div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-47 category-paged-47 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
LDK: Nuk kemi asnjë marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar se ka koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Përmes një komunikate, ka thënë se LDK-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani, shkruan KOHA.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE

LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani.

LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse.

Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në.

Për çështjet tjera lokale, LDK do të angazhohet pas zgjedhjeve nacionale. Në këtë fazë, LDK dhe anëtarësia e saj janë të angazhuar plotësisht në procesin e ringritjes së përbashkët. Asnjë agjendë tjetër nuk mund ta zbehë këtë përkushtim.

MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.68 euro për litër, një cent më lirë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.49 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.82 euro për litër.

 

E rëndë: Ky është 30-vjeçari që humbi jetën pasi u ther me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, ndërsa viktima Rexhë Brahimaj është paraqitur fillimisht në QKMF me plagë të rënda në gjoks.

Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.

Nga dëshmitarët e intervistuar, mësohet se ngjarja ka nisur si konflikt verbal, i cili ka eskaluar në përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë thikë dhe e ka goditur viktimën në gjoks.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa janë intervistuar disa dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit.

“Lidhesh për krejt jetën…”- Fatos Geci rikthehet me një koment tjetër të rëndë ndaj Thaçit

Deputeti i Guxo-s, pjesë e ish-grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë një tjetër koment të rëndë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë në ‘Facebook’, nën një postim të IndeksOnline për intervistën e Thaçit nga Haga në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Në postimin ku citohej deklarata e Thaçit se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar”, Geci komentoi: “Mire qe koke pergadit se tash me 19 maj lidhesh per krjet jeten”

Nga Haga, Hashim Thaçi zbulon: A do t’i rikthehet politikës?

Ish-presidenti Hashim Thaçi nga Haga i është përgjigjur pyetjes se a i përcjell zhvillimet politike në vend.

Ai për emisionin “Opinion” tha se së pari mundohet ta ruaj koherencën e tij njerëzore, e pastaj atë të zhvillimeve politike.

Thaçi gjithashtu theksoi se nuk pretendon që të jetë pjesë e garës politike, derisa tha se është besimplotë për Kosovën.

Mirëpo, ish-presidenti u shpreh se dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë.

“Së pari mundohem ta ruaj koherencën time njerëzore, pastaj atë të zhvillimeve politike. Nuk pretendoj të jem pjesë e garës politike. Jam besimplotë për Kosovën. Lëvizja politike e padëgjueshmërisë qytetare dhe e rezistencës për liri kishte një vizion (1990-1999)”.

“Edhe pas luftës, uniteti i brendshëm institucional dhe bashkëpunimi me Perëndimin ishte alfa dhe omega e suksesit (1999-2021). Vendi sot frymon dhe vepron ndryshe. Dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë”, tha ai.

Thaçi: “Faji” im i vetëm është pse jam gjallë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë në Tv klan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu me shkrim.

I ndodhur në masa të rrepta sigurie, ish-kreu i UÇK flet për luftën në Kosovë, postet e tij drejtuese, si edhe për procesin gjyqësor.

“Në qershor 1999, lufta përfundoi. I takoi botës së shqiptarëve të mbijetuar. Sot “faji” im i vetëm është – pse jam gjallë. Nuk i takoj kategorisë së njerëzve që thonë se burgu është për burra, kjo shprehje më duket bezdisëse. Nuk jam altruist as asket. E kam bërë jetën, nuk jam fshehur prej saj. E kam ndjekur ritmin e maratonës. Rruga ime nuk ishte as fat e as rastësi, është qëllim që buron nga thellësia e botës sime, është e prekshme dhe transparente. Qysh herët e kisha vendosur gjithë qenien time në funksion” të idesë së lirisë”, deklaroi Thaçi.

“Vetmia natyrshëm më jep zbrazëti dhe ofron kotësi. Mundohem t’i jap shpirt ambientit në qeli. 24 orët e ditës dhe 365 ditët e vitit janë të njëjta. Humb kuptimi kalendarik i jetës. Ditë-netët sikur kalojnë pa data. Kam reflektuar për Kosovën, për Shqipërinë dhe shqiptarët, për sjelljen e botës në fillim dhe fund të shek. 20 në raport me ne. Jo rrallë harrojmë sa të plandosur dhe të nëpërkëmbur kemi qenë (jo rrallë të trajtuar edhe si mbetje otomane), ndërsa sot sa lart jemi në ngritje dhe proces konsolidimi si komb me mendim dhe status perëndimor”, shtoi ai.

“Liria dhe burgu nuk ngjiten kurrë. Nuk i ndan vetëm muri fizik, por emocioni, të menduarit dhe mënyra se si e sheh, ndjen dhe jeton botën. Izolimi është zgafellë me mungesë horizontesh dhe ashensor që të kalamend fizikisht e, besa, edhe mund të të verbojë. Jo për nga niveli i dioptrisë, por nga i ngatërrimit, apo mënyrës se si i sheh gjërat”, ka deklaruar tutje Thaçi.

Irani nuk ndalet, lëshon raketa në drejtim të këtij vendi

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se Irani lëshoi katër raketa drejt territorit të tyre.

“Tre prej raketave u interceptuan mbi ujërat territoriale dhe një e katërta ra në det”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Më herët gjatë ditës mijëra qytetarë në Dubai morën një alarm urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë.

Mesazhi, i dërguar në anglisht dhe arabisht, paralajmëronte se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u bënte thirrje qytetarëve të kërkonin menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.

Incident me policinë në Obiliq: përfundon në pranga, por “zbulimi” i vetures e rëndon edhe më shumë rastin

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Policia ka bërë të ditur se gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe.

“Sot, rreth orës 14:30, zyrtarët e stacionit të Obiliqit, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën kanosje ndaj personit zyrtar. Personi i arrestuat M.S. (mashkull), dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK: Do të zyrtarizohet nga nesër

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar në Pressing në T7 arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë.

“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili.

“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa komentoi koalicionin e arritur tashmë në Prishtinë, duke shtuar se “nuk mundet me thënë në Prishtinë po e prodhoj një krizë”.

“E kam pa që PDK është çelësi që mund të ketë një koalicion të suksesshëm apo dryri që e krijon një bllokadë…”, shtoi ai referuar koalicionit.

Koalicioni do te zyrtarizohet nga nesër

Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshirja e tij në listën e PDK-së

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ia ka mbyllur derën mundësisë për përfshirjen e kryetarit të Nsimsës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në listë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Çitaku tha në Frontal në T7 se synimi i PDK-së është që të bëjnë “një listë sa më gjithpërfshirëse”. Në këtë pikë, ajo tha skena politike ka nevojë për figura të reja.

“Synimi ynë është që ta bëjmë një listë sa më gjithpërfshirëse… Unë po besoj që skena politike në Kosovë ka nevojë për figura të reja, ka nevojë për personalitete të reja. Shumë prej nesh – po e fus edhe veten këtu – kemi një jetë të tërë në politikë. Nuk është diskutuar fare çështja e zotit Limaj dhe nuk pres që të ketë një epilog ndryshe nga ai që ishte në zgjedhjet e fundit”, tha ajo.

Çështja e përfshirjes së Limajt në listë, Çitaku tha se diskutohet nëpër studio televizive, por në strukturat drejtuese të partisë, tha se “nuk është çështje fare”.