div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-51 category-paged-51 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky ishte reagimi i ish-krerëve të UÇK-së kur prokuroria kërkoi dënimin me nga 45 vjet për secilin prej tyre

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, në seancën për deklaratat përmbyllëse në këtë proces gjyqësor.

Kërkesa u bë nga kryeprokurorja Kimberly West, e cila theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk po kërkon përgjegjësi për Shtabin e Përgjithshëm në tërësi, por për persona konkretë, bazuar në veprimet dhe kontributet individuale të secilit prej të akuzuarve.

“ZPS-ja kërkon vendim dënues për persona konkretë, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale të kryera nga secili prej personave”, deklaroi West.

Ajo shtoi se veprat për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke theksuar se bëhet fjalë për krime të rënda në natyrë.

Sipas kryeprokurores, pavarësisht kalimit të kohës, këto akuza nuk e kanë humbur peshën apo rëndësinë e tyre. “Këto krime janë të rënda dhe mbeten shumë të rënda edhe sot”, tha ajo.

Ndërkohë që kryeprokurorja po shprehte kërkesën për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, të njëjtit janë kapur nga kamerat. Fillimisht Krasniqi e Veseli, e pastaj Thaçi e Selimi, të cilët shihen me fytyrë të vrenjtur.

Pamje:

Prokuroria e Specializuar kërkon nga 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar nga 45 vite burgim për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurorja e Specializuar, amerikanja Kimberley West tha sot gjatë dhënies së fjalës përfundimtare në një seancë të Dhomave të Specializuara se Prokuroria kërkon burgim individual për secilin nga katër të akuzuarit.

Ajo tha se Prokuroria nuk kërkon dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si entitet, por për individët e pandehur.

West, gjatë fjalës përfundimtare të Prokurorisë, përmendi disa nga krimet e dyshuara për të cilën akuzohen katër ish-krerët e UÇK-së.

Prokuroria e Specializuar do të japë sot dhe nesër paradite fjalën e saj përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Më pas është radha për avokatin e viktimave, dhe pastaj për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Më 18 shkurt është planifikuar ta thonë fjalën e tyre edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E trishtë: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Vushtrria

Mësimdhënësi i biologjisë nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë, Selami Zeqiri, ka ndërruar jetë.

Me këtë rast, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe nxënësit e të ndjerit, duke theksuar se Zeqiri do të kujtohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Idrizi në telegramin e ngushëllimit.

Elektrosever nuk rrit çmimet, qytetarët në veri mbeten me tarifa më të ulëta se pjesa tjetër e vendit

Derisa qytetarët në 34 komuna mund të përballen me një rritje të serishme të çmimit të rrymës nga pranvera e këtij viti, ata në katër komunat me shumicë serbe në veri nuk do ta kenë këtë brengë as këtë vit.

Në përgjigjen e parë që nga licencimi, më 2022, kompania Elektrosever njoftoi se tarifat e saja do të mbesin të pandryshuara.

“Kompania Elektrosever nuk planifikon të rrisë çmimet e energjisë elektrike për momentin. Ne monitorojmë me kujdes dhe vazhdimisht situatën në treg dhe marrim në konsideratë të gjithë faktorët përkatës që ndikojnë në formimin e çmimeve”, thuhet nga ana e Elektroserverit.

Furnizuesi i licencuar për Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht ka tarifa 12 deri në 22 për qind më të ulëta se sa ato në kuadër të Furnizuesit të Shërbimit Universal apo KESCO-s.

Ndërkaq, një aprovim eventual nga Zyra e Rregullatorit për Energji i propozimit të KESCO-s për rritje prej 21.3% do të thellonte dallimit.

Në një situatë hipotetike – nëse tarifat e KESCO-s do të rriteshin aq sa propozimi – për konsumin mujor nën 800 kilovatë orë Elektrosever do të kishte tarifa 48% më të ulëta.

Ndërsa, për bllokun mbi 800 kilovatë orë për tarifën lartë apo të ditës – dallimi do të ishte 36% e për atë të ulët apo të natës 47%.

Ndonëse Elektrosever funksionon jashtë tregut të rregulluar, në ZRRE nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit për këto dallime brenda vendit./Tv Dukagjini/

 

IKSHPK flet për rrezikun nga virusi Nipah në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik ka bërë të ditur se Komiteti për Inteligjencë Epidemike dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse, kanë mbajtur takime, ku kanë diskutuar situatën globale rreth përhapjes së virusit ‘Nipah’.

Për RTK-në ata bën të ditur se sipas vlerësimit aktual të Komiteteve, rreziku për Kosovën është i ulët, meqë edhe OBSH dhe organizatat e tjera kanë vlerësuar se shpërthimet mbeten sporadike, të lokalizuara dhe me mundësi të kufizuara të përhapjes përtej Indisë, ku janë zbuluar dy raste.

Sidoqoftë, sipas tyre, Komitetet kanë rekomanduar që të zgjerohet mbikëqyrja epidemiologjike dhe të rritet gatishmëria e sistemit shëndetësor, mirëpo, në këtë fazë nuk ka arsye për alarmim publik apo rrezik për popullatën në Kosovë.

Mjeku Naser Ramadani, njëherësh ish-drejtues IKSHPK-së, thotë se ekspertët e shëndetit publik theksojnë se virusi Nipah është i rrallë, por kur ndodhin shpërthime, pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur Kosovën mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:09 sipas kohës lokale.

Sipas të dhënave sizmologjike të EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra, çka e bën atë një tërmet të cekët, shkruan Insajderi.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët në zonën përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Tërmeti konsiderohet i dobët dhe nuk paraqet rrezik për popullatën.

Mërgimtari ankohet për maltretim në Serbi: I konfiskuan 2,500 euro dhe sende personale

Rilind Krasniqi nga Italia ka raportuar se është maltretuar gjatë kalimit transit në Serbi. Ai deklaroi se autoritetet serbe i konfiskuan telefonin dhe sende personale, përfshirë 2,500 euro.

Pas kontrollit, ata gjetën në pajisjet e tij fotografi të babait të tij, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe figura të njohura të luftës si Adem Jashari, Mujë Krasniqi dhe Vesel Aruçi.

Kontrolli ka zgjatur rreth një orë. Krasniqi ka apeluar qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi.

Ramush Haradinaj kandidat për president të Kosovës?

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për mundësinë që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president të Kosovës.

Ai ka theksuar se një emërim i tillë duhet të mbështetet nga Kuvendi i Kosovës dhe nuk mund të ndodhë përmes marrëveshjesh të fshehta.

“Ka kalu koha kur mundet dikush me zarf me u bë president. President do të bëhet nëse parlamenti i Kosovës i bën votat. Kjo temë duhet me buru prej popullit të Kosovës. Për vizitën ne kemi marrë ftesë në tetor. Nëse ka iniciativë prej deputetëve… Kërkesa e Haradinajt nuk ka qenë sekret që e synon këtë pozitë. Por kjo pozitë nuk mundet me u bë pa i pas 30 nënshkrime..”, ka deklaruar Tahiri.

Vëllai e rrah vëllain në Kaçanik, e bën për spital

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij në Kaçanik.

Në raportin 24-orësh thuhet se si pasojë e e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.

Vdes tragjikisht një person, policia jep detaje

Policia ka njoftuar se ka vdekur personi që ishte aksidentuar në Sllatinë më 6 shkurt.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Sllatinë, Rr. Prishtinë-Pejë / 06.02.2026 – 19:47. Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku viktima m/k, ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime.”