div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-59 category-paged-59 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren.

E dyshuara është arrestuar pak para mesnatës së të dielës në rrugën “Ekrem Hoxha”, në një pompë të derivateve.

Sipas raportit policor 24-orësh, ajo dyshohet se e goditi me shqelm zyrtarin policor derisa ai po hynte në marketin e gjendur në pikën e derivateve. Dyshohet se e pështyu atë dhe se rezistoi gjatë arrestimit, duke i shkaktuar lëndime dy zyrtarëve.

“Është arrestuar e dyshuara f/k për shkak se fillimisht e kishte fyer dhe më pas sulmuar – goditë me shqelm zyrtarin policor derisa kishte qenë duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve. E dyshuara gjatë arrestimit ka shfaqë rezistencë dhe si pasojë ka lënduar dy zyrtar policor”, thuhet në raportin 240orësh.

“Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policor kanë marr tretman mjekësor.”

Rasti është nën hetim në drejtim të veprave penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Burrë e grua përfundojnë në Polici pas sherrit në banesë në Prishtinë, gruaja merr trajtim mjekësor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në një nga komplekset banesore në rrugën B në Prishtinë, ku pas një konflikti mes bashkëshortëve ka ndërhyrë Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën B, ku njësitet policore kanë dalë menjëherë pas marrjes së informacionit për përleshje brenda banesës.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se në Stacionin Policor “Jugu” janë shoqëruar bashkëshortët D. Sh dhe M. G, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Sipas deklarimit të M. G para hetuesve, problemet mes çiftit kishin nisur pas presionit psikologjik që pretendon se po i bëhej nga bashkëshortja, ndërsa situata më pas kishte eskaluar në përplasje fizike.

Ai ka deklaruar se në një moment është goditur nga bashkëshortja dhe më pas kishte reaguar duke e goditur edhe ai atë, duke pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Pas incidentit, gruaja ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa pas procedurave policore të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

“Më ngacmonte prej ditësh” – Punëtorja e Viva Freshit në Prishtinë denoncon kolegun 71-vjeçar: Dyshohet se e preku në fytyrë gjatë pauzës

Një rast shqetësues ngacmimi është raportuar në një nga pikat e “Viva Fresh Store” në Prishtinë, ku një punëtore e re ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendon se prej ditësh ishte duke u përballur me sjellje të papërshtatshme nga një koleg shumë më i moshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bajram Bahtiri”, brenda hapësirave të marketit ku viktima dhe i dyshuari punonin bashkë.

Sipas deklarimit të viktimës A. B, ajo kishte hyrë në një nga zyrat e lokalit gjatë pauzës për të ngrënë ushqim, kur në hapësirë ka hyrë edhe i dyshuari O. S.

Ankuesja ka deklaruar para hetuesve se i dyshuari fillimisht ka nisur me komente dhe fjalë që ajo i ka konsideruar ngacmuese, ndërsa situata është bërë edhe më shqetësuese kur ai dyshohet se është afruar fizikisht dhe e ka prekur në fytyrë.

E reja ka deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë dhe se sipas saj, ngacmimet nga i dyshuari kishin vazhduar prej disa ditësh, derisa vendosi ta raportojë rastin në Polici.

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Ngacmim”.

Me vendim të prokurorit, O. S është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

U gjet i plagosur pas të shtënave në zyrën e tij, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk

Biznesmeni Aydın Çavusoglu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm dhe deputetit të AKP-së në Antalia, Mevlut Çavusoglu dhe presidentit të klubit Alanyaspor, Hasan Çavusoglu, humbi betejën e tij 12-ditore për jetën.

Aydın Çavusoglu, i cili u gjet i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në zyrën e tij ndërroi jetë sot.

Ceremonia mortore e tij do të mbahet të hënën, më 18 maj, në orën 14:00. Ai u gjet i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në zyrën e tij në lagjen Alanya të Antalyas, mbrëmjen e 5 majit.

Pas incidentit, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Alanyas deklaroi se dy prokurorë publikë ishin caktuar për çështjen dhe se, bazuar në provat aktuale, nuk kishte asnjë provë për përfshirjen e një pale të tretë në incident.

Vdes profesori i njohur

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati Klinë e Epërme e Skenderajt.

I ndjeri ishte profesor në shkollën e mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj.

Varrimi do të bëhet nesër, e hënë, më 18 maj 2026, në ora 13:30, në varrezat e lagjes Bajraktari në Klinë të Epërme.

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Gruda: 7 qershori duhet të jetë ndëshkim për qeverinë që s’di të punojë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pasi që Kosova është radhitur në vendin e dytë për kah varfëria në Evropë, sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Gruda me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit duhet të jenë ndëshkim për, siç u shpreh ai, qeverinë që nuk di të punojë e të ecën përpara, shkruan Insajderi.

Të dhënat e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë se Kosova ka rënë në vendin e dytë më të varfër në Evropë. Edhe më poshtë se Ukraina që është ende në luftë. Sipas po këtyre të dhënave, 30 për qind është papunësia vetëm në mesin e të rinjve. Ndërsa inflacioni më i madhi në Ballkanin Perëndimor, duke shkuar drejt 10 për qindëshit. Kjo është e papërballueshme, po bëhet e patolerueshme dhe do të jetë e pafalshme për një qeveri që vazhdimisht bllokon“, ka deklaruar ai.

Zgjedhjet e 7 qershorit duhet të jenë ndëshkimi për qeverinë që nuk di të punojë e nuk di të ecën përpara. Bllokuesit duhet të ndëshkohen, do të ndëshkohen“, përmbyll shkrimin Gruda.

Sami Lushtaku: Studentët tanë nuk janë vetëm, pas tyre është populli shqiptar!

“Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.
I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.
Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.
Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.
Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët!” Sami Lushtaku

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë vit Kosova pritet të prodhojë municionet e para me vulën “Made in Kosova”.

Përmes një postimi në facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar punimet në fabrikën që po ndërtohet në Jahoc të Gjakovës për industrinë ushtarake, shkruan IndeksOnline.

Sipas Kurtit, në fazën fillestare do të prodhohen fishekë të kalibrave 5.56 mm dhe 7.62 mm, ndërsa projekti synon që në të ardhmen të prodhojë edhe dronë ushtarakë “Made in Kosova”.

“19 hektarë për industri ushtarake në kuadër të 140 hektarëve si zonë industriale e mbrojtjes me perimetër 6 kilometra, e që ndodhen 500 metra vijë ajrore larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra larg poligonit në Babaj të Bokës.Në hapin e parë historik për vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes do të prodhojmë fishekë të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm, për të vazhduar deri te dronët “Made in Kosova”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro për pajisje, trajnime dhe avancim të kapaciteteve ushtarake.

“Mandatin e kaluar kemi shumëfishuar buxhetin dhe blerjet sikurse kemi rritur kapacitetet njerëzore. Për ushtrinë tonë, gjatë katër viteve të ardhshme do të ndajmë mbi 1 miliard euro, duke siguruar fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për forcën tonë të armatosur”, ka shkruar Kurti./IndeksOnline/

 

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka pasur nevojë edhe për një fitore pas asaj që arrit më 28 dhjetor.

Por, Kurti ka thënë se partitë opozitare kanë nevojë edhe për një humbje.

“Fitorja ke rekord, 51.1%, jo 50 por 51, jo 51 por 51.1%. Ne nuk kemi pas nevojë edhe për një fitore, mirëpo blloku opozitar ka nevojë edhe për një humbje”, ka thënë ai, në një vide të publikuar në Facebook.

Ai i ka kujtuar mërgatës se kanë vetëm edhe 12 orë kohë për t’u regjistruar për të votuar.

“Është rekord regjistrimi i mërgatës, deri sonte në mesnatë kanë mundësinë të regjistrohen ata që nuk mund të vinë fizikisht”, ka thënë Kurti.

LVV sonte mban tubim në Gjakovë, ku do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë./teve1.info/

Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mbështetësi i VV’së

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka marrë kërcënim me jetë nga një mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kërcënimi iu është bërë pasi Lekaj publikoi një fotografi me bashkëshorten e tij në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

“A more pal more Pal, se të erdhi dita. Juve meritoni një P… në ballë apo litarin e jo votën”, është kërcënimi që i është bërë Lekajt.