div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35445 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Më ngacmonte prej ditësh” – Punëtorja e Viva Freshit në Prishtinë denoncon kolegun 71-vjeçar: Dyshohet se e preku në fytyrë gjatë pauzës

Një rast shqetësues ngacmimi është raportuar në një nga pikat e “Viva Fresh Store” në Prishtinë, ku një punëtore e re ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendon se prej ditësh ishte duke u përballur me sjellje të papërshtatshme nga një koleg shumë më i moshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bajram Bahtiri”, brenda hapësirave të marketit ku viktima dhe i dyshuari punonin bashkë.

Sipas deklarimit të viktimës A. B, ajo kishte hyrë në një nga zyrat e lokalit gjatë pauzës për të ngrënë ushqim, kur në hapësirë ka hyrë edhe i dyshuari O. S.

Ankuesja ka deklaruar para hetuesve se i dyshuari fillimisht ka nisur me komente dhe fjalë që ajo i ka konsideruar ngacmuese, ndërsa situata është bërë edhe më shqetësuese kur ai dyshohet se është afruar fizikisht dhe e ka prekur në fytyrë.

E reja ka deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë dhe se sipas saj, ngacmimet nga i dyshuari kishin vazhduar prej disa ditësh, derisa vendosi ta raportojë rastin në Polici.

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Ngacmim”.

Me vendim të prokurorit, O. S është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *