kur mbani dikë për kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike, unë mendoj se kjo është më shumë koment për ndjekjet politike penale që evropianët po i bëjnë, po e ndjekin se çfarë ka bërë e majta amerikane ndaj Trumpit, e dimë që është i njëjti person, Jack Smithi, i besuari i Joe Biden. Dhe pasi ia ka bërë këtë Hashim Thaçit, Joe Bideni e ka marrë për t’ia marrë të njëjtën Donald Trumpit. Pra, është i njëjti grup i njerëzve që kanë ndërmarrë ndjekje politike gjithandej Evropës dhe kjo është e tmerrshme dhe flet shumë më shumë për Brukselin, shumë më shumë për Hagën, shumë më shumë për natyrën politike të Evropës. Shikojeni, një nga gjërat që duhet ta bëjë Evropa është që duhet të përqendrohet në ekonomi dhe më pak në politikë”, tha Grenell për Klan Kosova

Grenell pa ekuivoke tha se e konsideron se ish-presidenti i , Hashim Thaçi, është peng i Gjykatës Speciale siç e cilësoi dhe sipas tij, propozimi i kryeministrit shqiptar Edi Ramë është hap i mirë tutje për autoritetet kosovare rreth kësaj çështje.

“Po, me siguri konsideroj që çfarë i kanë bërë në pesë vitet e fundit është mu të qenit peng. Është një situatë e tmerrshme dhe duhet ta dëgjoni Edi Ramën. Mendoj se duhet t’i dëgjoni njerëzit gjithandej Evropës të cilët kanë filluar të thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë të drejtësisë, kjo është tmerrësisht e gabuar”, tha Grenell.

Del fotoja e rrallë e Kadri Veselit në ditën e dasmës së tij, ja si dukej çifti

Një fotografi e para disa viteve e në nuse dhe dhëndërrit po qarkullon në rrjet.

Bëhet fjalë për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe gruan e tij, Violeta Veseli.

Ata po duken shumë të lumtur krahë njërit tjetrit në këtë fotografi.

Kadri Veseli, ka tash e 5 vite që po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

E dhimbshme: Vdes i riu Art Dervishaj

Ka humbur jetën Art Dervishaj nga Kotradiqi i Deçanit, i cili u aksidentua ditë më parë.

Për shkak të plagëve të marra, i riu u shtrua në spital për trajtim. Megjithatë, fatkeqësisht, Arti nuk mundi t’iu mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë sot.

Mediat lokale e kanë konfirmuar lajmin e hidhur të humbjes së tij.

Detajet mbi ceremoninë mortore ende nuk janë bërë të ditura.

“Mufo, ta ha atë zemër”, Bajqinovci ‘shkrihet’ nga fjalët e Sabri Fejzullahut, lezetin e shfaq edhe me këtë veprim

Mefail Bajqinovci, bashkë me familjen e tij, ishte mysafir në një dasmë së fundi.

Aty rastisi të këndojë këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu.

Ky i fundit e përshëndeti Bajqinovcin me fjalinë e tij të famshme “Ta ha zemrën”.

“Në dasmën e Vedatit dhe Rinetës, falënderoj nga zemra Sabri Fejzullahun për respektin që na bëri” u shpreh Bajqinovci, duke shpërndarë video të momentit.

 

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Djali rrah nënën, e bën për spital

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar nga djali i saj.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima N.K. rreth 60-vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, O.K. rreth 29-vjeçare. Ajo ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

 

 

Në rast është përfshirë edhe njësia e specializuar për dhunë në familje. Pas intervistimit të palëve dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Deputetja e Guxo: Gjykata Kushtetuese po e rishkruan Kushtetutën

Deputetja e Guxos, Jeta Statovci, ka thënë se Gjykata Kushtetuese po e rishkruan Kushtetutën.

Ajo ka thënë se kjo Gjykatë po ia grabit kompetencat Kuvendit.

Postimi:

Gjykata Kushtetuese nuk po e interpreton Kushtetutën – po e rishkruan atë. Me këtë, po i grabit kompetencat që i takojnë vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës.

S’mund të mbyllim sytë para faktit që ky dispozitiv nuk mbështetet në asnjë nen të Kushtetutës. As në praktikë, as në logjikë kushtetuese, nuk ekziston kufizimi që një kandidat për Kryetar Kuvendi të mund të propozohet vetëm tri herë. Përkundrazi – vetë aktgjykimet e mëparshme e kundërshtojnë këtë logjikë.

Si ka mundësi që Gjykata kushtetuese krijon një normë duke e detyruar numrin e propozimeve nga propozuesi por heshtë për të caktuar detyrime për pjesën tjetër të deputetëve? Por, nëse Gjykata Kushtetuese ka filluar të rishkruaj Kushtetutën, ne nuk kemi ku të drejtohemi për këtë sqarim në Kosovë, përveç te populli. Demokracia nuk mund të pezullohet me manipulime procedurale e interpretime që i përshtaten politikave ditore. Ka ndodhur edhe më herët, që pak grupe të interesit kanë marrë kurajo të sfidojnë një popull, dihet epilogu. E kush nuk mëson nga historia, i përsëritet.

Izraeli vendosi të pushtojë Gazën, Lidhja Arabe marrin vendimin e papritur

Liga Arabe do të mbajë nesër (10 gusht) një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mënyrat për të kundërshtuar planin e qeverisë izraelite për të pushtuar Gazën.

Kjo u raportua nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Përfaqësuesi palestinez në Lidhjen Arabe, Muhannad al-Aklouk, i tha agjencisë se “takimi do të mbahet në dritën e vendimit të Izraelit për të ripushtuar Rripin e Gazës dhe për ta kontrolluar atë plotësisht, si dhe zhvendosjen e detyruar që rezulton nga populli palestinez brenda dhe jashtë Rripit”.

Vendimi i Izraelit për të marrë kontrollin ushtarak në Gaza, reagon Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar vendimin e Izraelit për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës si “absolutisht të papranueshëm” gjatë një telefonate me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, të dy udhëheqësit diskutuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe zhvillimet e fundit në rajon. Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Palestinës dhe përmendi mbështetjen ndaj deklaratave të Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e mundshme të shtetit palestinez.

Ai gjithashtu vuri në dukje rritjen e kritikave ndaj Izraelit në Perëndim dhe angazhimin e Turqisë për paqe në rajon.

Ndërkaq, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër vendimin e Izraelit, duke e cilësuar atë si “një përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikon “të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”.

Ky është heroi që shpëtoi 3 persona nga aksidenti në Fier, vlerësohet inspektori nga Policia e Shtetit

Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua ditën e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.

26-vjeçari Klajdi Mustaj, i cili ka vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, por 18 muaj pjesë e Policisë së Fierit, u gjend rastësisht pranë vendit të aksidentit. Ngjarja ndodhi teksa një automjet kishte humbur kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

VIDEO nga momenti heroik

Punonjësi i policisë ka nxituar drejt automjetit duke bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, për t’i larguar në një zonë të sigurtë.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje për të shpëtuar të gjithë të lënduarit, polici 26-vjeçar pësoi lëndime në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, ditën e sotme Policia e Shtetit ka vlerësuar Inspektorin Klajdi Mustaj për aktin e guximit që shpëtoi tre qytetart e lënduar. Lidhur me këtë, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda i ka akorduar Mustajt Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Në mesazhin e tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se veprimi i Inspektorit Mustaj tregon angazhimin e Policisë së Shtetit për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve në momente emergjente