div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-632 category-paged-632 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 29.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumi I madh-Prugovc (kodi: 15019008)  nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Nici petroll,Te Bazeni-Halim Thaqi, Amazona, fshati Stanovc i Ulët, Lumi i Madh -banesat, Stanofc i Epërm, Bujaria B.M, Bakshi, fshati Prugovc, Milloshevë  te shkolla, Hamdi Aliu Qendra rekreative sportive afariste dhe “Barileva” Sh.P.K,

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, energjizimi i trafostacionit të ri.

2.

TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva

Nga Dalja 10kV J07 Podujeva 2 do të ndërprehet:

TS 10/04kV TS Spitali (kodi: 14000002012) nga ora 07:30 deri 09:00

Vendet: rr.20 Qershori.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllës 0,4kV.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Graçanica 2 (kodi: 10014003) prej orës 10:00 deri 15:00

Vendet: Graçanicë.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Pejë

1.

Nga 35/10 kV Gurakovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Onix (kodi: 50052006)  nga ora 15:00 deri 16:00

Vendet: Banjë, Dobrushë, Baicë, Lubovë, Kaliqan, Cerollukë, Orroberd, Banja e Pejes, Banjë Kom.Ban K/5 Nr.2,si dhe BRRE Onix Solar.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Vërejtje ka BRRE!!

2.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007)  nga ora 08:30 deri 12:30

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni dhe  Sedefi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Punime në projekte investive

1.

Në TS 110/10kV Deçani nga Dalja 10[kV] Barani do të nderprehen TS-at në dy termine nga ora 09:00 deri 11:00 dhe nga  15:30 deri 17:00

1.NS 10/0.4kV Qallapeku 1 (kodi:53000002026)

2.NS 10/0.4kV Kamenica(kodi:53000002027)

3.NS 10/0.4kV Qallapek 3 (Varrezat)(kodi:53000002028)

4.NS 10/0.4kV Qallapek 2 (kodi:53000002029)

5.NS 10/0.4kV Buqan  1(kodi:53000002031)

6.NS 10/0.4kV Kosuriq 1- qendra(kodi:53000002032)

7.NS 10/0.4kV Kosuriq( Varrezat))(kodi:53000002033)

8.NS 10/0.4kV Kosuriqi 3(kodi:53000002034)

9.NS 10/0.4kV Kosuriq 2 (kodi:53000002035)

10.NS 10/0.4kV Llugaxhi(kodi:53000002036)

11.NS 10/0.4kV Gjergj S. Velaj(kodi:53000002037)

12.NS 10/0.4kV Gllogjan 1(kodi:53000002038)

13.NS 10/0.4kV Gllogjan 3-Tamnik(kodi:53000002039)

14.NS 10/0.4kV Gllogjan  4- private(kodi:53000002040)

15.NS 10/0.4kV Gllogjan Pompë benzine(kodi:53000002041)

16.NS 10/0.4kV Nepole l(kodi:53000002042)

17.NS 10/0.4kV Nepole ll(kodi:53000002043)

18.NS 10/0.4kV Buqan -Privat(kodi:53000002046)

19.NS 10/0.4kV Buqan Shkolla(kodi:53000002048)

20.NS 10/0.4kV Kosuriqi i Vjeter(kodi:53000002050)

21.NS 10/0.4kV Idriz Selman Krasniqi(kodi:53000002058)

Vendet: Fshatrat-Qallapek, Kamenicë, Buqan, Kosuriq, Llugagji, Gllogjan, Nepole, Idriz Selman Krasniqi

Arsyeja: Implementimi i punëve sipas projektit investiv, respektivisht energjizimi i linjës së re Gllogjan.

2.

Në TS 110/10kV Deçani

Nga dalja 10[kV] Barani do të nderprehet:

TS 10/04 [kV] TS.Gllogjan 3-Tamnik (kodi: 53000002034.) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Gllogjan 3-Tamnik

Arsyeja: Implementimi i punëve sipas projektit investiv, respektivisht energjizimi i linjës së re Gllogjan.

Prizren

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV J26 Zhupa (kodi: 31000026) nga ora 11:30 deri 12:30

Vendet: Manasteric, Llokvicë, Neprogoshtë, Reqan, Pllanjane Lubinje e Epërme, Lubinje e Ulët, Gornja- sellë, Mushnikovë, TS Prevalla, HOTEL Sharri, TS Sat styro, Ts Shpia e bardhe, Sredska, stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J18 Ushtria e Kosoves (kodi: 31000018) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: Ushtria e Kosoves,periferi Tranziti,rr. Ukë Bytyqi

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga TS 35/10kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV Restelica (kodi: 30036002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Lubovishte, Kukjan, Vranishte,Restelica, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Orqushë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Ferizaj

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 09:30 deri 10:30

Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gaçkes (kodi: 40042002) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe bizniset private.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Doganaj  (kodi: 40042004) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: rr.Kadri Zeka ,,Astrit Bytyqi, AleksandërMojsiu, Gazmend Zajmi, Esad Mekuli dhe Emin Duraku.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment dhe mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

4.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nikadin (kodi: 40042007) prej ores 14:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: Agim Prodani (një pjesë), Ali Hadri, Beq Heta (një pjesë), Besim Rexhepi (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Elhami Hasani (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Faik Rexha (një pjesë), Gramozi (një pjesë), Gursel e Bajram Sylejmani, Hajdin Matoshi (një pjesë), Imri Halili, Lagja e Qiraxhive, Liman Reka, Luigj Gurakuqi (një pjesë), Mujo Ulqinaku (një pjesë), Nekadin (një pjesë), Rexhë Berisha (një pjesë), Riza Matoshi (një pjesë), Rrezak Shala, Sylejman Pitarka (një pjesë), Vezir Jashari, Viktor Hygo (një pjesë), Xhyli Semaja (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

5.

Nga TS 110/6[kV] Hani i Elezit do të ndërprehet:

Dalja 6kV Glloboqicë (kodi: 42000002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Glloboqicë, Rezhacë, Gorancë, Hunel, Meliqët, Bravët, Lagjja Kollomoqe, Fabrika e Suxhukut, Seqishtë, Krivenikë, Gurthyesit Gur i bekuar dhe AKRO.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

1.

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

LP 20kV H01 Runiku (Kodi: 74000005)  nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Bajë, Çitak, Qubrel, Kastriot (një pjesë), Klinë e Epërme (një pjesë), Kllodernicë, Kostërc, Kotorr, Leqinë, Padalishtë, Pemishtë, Radishevë (një pjesë), Runikë, Runikë-Lagjja: Kapllan Ahmeti, Dëshmorët e Kombit, Dardania, Dautaj, Miftaraj, Lagja e Re, Misiraj, Sejdiu, Shtruhera, te Kisha dhe te Xhamija, Suhogrll dhe Vitak.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bajri (kodi: 70000004) prej orës 12:30 deri 13:30

Vendet: një pjesë e Qytetit, Lagjja Bajr dhe Frashër.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Novolani (kodi: 73000005)  nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Një pjesë e Bukoshit, Novolan, Kollë, Vërnicë, Reznik, Shallci, Druvari dhe Mihaliqi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e shtyllave  dhe bartja e rrjetit  në Novolan.

4.

Nga TS 110/10[kV] Mitrovica II do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Xhamia Shipol (kodi: 70000001003) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: fshati Shipol,  një pjesë.

Arsyeja:  Ndërprerje për siguri, kalimi i rrjetit nga shtyllat e dëmtuara në ato të rejat.

Gjakovë

1.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Skivjan (kodi: 80080009) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Osek Pashë, Planço dhe Skivjan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

Çfarë po paralajmëron Berisha: Shqiptarët nesër në këmbë për të marrë drejtimin e vendit

Nesër mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. Kështu deklaroi kreu demokrat, Sali Berisha në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Në fjalën e tij, Berisha thekson se opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet nesër e tëra në betejë për të marrë Shqipërinë në duart e saj.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestarëve dhe qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Të kauzës së identitetit, të lirisë së shqiptarëve, kauzës së interesit kombëtar. Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë për përmbushjen e misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri, të ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës. Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj! Nesër, mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre, për të shprehur urrejtjen e pakufishme të ligjshme të njerëzve të ndershëm, të njerëzve që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre”.

Ai akuzoi Ramën se ka vjedhur shqiptarët dhe ka zbrazur vendin, ndërsa theksoi se revolta e nesërme do t’i japë mësimin historik kësaj qeverie që sipas tij ka bllokuar rotacionin e pushtetit.

“Të njerëzve që vidhen sa askush tjetër në Europë. Të njerëzve që shtypen dhe iu rrëmbehet vota. Të njerëzve që përjetojnë diktaturën, autokracinë të Edi Ramës të bazuar në bashkëpunim të ngushtë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin Shqipërisë dhe kombit tonë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i zbrazjes masive të Shqipërisë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i ndërtimit të parajsës përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga Edi Rama, familja e tij, organizata kriminale që quhet qeveri, Skrapi i partisë dhe organe të tjera të narkoshtetit. Revolta nesër është revoltë për t’i dhënë mësimin historik këtyre narkoqeveritarëve që vjedhin më shumë se sa kanë vjedhur në kohërat qeveritare të këtij vendi, më shumë se çdo qeveri tjetër në Europë, që me hanxharët e krimit, të drogës ka bllokuar rotacionin e pushtetit”, tha Berisha./A2

Qeveria e Serbisë miraton një projektligj, ka të bëj me Kosovën

Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special “do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

“Zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd”, tha Qeveria serbe.

Ajo tha se është planifikuar që në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd të krijohet një “departament special për ndjekjen e krimeve të kryera në territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’”.

Më 13 shtator, presidenti serb Vuçiq njoftoi se legjislacioni për organizimin e juridiksionit të organeve gjyqësore serbe për zonën e Kosovës do të miratohej nga Kuvendi i Serbisë brenda 45 ditëve. Siç tha Vuçiq asokohe, prokuroria do të ketë “detyrë të veçantë të hetojë dhe të ndjekë penalisht veprat penale dhe të kundërligjshme të punonjësve dhe zyrtarëve të institucioneve në Prishtinë”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe rrjedhimisht as institucionet e saj.

Serbët e Kosovës, posaçërisht në veri, janë udhëhequr me dekada nga Beogradi dhe nga institucionet paralele serbe, përfshirë, bankat serbe, një sistem pensionesh dhe beneficionet.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ndërmori disa hapa këtë vit për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në veri, në përpjekje për ta shtrirë autoritetin e Prishtinës në veri sa më shumë.

Qeveritë perëndimore i kanë kritikuar hapat e Kurtit duke thënë se ato janë ndërmarrë në mënyrë të “pakoordinuar” dhe në një kohë kur tensionet ende janë të larta në veri.

Në të njëjtën seancë të hënën, Qeveria serbe e ka miratuar edhe një projektligji për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.

Sipas saj, ky projektligj ofron mbështetje financiare për të papunët, gjegjësisht ata mbi 65 vjeç që nuk kanë ushtruar të drejtën e pensionit, “me qëllim të mbijetesës së tyre në atë territor dhe inkurajon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, me theks në zhvillimin demografik, ekonomik dhe kulturor”. /REL

Shtatë persona të lënduar pas një aksidenti të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 19:20 në fshatin Rufc të Lipjanit.

Zëdhëndsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazeta Imazhi, njoftoi se si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndimë 7 persona.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Imazhin.

Melanie u shfaq në tubimin e parë të Trumpit, momente të sikletshëme, s’i ndalin puthjet

Donald Trump, kandidat republikan për president të SHBA-së, drejtoi tubimin e fushatës së kësaj fundjave në Madison Square Garden të Nju Jorkut.

Mes të mbledhurve ishte edhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, e cila u shfaq për herë të parë dhe foli në mitingun e të shoqit gjatë kësaj fushate presidenciale.
Ajo i dhuroi një buzëqeshje të madhe teksa ai doli në skenë në “God Bless America”. Ata hapën krahët për një përqafim, ndërsa ish-zonja eparë hezitoi të puthej në buzë.

Arrestohet një polic në Prishtinë, është zënë duke blerë drogë te Parku i qytetit

Nje zyrtar policor dyshohet se është arrestuar në orët e mbremjës në Prishtinë.

Burime të Front Online bëjnë të ditur se ai është zënë duke blerë substancë narkotike në parkun e qytetit.

Front Online është munduar të kontaktoj, Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, po deri më tani, të njejtit nuk kanë kthyer përgjigjje.

 

TË NGJASHME:

Njoftim i rëndësishëm nga Policia e Kosovës, nga 1 nëntori…

 

I mituri godet shokun e klasës me thikë në autobus

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Podujevë, ku një i mitur ka goditur një bashkëmoshatar me thikë gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjës Pollatë-Podujevë, ndërsa dy të miturit po udhëtonin së bashku, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, pas një fjalosjeje mes tyre, i dyshuari e ka goditur viktimën me një thikë në krahëror, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është intervistuar në prezencë të prindit dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS). Ndërkohë, thika është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.

I dyshuari është intervistuar gjithashtu në prezencë të avokatit mbrojtës, prindit dhe përfaqësuesve të QPS-së.

Me autorizim të prokurores nga Departamenti për të Mitur, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për një periudhë prej 24 orësh, ndërkohë që hetimet për këtë rast janë në proces.

Mefi nga Suedia: Mërgata s’i lejon hajnat të kthehen në pushtet

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një video adresimi nga Suedia ka thënë se mërgata nuk do të lejojë kurrë më hajnat të kthehen në pushtet.

Sipas Bajqinovcit, mërgata është më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nga Suedia e deri në çdo cep të botës, për fitore të reja! Mërgata nuk do të lejojë kurrë më hajnat të kthehen në pushtet.Mërgata me Lëvizjen!”, ka thënë Bajqinovci./Indeksonline/

Bie çmimi i drurit në Kosovë

Çmimet e druve për djegie në kryeqytet dallojnë në varësi të llojit.

Bungu mund të blihet më 60 euro ndërsa Ahu me 55 euro për metër.

Çmim i njëjtë për metër dru sipas tregtarëve të Prishtinës është në të gjithë Kosovën,kjo edhe për shkak se koha ende është e nxehëtë.

Kemi një rënie të çmimit të lëndëve djegse për ngrohje gjatë këtij viti.

Interesimi i qytetarëve është që ngrohjen gjatë sezonit të dimrit ta bëjnë nëpërmjet paisjeve elektirke efiçiente.