div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-665 category-paged-665 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sa shpesh mund të përdoren shishet e plastikës?

Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre shisheve.

Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret.

Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.

Për pasojë, ekspertët e Agroweb.org rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.

Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi. Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe ambientin ku jetojmë.

Punime për siguri të sistemit, këto vende do të jenë pa rrymë të martën thuajse tërë ditën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 01.10.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës, shkruan Gazeta Imazhi.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumi Madh-Prugovc (kodi: 15019008)  nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Nici petroll, Te Bazeni-Halim Thaqi, Amazona, fsahti Stanovc i Ulët, Lumi i Madh -banesat, Stanofc i Epërm, Bujaria B.M,Bakshi, fshati Prugovc, Milloshevë  te shkolla, Hamdi Aliu Qendra rekreative sportive afariste dhe “Barileva” Sh.P.K,

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

Nga NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Grashtic Radashec (kodi: 14016001) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Grashticë dhe Radashec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

3.

Nga NS 35/10[kV] Besi do të ndërprehet:

LP 10kV J03 – Prugovci (kodi: 10013012) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Barilevë Lecët,Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company dhe Prugovc Zuqollët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – rregullimi dhe vendosja e kmishave të jashtme kabllove të dëmtuara 10kV pasi ishin djegur.

4.

Nga NS 220/35/10[kV] Podujevë do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS  Bajqin Shkolla (kodi:14000014148)  nga ora 16:00 deri 18:30

Vendet: Bajqinë shkolla (724.Vlora ).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave 04kV.

5.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2

Nga dalja 10 kV J27 Blloku I do të ndërprehen TS-at:

TS 10/04kV Blloku i Parë (kodi: 11000002005) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

TS 10/04kV Blloku i Parë (kodi: 11000002111) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: rr. 115. Rr. Lidhja e Lezhës 70A, 166. Rr. Mehmet Akif Ersoy p.n.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e shtyllave të tensionit të ulët – rr. Ali Hadri.

6.

Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Obranqë 2 (kodi: 14000012137) nga ora 07:30 deri 09:00

Vendet: Fshati Obranqë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, rregullimi dhe vendosja e kmishave të jashtme kabllove të dëmtuara 10kV pasi ishin djegur.

7.

Nga TS 35/10(20)[kV] Prishtina II do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Mehanika (kodi: 10010002) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: Një pjesë e rr.Tahir Zajmi, Mekanika, objekti i Zjarrfikësve (konsumatorët në afërsi të Fakultetit të Bujqësisë, Sh.M.T.28 Nëntori, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shtëpitë e prof.), Qendra për Autizëm dhe Syndrom Down Kosova” etj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punohet në lidhëset e kabllove për furnizimin e doganës.

Pejë

1.

Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:

LP 10kV J14 Gremniku (kodi: 52000011) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: Gremnik, Dollc, Qupevë, Vlljak, Dush, Sferkë, Perqevë, Rastok, Kpuz dhe Qeskovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të thyera, lokacioni Gremnik -Sferrkë.

2.

Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zallqi (kodi: 50052003) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Gurakoc Musollet, Gurakoc, Prekalle, Trubohoc, Zabllaq, Zallqi, Shalonovice, Osojan, Tupeq, Bllagaq, Dreja

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Prizren

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV Restelica (kodi: 30036002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Lubovisht, Kukjan, Vranishtë,Restelica, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe  Orqushë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive (ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

Ferizaj

1.

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10kV Carraleva (kodi: 41046004)  nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: Një pjesë e Shtimes, Qestae  Reçakut, Reçaku, Belinci, Caralevë Topilla, Llanishtë, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetkreshticë, Dugë dhe Karaçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10kV Shtërpca do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shtërpca 2 (kodi: 40044002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Qendra e Shtërpcës.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10kV Qytet e fshatra (kodi: 73000003)  nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, shtrëngimi i përçuesve  në Pasomë  dhe  kontrolli i trafove për  vaj.

2.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Novolani (kodi: 73000005)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Një pjesë e Bukoshit, Novolan, Kollë, Vërnicë, Reznik, Shallc, Druvar dhe Mihaliq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Gjakovë

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Shkoza (kodi: 82000009) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: rrugët: 486 Xhelal Hajda-Toni, 490 Gëzim Hamza – Piktori, 497 Shkelzen Krasniqi, 498 Xhevat e Alajdin Elshani, 499 Mustafë Ibishi dhe 2 konsumatorë fshatit Shkozë dhe 21 konsumatorë komercial.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm Rahovec Opterushë.

Punime në projekte investive

1.

Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 17:00.

Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

Gjilan

1.

Nga TS 110/10kV Kamenica do të ndërprehet:

LP 10 kV J04  Strezovci -Stabiliment-Ajnovc , pa tension mbesin keto TS 10/0.4kV:

1.NS 10/0.4kV Meshina(kodi:62000005033)nga ora 10:30 deri 15:00

2.NS 10/0.4kV Meshina(kodi:62000005034)nga ora 10:30 deri 15:00

3.NS 10/0.4kV Buxhenicë(kodi:62000005035)nga ora 10:30 deri 15:00

4.NS 10/0.4kV TS I ri(kodi:62000005036)nga ora 10:30 deri 15:00

5.NS 10/0.4kV Srezoci 1(kodi:62000005037)nga ora 10:30 deri 15:00

6.NS 10/0.4kV Kosovicë(kodi:62000005038)nga ora 10:30 deri 15:00

7.NS 10/0.4kV Carec(kodi:62000005039)nga ora 10:30 deri 15:00

8.NS 10/0.4kV Bushincë(kodi:62000005040)nga ora 10:30 deri 15:00

9.NS 10/0.4kV Tirincë(kodi:62000005041)nga ora 10:30 deri 15:00

10.NS 10/0.4kV Srezoci 2(kodi:62000005042)nga ora 10:30 deri 15:00

11.NS 10/0.4kV Krileva 1(kodi:62000005047)nga ora 10:30 deri 15:00

12.NS 10/0.4kV Krileva 2(kodi:62000005048)nga ora 10:30 deri 15:00

13.NS 10/0.4kV Leshtar(kodi:62000005049)nga ora 10:30 deri 15:00

14.NS 10/0.4kV Bolec(kodi:62000005050)nga ora 10:30 deri 15:00

15.NS 10/0.4kV Vaganesh(kodi:62000005051)nga ora 10:30 deri 15:00

16.NS 10/0.4kV Kremenata 1(kodi:62000005052)nga ora 10:30 deri 15:00

17.NS 10/0.4kV Kremenata 2(kodi:62000005053)nga ora 10:30 deri 15:00

18.NS 10/0.4kV Rahovicë, TS-privat, Lumturim Sylejmani (kodi:62000005054)nga ora 10:30 deri 15:00

19.NS 10/0.4kV Grexhenik(kodi:62000005055)nga ora 10:30 deri 15:00

20.NS 10/0.4kV Srezovci III(kodi:62000005057)nga ora 10:30 deri 15:00

21.NS 10/0.4kV Krileve(kodi:62000005059)nga ora 10:30 deri 15:00

22.NS 10/0.4kV Strezoc(kodi:62000005061)nga ora 10:30 deri 15:00

23.NS 10/0.4kV Rahovicë, TS-privat, Lumturim Sylejmani(kodi:62000005063)nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Meshinë, Buxhenicë, Srezoc, Kosovicë, Tirincë, Krilevë, Leshtar, Bolec, Vaganesh, Kremenatë, Rahovicë dhe Grexhenik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Ky është moti për nesër dhe ditët në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të shtresave të larta atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet deri në 22 gradë Celsius. Mëngjesi do të jetë i freskët dhe në disa lugina mund të ketë mjegull kalimtare.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shtresave të larta atmosferike. Nëpër disa disa lugina mëngjesi do të jetë me mjegull, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë.

Të mërkurën në Shqipëri priten vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Kosovë parashihen reshje apo rrebeshe kalimtare shiu sidomos në mëngjes ose paradite, ndërsa pasdite pritet mot me diell.

Rrebeshe lokale kalimtare parashihen edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës, kurse në Mal të Zi priten vranësira të dendura dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të Enjten na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë, ndërsa rrebeshe të reja shiu presim të Premten./MeteoBallkan

Për gjumë të qetë, mos i konsumoni këto ushqime

Shpesh mund të ndodhë që nuk ju zë gjumi, dhe rrotulloheni sa në një krah, sa në tjetrin pasi nuk ndiheni rehat.

Kjo ndodh pasi mund të jeni ushqyer jo mirë para gjumit.

Nëse dëshironi që të keni një gjumë të qetë duhet që t’i shmangni këto ushqime:

-Çokollatë;

-Ushqime pikante;

Kafe;

-Pije alkoolike;

-Ushqime “Fast Food”;

-Mish i kuq.


TË NGJASHME:

Kjo është mosha që po rrezikohet më së shumti nga sëmundjet e zemrës në Kosovë

 

Veturat e ardhura nga Korea, Auto Salloni Alberti del me reagim: Mos i bleni…

Në Kosovë kohëve të fundit po vijnë vetura nga shteti i Koresë.

Mirëpo sipas Autosallon ‘’Alberti’’ këto vetura nuk duhet të blihen sepsë nuk kanë garancion.

‘’Ne si Autosallon ju informojmë se nuk pranojmë vetura të importuara nga Korea as për blerje as për ndërrim. Këto automjete nuk i përmbushin standartet e sigurisë dhe cilësisë të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe si rezultan nuk lejohen në shumicën e vendeve të BE-së’’, thuhet në njoftimin e këtij autosalloni.

Screenshot

Sipas autosallonit ata ofrojnë vetëm vetura që përmbushin standartet e Bashkimit Evropian.

TË NGJASHME:

 

 

 

 

 

 

 

I jep fund jetës astrologu i njohur shqiptar, ishte i pranishëm shpesh në emisionet televizive

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 45-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.

U raportua se 45-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog. Ai ishte shpesh i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.
Rritja e pensioneve prej 20 për qind “nuk është e mjaftueshme”, paralajmërohet protestë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftuan se pensionistët do të përfitojnë rritje page prej 20 për qind.

Por, kjo rritje nuk po konsiderohet reale sipas kreut të Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Gashi tha do të shqyrtojnë mundësinë edhe të protestave.

“Nuk po pajtohemi me këtë rritje. Nuk është e mjaftueshme. Ne kemi kërkuar që kjo rritje reale, në bazë të rritje së pagave e cila ishte bërë dhe inflacionit. Ju e dini që rritje nuk ka pasur që pesë vjet”, tha ai.

“Të premten do ta kemi edhe një takim me anëtarësinë dhe kryetarët e degëve, diku parashihet të jenë të pranishëm diku 100 persona dhe do të diskutojmë. Nëse ka përkrahje ne do të organizojmë edhe protesta”, theksoi ai.

Rritja e pensioneve u kritikua nga opozita, që u cilësua si mashtrim dhe blerje votash.

Djali i Sali Berishës në protestë, i rrethuar me një tufë badigardësh

Në protestën e kësaj të hëne në Tiranë është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha.

Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë badigardësh.

Edhe pse nuk është ndonjë personalitet publik apo shtetëror, në protestat e fundit ai shfaqet me dhjetëra bodigardë me vete.

Ekskluzive: Ky është serbi që po kërkohet nga Policia e Kosovës për armatimin që u kap sot në veri!

Policia e Kosovës ka kryer një aksion sot në veri të Kosovës, ku ka konfiskuar sasi të mëdha të municionit, duke përfshirë kallashnikova e granata dore.

IndeksOnline mëson se nga kjo bastisje Policia e Kosovës po kërkon, Aleksandar Jaksic, i lindur me 1992.

Lajmi i aksionit është konfirmuar edhe nga, zëvendësdrejtori I Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri, Veton Elshani.

”Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar 1 AK-47 2 Granata Dore M-75 2 Radiolidhje 2Antiplumba Kapelë Dorëza Çanta Ushtarake Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës Harta Rrip brezi Sprej Thikë Shall kamufllazhi etj”, ka bërë të ditur Elshani.

Meteorologët paralajmërojnë dimër më të ftohtë se ai i vitit të kaluar

Meteorologët paralajmërojnë ditë shumë të ftohta gjatë dimrit që po vjen në disa pjesë të Europës.

Pas të nxehtit përvëlues në verë, disa pjesë të Europës po përballen me temperatura shumë të ulëta.

Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta.

Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata. Europa perëndimore dhe qendrore do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.
Kushtet në perëndim të Afrikës nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit. Kjo po krijon pasiguri të konsiderueshme në modelet e motit dhe po i bën kushtet në Europë të vështira për t’u parashikuar gjatë javëve të ardhshme.
Çfarë është La Nina dhe a do të sjellë një dimër më të ftohtë dhe më të lagësht në Europë?
La Nina është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño. Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.
Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.
La Nina përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit. Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve. Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndërsa largohemi më shumë nga epiqendra në Paqësor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndërpriten më lehtë nga modelet lokale të motit. Kjo i bën efektet e tyre të sakta në Evropë të vështira për t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtësisht të njëjta.
Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme. Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPÇ).
Me këto modele ‘normale’ të motit që ndryshojnë nga ndryshimet klimatike, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë e ardhmja.