div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-494 category-paged-494 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tjetër skandal në polici: Katër zyrtarë pezullohen pas dy rasteve shqetësuese

Inspektorati Policor i Kosovës në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë.

Rasti i parë ka të bëjë me një incident të ndodhur të dielën e 13 korrikut në Ferizaj, ku një i mitur dyshohet se ishte sulmuar dhe kanosur me armë nga një person që ishte prezantuar si zyrtar policor. Kur njësitet relevante kanë dalë në vendinm e ngjarjes kanë identifikuar policin i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe i njëjti është vetëparaqitur në stacion policor.

Rasti ndaj tij po hetohet në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Lidhur me rastin e parë fillimisht Policia e Kosovës kishte pranuar informacion mbrëmë (13.07.2025) për një incident në një fshat të Ferizajt ku dyshohej se një i mitur ishte sulmuar dhe kanosur me armë nga një person me rroba civile e që është prezantuar si zyrtar policor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse më vonë personi i dyshuar është identifikuar si zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) dhe i njëjti është vet-paraqitur në stacion policor pas incidentit.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarin në fjalë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Rasti tjetër ka të bëjë me suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë në një rast në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet me 30 qershor dhe të njëjtit po hetohen për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Në rastin tjetër, IPK në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë kurse incidenti ku dyshohet se janë të përfshirë si të dyshuar zyrtarët raportohet të ketë ndodhur para mesnatës më 30.06.2025 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Hetimet lidhur me këtë rast ndaj tre zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt më dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

“882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskonstituimit të kuvendit”

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, çka po sjell pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

Sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“882 milione euro te bllokuara per shkak te nje Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës.

Pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar.

 

“Një aferë tradhtie me një të afërm…”- Naim Murseli merr në pyetje vëllain e Liridona Ademajt

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, ka marrë në pyetje vëllain e tashmë të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili po dëshmon në seancën gjyqësore të së hënës.

Murseli ka pyetur Leonard Ademajn nëse motra e tij është ankuar në raport me të përgjatë 12 viteve martesë, shkruan Insajderi.

Ademaj ka thënë se disa muaj para se të ndodhte tragjedia, familja e tij ishte njoftuar për një aferë tradhtie nga ana e Naim Murselin me një të afërme të saj.

Murseli ka pyetur edhe se në çfarë ore kishte qenë në morg bashkë me Kushtrim Kokallën, por që Ademaj ka thënë se s’e di saktë orën.

Pjesë nga intervistimi:

Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra juaj për mua apo për raportin tonë?

Leonardi: Jo nuk është anku. Përveç që para disa muajve para se të ndodhte… Është prekur shumë për një aferë tradhtie e Naimit me të afërmen e saj… por që ajo vetë e kishte zgjidhë këtë dhe ne nuk e kemi kundërshtuar qëndrimet e saj.

“Hajde n’shpi se e kanë vra motrën tënde” – vëllai i Liridona Ademajt rrëfen momentin kur mori lajmin tronditës

Liridon Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka dëshmuar sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai rrëfeu momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e motrës.

“Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi shumë dhe erdhi thirrja e dytë, më tha: Hajde në shtëpi, se e kanë vra motrën tënde, Liridonën”, tha Ademaj raporton Insajderi.

Ai shtoi se menjëherë kishte shkuar në shtëpi me vrap, kishte marrë prindërit dhe i kishte çuar në spitalin e Gjakovës për t’u dhënë qetësues.

Më pas, bashkë me ta ishin nisur drejt QKUK-së.

Naim Murseli është paraqitur në seancë, pasi që pas ekzaminimeve psikiatrike, ka rezultuar se ky i fundit është në gjendje të rregullt mendore dhe mund të vijojë seancat e mëtejme gjyqësore.

Naim Murseli dhe të tjerët u futën në Gjykatë nën masa te rrepta sigurie

Nën masa te rrepta sigurie u sollën në Gjykatën Themelore në Prishtinë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, arriti në seancën gjyqësore. Ai pritet të dëshmojë për këtë rast.

Seanca e sotme gjyqësore është caktuar të fillojë në orën 09:00.

Skandaloze: Ushtari i FSK-së nuk kthehet nga trajnimi – braktis uniformën dhe qëndron në SHBA

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shkaktuar skandal duke mos u kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të ATV-së bëjnë të ditur se ushtari ishte pjesë e një grupi të FSK-së që po qëndronte në SHBA për trajnim. Mirëpo, por ai është ndarë nga pjesa tjetër e grupit dhe ka vendosur të qëndrojë ilegalisht tek familjarëtbe tij në Amerikë.

Sipas të njëjtave burimeve, atij ju është kthyer vetëm një uniformë nga trajnimi. Dyshohet se vendimi i tij lidhet me kushtet e vështira ekonomike dhe dëshirën për një jetë më të mirë në SHBA.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra dhe shqetësime në opinion, pasi paraqet jo vetëm një shkelje të rëndë disiplinore, por edhe dëmton imazhin e institucioneve të sigurisë në vend.

Rasti rikujton ngjarje të ngjashme nga periudha pas luftës, kur disa boksierë të ekipit të Aziz Salihut nuk u kthyen më në Kosovë pas një turneu ndërkombëtar të mbajtur në Angli.

Vetë ministri Ejup Maqedonci nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarit nëse ky lajm është i vërtetë.

Gjesti po e gjen qetësinë vetëm në krahët e kësaj femre

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti është mjaftë aktiv në rrjete sociale.

Ai këtë kohë përveç që po punon për projekte të reja po e shfrytëzon të qëndroj pranë njerëzve të zemrës, shkruan “Kosovarja”.

Gjesti ka ndarë me ndjekësit një moment ku shihet i lumtur pranë motës së tij, Blerinës.

“Me linin tem” ishin fjalët e tij.

Grenell demanton Vjosa Osmanin, thotë se manipuloi fjalët e Trump

Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.

Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, tha Grenell në “X”.

Egli e ‘puth’ Gjestin në mes të skenës (video)

Lidhja mes Eglit dhe Gjestit po vazhdon te jetë temë e diskutuar nga fansat e tyre.

Kureshtja më e madhe është të zbulohet raporti mes tyre, shkruan Indeksonline.

Ishte Egli ajo e cila në një koncert të mbajtur së fundmi bëri një veprim të lezetshëm ndaj tij.

Ajo u surprizua me një bluzë ku ishte fotografia e këngëtarit dhe kjo nuk heziton dhe e puth atë.

 

“Unë do ta puthë, unë jam mësuar se ia kam kthyer puthjet kështu që…”, tha Egli.

800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut, kjo është arsyeja

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme të NATO-s në vitet e fundit, në fund të shtatorit.

Hamburgu do të presë “Red Storm Bravo” nga 25 deri më 27 shtator, një stërvitje tre-ditore, ditë e natë, që simulon reagimin e shpejtë të Aleancës ndaj një sulmi të mundshëm rus në krahun lindor të NATO-s.

Disa vlerësime thonë se deri në 800,000 njerëz do të marrin pjesë në stërvitje. Ushtarët do të praktikojnë lëvizjen e trupave nëpër qytet, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe duke evakuuar të plagosurit në kushte reale. Rrugët e Hamburgut do të mbushen me konvoje ushtarake, automjete transporti, spitale të lëvizshme dhe helikopterë, ndërsa qyteti do të luajë një rol kyç si një qendër logjistike në rast të një konflikti.

“Kërcënimi është real. Ne tashmë po shohim sulme ndaj infrastrukturës sonë”, paralajmëron Kapiteni i Bundeswehr-it Kurt Leonards, duke përmendur raste të sabotimit industrial, spiunazhit dhe vrasjeve të planifikuara.

I vendosur në Gjermaninë veriore, Hamburgu ka një nga portet më të mëdha në Evropë, një infrastrukturë të zhvilluar transporti dhe qasje të drejtpërdrejtë në rrugët baltike. Në rast lufte, ai do të bëhej porta kryesore për furnizimet dhe vendosjen e forcave aleate në Poloni dhe shtetet Baltike. Afërsia e tij me Skandinavinë dhe Evropën Lindore e bën atë një pikë kyçe për reagimin e shpejtë ushtarak të NATO-s.

Një raport i ri i Bundeswehr-it thotë konkretisht se Rusia nën Vladimir Putinin po përgatitet për luftë kundër NATO-s. Presidenti lituanez Gitanas Nausëda paralajmëron se një sulm i ri rus mund të ndodhë brenda 4-5 vitesh, ndërsa komuniteti i inteligjencës lituaneze vlerëson se Rusia përfaqëson një kërcënim afatgjatë për sigurinë e të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në të njëjtën kohë, jeta e përditshme në Gjermani po ndryshon. Industria ushtarake po shënon të ardhura rekord, me Rheinmetall që pritet të gjenerojë një xhiro prej 10 miliardë eurosh në vitin 2024. Gjithnjë e më shumë studime shkencore po shqyrtojnë skenarë për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, ndërsa qytetarët po përjetojnë një ndjenjë gjithnjë e më të theksuar pasigurie dhe frike, raporton Spiegel, transmeton A2 Televizion.

Thirrjet në linjën e ndihmës psikologjike të Gjermanisë arritën në 1.3 milion vitin e kaluar, shumë prej të cilave përmendën luftën dhe paqëndrueshmërinë globale si burim ankthi. Disa po përgatiten për më të keqen, të tjerë po ikin nga vendi dhe të tjerë po u kërkojnë politikanëve të sigurojnë paqen ndërsa ka ende kohë.

Hamburgu do të bëhet skena e ushtrimeve ushtarake në vjeshtë, por edhe një simbol i një realiteti të ri në të cilin Gjermania duket gjithnjë e më shumë si një vend që beson se lufta është një e kaluar e largët. Kolonat ushtarake, paralajmërimet për kërcënime dhe frika midis qytetarëve thonë një gjë: koha e sigurisë që merrej si e mirëqenë po kalon ngadalë në histori.